Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dorian Kuçi:Krizë dhe post-krizë shqiptare

Shko poshtë

Dorian Kuçi:Krizë dhe post-krizë shqiptare Empty Dorian Kuçi:Krizë dhe post-krizë shqiptare

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jun 11, 2011 12:26 am

Dorian Kuçi:Krizë dhe post-krizë shqiptare 81582_Dorian%20Koci

Dorian Kuçi:Krizë dhe post-krizë shqiptare



A mundet një ngjarje të përsëritet sërish? A mundet që rrethana të ngjashme të prodhojnë të njëjtën ngjarje? Sigurisht duke u munduar të japim përgjigje këtyre pyetjeve na vinë ndërmend shembuj dhe ngjarje nga e shkuara. Kështu duke huazuar një ngjarje nga historia botërore për të ilustruar përgjigjen e pyetjes sonë vërejmë se pas ndarjes së Perandorisë Romake, të paktën dy organizma të tjerë shtetërorë që pretenduan se e ringjallën atë, Perandoria Romake e Lindjes(Bizanti) dhe Perandoria e Shenjtë Romake e popujve gjermanikë edhe pse u ngritën mbi truaj që dikur i përkisnin Perandorisë Romake ose dhe me shtrirjen e tyre për një kohë të shkurtër mbuluan një pjesë të madhe të shtrirjes së perandorisë së mëparshme, nuk mundën që të kishin shkëlqimin dhe impaktin e së parës në qytetërimin njerëzor. Ky realitet historik , që natyrisht nuk mund të jetë dhe argumenti shterues , pasi si na mëson logjika të paktën për të vërtetuar një hipotezë na duhen më shumë se tre raste, në fakt i përafrohet së vërtetës sepse nëse e pranojmë si të vërtetë që sipas ligjeve të natyrës dhe atyre shoqërore kjo gjë mund të jetë e mundur, duke kujtuar një shprehje të Aristotelit që “Historia , kur përsëritet , përsëritet në formën e saj më të keqe”atëherë mund të gjejmë shumë raste të tilla gjatë historisë botërore. Një i tillë p.sh që është lakuar shpesh në shtypin e shkruar apo dhe në blogosferë është mundësia e përsëritjes së ngjarjeve të vitit 97’ si rezultat i krizës së stërzgjatur politike në Shqipëri. Natyrisht që paralelet që hiqen shpesh herë në medie apo dhe opinione njerëzish të thjeshtë ka një përmbajte për të bërë të pamundurën që lidhjet me njerëzit dhe faktet të jenë rastësore edhe pse si rrallëherë në historinë e popujve të tjerë ballkanikë, aktorët politikë të 97 vazhdojnë të jenë ende si klasë politike drejtuese në Shqipëri. Kjo vetëpërmbajtje vjen dhe nga fakti se pavarësisht faktit që ngjarjet e vitit 97 që edhe nga ata që u quajtën të paevitueshme në atë kohë, tashmë ato quhen si një faqe e hidhur e historisë së tranzicionit shqiptar.

Një trishtim i madh të kaplon kur shikon ikonat televizive të ngjarjeve të 1997. Akoma më shumë trishtohesh kur shikon gjithfarë udhëheqësish popullorë të veshur me lëkura leshi që shprehin mendimet për situatën politike të vendit apo pseudo intelektualë që afrojnë një pikturë të zymtë social-psikologjike të situatës. Çfarë nuk mund të dëgjosh aty! Variante federalizmi të dështuar të dalë kushedi prej ç’arkiva të vjetra të vendeve fqinje,analiza psikoanalistike për ndarjen Jug Veri,përshkrime piktoreske për individualitetin e krahinave etj. Gjithsesi mes atij kaosi social dhe mish-mashi mendimi, ajo që të bie më shumë në sy nuk është në fakt gjithë ky pasazh i zymtë, por urrejtja e përgjithshme ndaj institucioneve të shtetit. Djegie,vrasje,shkatërrime shoqërojnë fjalët e "oratorëve" duke krijuar një gjendje të padurueshme jo vetëm për popullsinë por për këdo që i vështron më vonë qoftë dhe në formën e filmimeve. Ndaj para se të analizojmë në divanet psikologjikë alla-Frojd apo Jung për “libidon” tonë të ndrydhur që kërkonte të shpërthente, apo ndrydhjen 40 e ca vjeçare të shqiptarëve në diktaturë, faktorë që mundohen të justifikojnë ngjarjet e trishta të atij viti, ne duhet të analizojmë se ç'ishte ajo forcë e verbër që i shtynte shqiptarët të sulmonin shtetin e tyre. Që shqiptarët nuk kanë një traditë shumë të hershme shtet formuese kjo është një gjë e njohur por që të kishin reaguar në këtë lloj mënyre qoftë dhe ndaj administratave të huaja kjo nuk ishte parë deri tani. Një vështrim i shpejtë i kryengritjeve kundër rritjes së taksave gjatë periudhës otomane tregon që shqiptarët kanë pasur më shumë respekt për shtetin otoman sesa për shtetin e tyre të 1997.

Atëherë çfarë ishte ajo që u cenua aq shumë tek shqiptarët, që në vitet e mëvonshme edhe me ngjarje të dhimbshme nuk i ka bërë ata të reagojnë njëlloj. Një përgjigje e shpejtë që të vjen në mendje dhe që mund të jetë afër së vërtetës është humbja e parave në skemat piramidale dhe shqiptarët duke i besuar anekdotës që rrëfen Konica tek “Shqipëria një kopsht i Evropës Juglindore” se “kur i pyetën shqiptarët të shkonin në ferr, ata thanë , mirë vemi por sa paguajnë aty”, tregon se kanë një shpirt materialist dhe që ky motiv mund të ketë qenë një motiv i mjaftueshëm për ti revoltuar. Gjithsesi duke mos dashur që ta bëjmë për vete diskursin cinik të Konicës, dhe duke vëzhguar më me hollësi realitetin psiqiko-social të asaj kohe mund të themi se dëmtimi i ekuilibrave të pushtetit dhe ndryshimet e shpejta sociale të pabarazisë mes njerëzve krijuan një gjendje vlimi që humbja e parave i vuri flakën.

Sot, pas më tepër se 14 vjetësh kur Shqipëria ka lënë mbrapa vite të vështira tranzicioni, kur është një vend anëtar i NATO-s dhe synon që të jetë një vend kandidat për tu pranuar në Bashkimin Evropian, është e tepërt që ti kujtohet se mund të bjerë sërish në greminën e 97’ por besoj se është e nevojshme që në vend të mbizotërojë harmonia sociale, ku ndarja e drejtë e pushteteve është një argument që nuk mund të nënvlerësohet. Sepse nëse vërtet, historia nuk mund të përsëritet, dhe besoj se asnjë në këtë vend nuk e dëshiron një gjë të tillë , atëherë dhe hija e 97’ nuk ka se qëndron si shpatë e Demokleut mbi mendimin dhe skenën politike shqiptare. Dialog, konsensus dhe kompromis politik janë tre fjalë magjike që kanë nxjerrë kombet nga autokracia, i ka drejtuar drejt demokracisë dhe i ka shpëtuar këto të fundit nga rrënimi i tyre. Klasa jonë politike, nëse vërtet nuk dëshiron që ta përsërisë historinë në formën e saj më të keqe duhet ti bëjë kryefjalë dhe të diskursit të saj politik dhe mjet veprimi në praktikë të sjelljes së saj. Në fakt, në këtë vit 2011, vetëm një vit para njëqindvjetorit të festimit të pavarësisë, kjo sfidë dhe kjo e dilemë e klasës sonë politike është sfida më e madhe e vet asaj por dhe e historisë moderne të shqiptarëve.



Dorian Koçi
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi