Enver Bytyçi:Kërcënimet me hakmarrje dhe e vërteta e paprekshme
Faqja 1 e 1
Enver Bytyçi:Kërcënimet me hakmarrje dhe e vërteta e paprekshme
Enver Bytyçi:Kërcënimet me hakmarrje dhe e vërteta e paprekshme
Dje kreu u socialistëve, Edi Rama, ka ripërsëritur qëndrimin e tij rreth garës elektorale për bashkinë e Tiranës. Ai ka ritheksuar atë që kishtë thënë në letrën e hapur për Kolegjin Zgjedhor, duke pohuar pak a shumë këtë esencë të çeshtjes: - Nëse Kolegji Zgjedhor do të ma japë mua kreun e Bashkisë së Tiranës, atëherë Shqipëria do të ketë një zhvillim normal politik, ekonomik dhe social si dhe do të integrohet në Bashkimin Europian. Nëse nuk do të fitoj unë, (dmth. Rama) atëherë Shqipëria do të shkojë drejt katastrofës, drejt luftës, revolucionit, dhunës dhe nuk do t´i afrohet Brukselit - Për revolucion në Shqipëri fliste para nja tri ditësh edhe revista gjermane "Der Spiegel", gjithnjë nëse Rama nuk do të "emërohet" krzetar i Bashkisë së Tiranës. Kreu i socialistëve ka folur kaq gjatë dhe ka përdorur kaq shumë emërtime të tipit leninist, si "banditizëm", "kanibalizëm elektoral" etj. Nëse Kolegji nuk më jep fitoren, thotë Rama, atëherë ai merr përsipër të gjithë përgjegjësinë dhe njëkohësisht merr përsipër ta çojë Shqipërinë në një situatë tragjike.
Në daljen e djeshme ai tha se "edhe Brukseli është i shqetësuar" dhe se paska paralajmëruar që Shqipëria po shkon drejt katastrofës, duke u përpjekur që idetë e tij shkatërruese t´ia faturojë gjithashtu Bashkimit Europian. Ndërkohë në mes rrjeshtash ai tha se "qëndrimi i tij nuk lidhet me garën elektorale për Tiranën, por me demokracinë dhe të ardhmen e Shqipërisë". "Kjo është e vërteta, tha Rama", duke dashur të thoshte se gjithçka që ai paralajmëron dhe se të gjitha kërcënimet që ai bën, nuk paskan të bëjnë me mandatin e pamerituar, por "me drejtësinë".
Rastësisht më doli në faqen e radios "Evropa e Lire" një thënie brilante e ish-kryeministrit britanik, Uiston Çurçill, sipas të cilit "E vërteta është e paprekshme, keqdashësit mund ta sulmojnë atë, injoranca mund ta përqeshë, por në fund ajo ekziston". Ku fshihet e vërteta, të cilën e pretendon si pronë të vetën Edi Rama? Gëshnjeshtarët flasin në çdo rast për "të vërtetën", të pabesët për "besën", imoralët për "moralin", diktatorët "për demokracinë", horrat "për sjellje njerëzore", kriminelët "për antikrimin", e kështu me radhë. Po Edi Rama a ka raste kur flet për vlerat e moralit, edhe pse mendon dhe predikon të kundërtën?! Unë besoj se po. Do të përmend vetëm një fakt: Në fjalorin e Ramës shteti dhe Berisha janë akuzuar dhe akuzohen si antidemokratë. Ndërkaq kur Berisha dhe Basha si përfaqësuesit e mazhorancës, shfaqën një sjellje model demokratike në fushatën elektorale e post-elektorle, Rama u gjend në pozicion MAT, për shkak se nuk mundi të shkëputëj sot e kësaj dite nga kursi i tij militar e antidemokratik. Mjafton ky fakt që të gjykosh se sa e vërtetë është "E vërteta", që Edi Rama e mbron me aq pasion e pathos. Nëse analizojmë deklarimet e tij, atëherë do të përfitosh shijen e patjetërsueshme se kreu i opozitës po kërcënon jo vetëm politikën dhe kundërshtarët e tij politikë, jo vetëm gjykatën dhe Kolegjin Zgjedhor, por krejt sistemin demokratik në Shqipëri. Kërcënimi i tij i ngjan deklaratave të diktatorit komunist në Shqipëri, Enver Hoxha, kur thoshte se "askush nuk do të guxonte të cënonte "pushtetin popullor", gjë që mund të përkthehej shumë qartë se ishte fjala për pushtetin e vetë diktatorit. Thirrjet kërcënuese të Edi Ramës nuk kanë asnjë ndryshim esencial ose jo esencial nga ajo që thuhej në kohën e diktaturës më të tmerrshme të Lindjes Komuniste.
"Po të jem kryetar bashkie, Shqipëria do të jetë "kopsht me lule"", thotë Rama. Po a nuk ishte ai për 11 vite radhazi kryetar i bashkisë së kryeqytetit?! Mirëpo Rama flet dhe kërcënon në emër të kreut të opozitës. Ai në mesazhin e tij që jep thotë se "Tash e turje, nëse ia falin kreun e bashkisë, do të bashkëpunojë me qeverinë, do të votojë ligje, nuk do të protestojë, do të bëhet urë lidhëse me Bashkimin Europian. Kjo është ana me të cilën kreu i Partisë Socialiste zbulon të vërtetën e madhe se ishte opozita ajo që e ka bllokuar Shqipërinë që prej dy vitesh. Madje tani del konkluzioni i pashmangshëm, se gjithë destruktivitetin e tij Rama nuk e paska inskenuar dhe dirigjuar për shkak të asaj që ai e konsideronte "vjedhje të votave të 28 qershorit 2009", por për të bërë presion që t´i jepej në tavolinë fitorja e Tiranës. Çfarëdo stërhollimi që t´í jepet e sido që të interpretohet, deklarata ose deklaratat e Edi Ramës e kanë komprementuar gjithë "kauzën" me të cilën opozita kishte mobilizuar anëtarët e simpatizantët e saj kundër institucioneve të shtetit, kundër jetës sociale dhe ekonomike, kundër integrimit dhe imazhit pozitiv të Shqipërisë. Me këtë pozicion kreu i opozitës po ju dëshmon shqiptarëve për të disatën herë se qëllimisht e ka bllokuar integrimin dhe marrjen e statusit kandidat të vendit tonë për në Bashkimin Europian. Se qëllimisht punoi kundër liberalizimit të vizave, madje duke përçuar në Europë gogolin e një milion refugjatëve shqiptarë, ndërkohë që tash pas gjashtë muajsh shqiptarët dhe Brukseli panë të kundërtën e predikimit të tij antinjerëzor e antishqiptar. Nga deklarimet e Ramës del se edhe rrena e një milionë të të papunëve është përdorur prej tij, me qëllim që të mobilizojë sa më shumë njerëz kundër shtetit, kundër imazhit të vendit tonë dhe kundër zhvillimit ekonomik e politik të Shqipërisë. E megjithatë Rama ka folur përsëri dje për imazhin e cënuar të vendit tonë, nëse nuk do ta marrë mandatin e kreut të Bashkisë së Tiranës. Sipas tij, nëse do t´i jepej Bashkia, atëherë Shqipëria do të ketë një imazh pozitiv, nëse jo, atëherë do të ndodh e kundërta. Edhe në këtë rast na del se zoti Rama nuk ka pasur kurrëfarë arësye tjetër veç marrjes me dhunë të Bashkisë së Tiraës, kur gjatë vitit 2010 pati organizuar bojkotin e parlamentit, kur para një viti organizoi grevën e urisë, që të darkonte në një restorant të Strasburgut, ose kur më 21 janar ndërmori hapin e fundit antidemokratik të sulmeve të dhunëshme kundër institucionit të kryeministrisë. Ndërkohë më 14 dhe 15 maj të këtij viti ai i dha botës skenat e turpshme të kapërcimit nga ana e deputetëve të opozitës të rrethimit me hekura të KQZ-së.
Nga letra e hapur që Rama i ka dërguar Kolegjit Zgjedhor si dhe nga deklarata e djeshme para gazetarëve, fitohet përshtzpja se e imazhi dhe e ardhmja e Shqipërisë janë në duart e një njeriu, i cili pohon hapur e shkoqur, se nëse do të jetë kryetar bashkie, do të jetë njeri normal, nëse jo do të bëhet me vetëdije një njeri i çmendur. Madje ai na ka zbuluar faktin se me vetëdije deri më sot ka luajtur rolin e një njeriu të çmendur. Po nëse ndodh që një person çmendet, kushdo qoftë ai, kryetar shteti ose kryetar opozite, a mundet që shoqëria ta durojë e tolerojë deri në shkatërrimin e godinës së madhe të shtetit, pra deri në vetasgjësimin tonë si popull e si komb?! Nga letra e hapur dhe deklarimet e Edi Ramës duket qartë se në dy vjet paskemi pasur të bëjmë me një rrenë të madhe e me kurrëfarë kauze, që të justifikonte veprimet "bandideske" të Edi Ramës.
Por Edi Rama thotë të vërtetën kur përmend se mbas humbjes së Tiranës do të hakmerret. A nuk po hakmerret Gadafi sot në Libi?! A nuk po hakmerret edhe presidenti i Sirisë përballë humbjes që po i shkakton revolta popullore?! Rama ka vendosur të hakmerret ndaj votës popullore, me revolta "popullore". Kjo është e vërteta, të cilën ai e bën me dije në të gjitha daljet e tij në publik. Ndërkaq duket se ai ka dhe frikë. Frikë se pas largimit prej bashkisë nuk do t´i shkojë njeri nga pas. Nëse ai do të ishte i sigurt në "kauzën" e tij, atëherë ai nuk do të ndihej i frikësuar, sepse do të kishte përkrahjen e anëtarëve dhe simpatizamtëve të opozitës. Në rastin konkret, kur votat janë numruar një për një në ekrane publike, kur askush në botë nuk mund të kontestojë numërimin e çdo vote, ai nuk mund të përdorë asnjë lloj alibie për të mobilizuar njerëz në revolta e protesta. Ndaj dhe konstatimi i frikshëm i "Der Spiegel", besoj se është paguar aq sa s´mund të paguhet asnjë lloj reklame, me qëllim që të dublojë kërcënimin e Ramës ndaj shqiptarëve.
Tani ne na mbetet të shohim se deri ku do të shkojë kreu i opozitës në çmendurinë e tij të radhës, sepse e sigurt është që ai nuk do të jetë kryetar i Bashkisë së kryeqytetit, thjesht për faktin se nuk i ka fituar votat. Ajo që ai thotë, se votat në kutinë e gabuar nuk janë numëruar asnjëherë, duket se shërben si ajo kashta pas së cilës kapet i mbyturi për të shpëtuar nga fundosja, sepse nuk mund të shërbejë si argument për të mos numëruar votën e qytetarit. Rama u soll dje para gazetarëve me hipokrizi dhe sa i përket qëndrimeve të Bashkimit Europian, sepse, siç pohoi vetë, thelbi i çeshtjes mbetet numërimi i votave në kutitë e gabuara. Ndërkohë askush në Bruksel e në qendrat e tjera të vendosjes nuk ka thënë që numrimi i votës së qytetarit ëshë një gabim i KQZ-së. Qëndrimi ndaj këtij procesi si dhe theksimi i respektimit të institucioneve, përfshirë dhe Kolegjin Zgjedhor, janë dy pikëpamjet esenciale të garës për Tiranën. Në të dy këto shtylla, mbahet fort çdo kush nga komuniteti ndërkombëtar, për të ndalur dorën e një terroristi të çmendur, i cili dëshiron ta mbajë edhe më tej peng Tiranën dhe gjithë Shqipërinë. Rama gënjen kur flet për normalitetin e Shqipërisë, nëse ai bëhet kryetar i Bashkisë, dhe thotë të vërtetën, kur deklaron radikalizimin e tij nëse nuk e fiton atë. Ai ishte kryetar i Bashkisë dhe i dha Shqipërisë imazhin e tij terrorist. Nëse nuk do të jetë kryetar bashkie, ka shumë shanse që të ndalet aventura e tij. Kjo është e vërteta, për të cilën duhen informuar shqiptarët. "E vërteta" e Ramës është thjesht gënjeshtër . E vërteta e pashmangshme, për të cilën kishte folur Uinston Çurçill, mbetet fakti se Edi Rama në dy vjet i ka shkaktuar Shqipërisë dëme të pallogaritshme, për të cilat ai duhet të përgjigjet. Sa më shpejt, aq më mirë.
Botuar ne gazeten "Metropol", date 11.06.2011
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Enver Bytyçi:E vërteta rreth një triku elektoral të Edwin Ramës
» Enver Visoka: E verteta e besimit ne relikte
» Njoftim nga Enver Bytyçi
» ENVER BYTYÇI:REFERENDUMI I KRIMESË
» Enver Bytyçi:Ina "heroina" si gardiane e politikës
» Enver Visoka: E verteta e besimit ne relikte
» Njoftim nga Enver Bytyçi
» ENVER BYTYÇI:REFERENDUMI I KRIMESË
» Enver Bytyçi:Ina "heroina" si gardiane e politikës
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi