Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

RUZHDI BERISHA - RUDI

Shko poshtë

RUZHDI BERISHA - RUDI Empty RUZHDI BERISHA - RUDI

Mesazh nga RUDI-I Fri Jun 10, 2011 9:02 pm

[b]RUZHDI BERISHA-RUDI


JETA DASHURI HIDHRIMI

[Kushtuar vajzës Llapijone]


Jetë pas rrugës,pash një lajmërim për një vajzë qe kishte vdekur,më mbeti ne kujtesën si engjëll i pa tretur në përjetësi. Dita me iku i mërzitur e plotë dhembje,qielli u hidhrua,ca pika shiu,ca pika loti ne faqe me ranë. Ca bukuroshe me shikonin e unë nuk i harroj dot fetyrën e asaj vajze qe iku fluturim në përjetësi.
-Ajo kishte banuar përball parkut të qytetit në Besijan[Podujevë],në një banes të vogël,asaj i iken ëndrrat ,ne ditarin e shkollës ajo tash e tutje do mungoj përjetë,një duvak mbi kokë,sot e veshur më të bardha më shumë dasmor e përcjellur me lule.


Ah dikush vdes
Dikush jeton
Dikush qanë
Dikush buzëqeshë
Kësaj jetë i thonë


Kjo jetë pa dritë,me plot mjegulla të pa kalura,tunele pa dalje,dashuri të shemtura,jeta marrëzi dhe e mbuluar me perde te errta.
Unë i afruar afër dritarës shikoja qiellin dhe qielli ndjente dhembje ne ato qaste për largimin e asaj bukuroshje,me flok kaqurrela si te ishte një Zanë afër lumit ku po i krehte flokët për ti drejtuar,nga qielli ranë shumë e ata ishin lotët qe pikonin ne tokën e ndarë dhe te hapur qe sot kërkon vasha te reja,toka e rendë me plotë elemente e mrekulli dhe hapësira qe futin trupa të f


Një lotë me ra nga sytë
Befas ndjeva shum mall
Për një engjëll një dritë
Qe sot do futet në varr



Dhembjet e nënës

Një zë malli mbi trupin e bardhë e të ftohur të nënës qe sot i qahej zemra për vashën qe do e mbuloj dheu i zi,një nën qe do i mbes një varrë në shpirt deri ne pushim te saj,një nën qe vetëm ajo i lexon dhembjet dhe askush tjetër si ajo,një nënë me foto ne duar përjetë dhe lotë ne sy.


Mos qaj oj nënë
Se Perendia krijoj
Ai mer
E ai të dhurojë
Ndale lotin
Shuje mallin
Nënë e dashur
Kujtoje varrin


Jeta kalon shpejt,kujtone varrin, përherë i strukur ne qoshin e kësaj bote mekatare-kalimtare qe kurrë nuk më gëzoj,me falni qenkam gëzuar kur nuk kamë ditur,atëherë kur e kapja me dor prushin e nxetë,atëherë kur isha i varfur në mendje, se isha vetëm katër-muaj e nuk dija të mendoja jetën e dashurisë e të hidhrimit,tash di shumë për të ditur për te vuajtur nuk qenka vështirë.
Jeta na mashtron,Krijusi nuk na pyet se kur duam ne për tu larguar nga jeta,edhe lulet me aromën e bukur vyshkën dhe natyra qanë për drandofilat,nëna qanë për vashën e saj…

RUDI-I

Numri i postimeve : 12
Registration date : 30/05/2011

http://JU PËRSHËNDES NE EMËR TË KLUBIT LETRAR ZAHIRI  NË PODUJVË

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi