Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Enver Bytyci:Sistemi i alibive që lidh presidentin me kreun e opozitës

Shko poshtë

Enver Bytyci:Sistemi i alibive që lidh presidentin me kreun e opozitës Empty Enver Bytyci:Sistemi i alibive që lidh presidentin me kreun e opozitës

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jun 11, 2011 8:29 pm

Enver Bytyci:Sistemi i alibive që lidh presidentin me kreun e opozitës U1_Enver_Bytyci

Enver Bytyci:Sistemi i alibive që lidh presidentin me kreun e opozitës



Të shtunën e kaluar humbësi i garës për Bashkinë e Tiranës, Edi Rama, përsëri ka kërcënuar për atë që ai e quan “Tatëpjeta e Shqipërisë, që shkakton humbja e tij” dhe ka folur për të njëmijtën herë për “regjimin” dhe jo sistemin e institucioneve të shtetit. Zhargoni i Ramës pas shpalljes së vendimit të Kolegjit Zgjedhor, me të cilin Lulzim Basha del fitues i pakontestuarr i zgjedhjeve të tetë majit është rikthyer në zhargonin e kërcënimeve të tipit nacional-socialist dhe duket se synon “djegjen e Reichsteigut”. Si alibi të qëndrimeve agresive ish-kreu i Bashkisë së Tiranës vijon edhe më tej të përdorë rezultatin e 14 majit në njësinë 5, kur ai kishte marrë dhjetë vota më shumë se rivali i tij Basha, duke kontestuar edhe pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor numërimin e votave në kutinë e gabuar, pra duke kontestuar vendimin e gjykatës, e cila është e pakontestuar në cdo vend të botës, përvecse nga opozita e Shqipërisë.

Por a do ta kishte në dorë Rama këtë shans të alibisë së “10 votave plus”, nëse presidenti “demokrat”, Bamir Topi, nuk do të votonte kundër partisë së tij e kundër kandidatit të kësaj partie? A do ta kishte këtë mundësi për alibinë e tij kreu i PS-së, nëse Bamir Topi nuk do t’ia “vidhte votën” Lulzim Bashës për t’ia dhënë Edi Ramës? Logjika funksionon në drejtimin e duhur: Pa Bamir Topin dhe votën e tij pro Edi Rama nuk do të kishte asnjë shans që ta kërcënonte Shqipërinë me shkatërrim, djegje e përvëlim. Ai mund e do të sajonte alibi të tjera, por më pak të interpretuara. Ndërkohë Kolegji Zgjedhor i dha fund interpretimeve të alibisë së përbashkët Topi-Rama. Presidenti “demokrat” i ka dhënë Edi Ramës jo një votë, pa të cilën dikush mund të llogarisë së kandidati socialist më 14 maj do të kishte nëntë vota më shumë. Bamir Topi i ka dhënë Edi Ramës njëmijë ose dymijë vota më shumë, sepse votën e tij e kanë paralexuar ose e kanë ditur një numër i madh i nga administrata e presidencës, ndërkohë që këshilltarët e tij “demokatë” ia kanë sugjeruar atë, por jo në kutinë e gabuar. Votën pro Edi Ramës të Bamir Topit e kishin paralexuar shumë nga qytetarët e Tiranës që në nisje të fushatës kur presidenti kishte thirrur një fans të tij tiranas për ta urdhëruar që të kandidonte për minibashkinë numër 9 me siglën e PS-së e të Edi Ramës. Ashtu në heshtjen domethënëse kundër Partisë Demokratike dhe kandidatit të saj, Bamir Topi ka mundur që t’ia heq partisë së tij së paku njëmijë vota e këto t’i cojë në favor të Edi Ramës. Nuk po llogaris votat e pjestarëve të familjes Topi, as ato të shokëve dhe shoqeve, miqve e mikeshave që ai ka me shumicë.

Pra alibia e kreut të PS-së si dhe presionet, kërcënimet e veprimet e tij për të reaguar si revolucionar jashtë sistemit, jashtë institucioneve, është dhuratë e presidentit të vendit. Bamir Topi është i zgjedhur në krye të institucionit më të rëndësishëm të vendit me votat e deputetëve demokratë, të atyre që e donin e nuk e donin, si dhe me gjashtë votat e socialistëve, të ashtuquajtur “Grupi i deputetëve të Nanos”. Në Partinë Demokratike ai kishte kundërshtarë, por të gjithë deputetët e saj ishin bashkuar, me qëllim që ai të mund të bëhej president i Shqipërisë. Kryeministri vendit dhe kreu i PD-së ishte aso kohe promotori i kësaj vendimmarrjeje. Ndërkohë Edi Rama e kishte shpallur Topin si “president të paligjshëm” e gati sa nuk e krahasonte me një “dordolec”. Rama dhe mafia që atë e rrethon, përvec Paulin Sterkajt, ishin kategorikisht kundër Topit – President. Ai u bë president, duke ardhur nga radhët e Partisë Demokratike, madje duke qenë nënkryetar i saj dhe kryetar i grupit parlamentar të demokratëve. Pas katër vjetësh kutia e gabuar zbuloi se ai ka marrë tashmë teserën e partisë së socialiste dhe se është anëtarësuar në grupin mafioz të Edi Ramës, i kapur keq në kurthën e kësaj mafie. Eshtë për t’u ekzaminuar një rast i tillë, nëse ka ndodhur ose jo në historinë e vjetër e të re të demokracive të përparuara e të brishta, me qëllim që dikush ta propozonte rastin për ta shënuar në librin “Gines”. Megjithatë unë besoj se ky rast është i paprecedent dhe se presidenti i vendit tim është shndërruar në shërbëtor e promotor i qëndrimeve dhe veprimeve të paprecedenta të një opozite të paprecdentë.

Shpesh herë përdoret shprehja “Zoti bën mrekullinë”. Mrekullia e parë e Zotit ishte rezultati shumë i ngushtë i garës për bashkinë e Tiranës, rezultat që erdhi edhe për shkak të votës kundër kandidatit demokrat të Bamir Topit.. Kjo mrekulli coi në numërimin e votave të hedhura në kutitë e gabuara. Numrimi i votave të kutive të gabuara nxori përmes kameras mrekullinë e dytë. Vetë qytetari i parë i këtij vendi kishte hedhur votën për kryetar të Bashkisë së Tiranës në kutinë e gabuar. Më pas, kur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve numëroi votat në kutinë e qendrës së votimit të presidentit ndodhi mrekullia e tretë. - Në kutinë ku ish numri dy i demokratëve kishte hedhur gabimisht fletën e votimit për kreun e bashkisë së Tiranës nuk kishte pasur asnjë zgjedhës jetër që ta kishte bërë gabimin e presidentit. Dhe mrekullia e lënies së presidentit në vetminë e gabimit të votës, solli mrekullinë e paimagjinueshme të zbulimit të votës së tij, të zbulimit të faktit se ai kishte votuar për opozitën e kreun e saj, edhe pse si president është zgjedhur nga e mazhoranca.

Pikërisht kjo e bën presidentin tonë të vetmin president në botë që voton kundër vullnetit të partisë së tij. Kjo përbën anën morale të tij. Prej ditës kur u zbulua krejt rastësisht fakti se Bamir Topi kishte votuar kundër mazhorancës që e solli në krye të shtetit, ai nuk është më në kuptimin moral president i këtij vendi. Aq më pak garant i kushtetutës dhe i unitetit kombëtar. Një president që minimumi nuk e bashkon votën e tij me votën e qindramijë anëtareve dhe simpatizantëve të partisë së tij, ai nuk ka as integritet moral, as integritet politik që të jetë qytetari i parë i Republikës. Natyrisht Bamir Topi e ka të drejtën si cdo qytetar i këtij vendi të votojë e të besojë në preferencën e vet. Por më e pakta që ai do të duhej të bënte është ajo që të deklarohej publikisht se “nuk i përket më partisë që e katapultoi në postin që mban”, të shprehej hapur se prej një momenti të caktuar “do të ishte kundër partisë së tij”.

Por vota kundër e presidentit ka patur edhe një efekt pozitiv: Ka shpërndarë cdo spekullim se “Berisha prodhon armiq”. Vota e tij në kutinë e gabuar për kreun e opozitës ka legjitimuar përfundimisht faktin se kryeministri i Shqipërisë ishte në të drejtën e vet e të Zotit, kur e akuzoi atë si pjesmarrës në grushtin e shtetit të 21 janarit. Vota kundër Lulzim Bashës dhe kundër Partisë Demokratike e Bamir Topit në të vërtetë është vetëvrasja politike e morale e tij. Ai mund të qëndrojë edhe një vit në poltronin e presidentit të vendit, por prej ditës kur ai votoi kundër vullnetit të atyre që e sollën në atë poltron ai nuk përfaqëson më interesat e mazhorancës, aq më pak interesat e kombit. Kombi shqiptar ka patur nënpresidentë që kanë devijuar nga programi i partisë së presidentit. Por kurrë nuk ka ndodhur që një president në detyrë të heqë dorë tinëzisht nga programi i partisë që ai ka pretenduar se e ka përfaqësuar. Bamir Topi deri dje ishte një figurë e fshehtë në fushën e Edi Ramës të lojës së shahut, tani e tutje është një figurë e dekonspiruar. Dhe më mirë kështu sesa ashtu. Kështu, i dekonsiruar, i padiskretuar, presidenti ynë nuk do të jetë më i besueshëm as për opinionin e brendshëm, as për komunitetin ndërkombëtar.

Këta të fundit kanë hyrë e kanë dalë shumë herë në zyrën e presidentit tonë, shpesh duke kaluar nga selia e PS-së për te rezidenca e presidencës. Vota e Bamir Topit pro Edi Ramës zbuloi faktin se ndërkombëtarët i kanë njohur më mirë sesa ne lidhjet e ngushta e të fshehta midis tij dhe liderit socialist, për pasojë janë gjendur gjithnjë në zyrën presidenciale, me qëllim që t’i luten presidentit të mos e nxitë Edi Ramën në rrugën e mbrapshtë të tij për skatërrimin e Shqipërisë dhe rrënimin e institucioneve të shtetit ligjor. Kjo është arësyeja pse Bamir Topi nuk e ka bërë asnjë deklaratë për stabilitet dhe respektim të institucioneve pa patur presionin e ambasadorëve miq të Shqipërisë. E njëkohësisht kjo është arësyeja pse një ose dy ambasadorë të parëndësishëm, të cilët Edi Rama i honorifikon si përfaqësues të kauzës së tij, janë gjendur jo rrallë në kopshtin presidencial.

Dhe së fundi: Alibia që i dhuroi presidenti i vendit kreut të socialistëve i ngjan alibisë që zonja Roshi i dha atij vetëm dy ditë para shpalljes së vendimit të Kolegjit Zgjedhor. Të dy alibitë u zbuluan në mënyrën më spektakolare. Të dyja përmbajnë një imoralitet të paparë ndonjëherë. Vetëm se alibia që Bamir Topi i dhuroi Edi Ramës ishte e planifikuar, ishte skenarizuar e zhvilluar në prapaskenë prej kohësh, alibia e zonjës Roshi ishte ndoshta thjesht një rastësi, të cilën Edi Rama vrapoi ta kapë e ta shfrytëzojë në formë presioni ndaj Kolegjit Zgjedhor e ndaj qeverisë, duke e paraqitur këtë të fundit si qeveri hakmarrëse deri në dhunimin e foshnjave në barkun e nënës. Pra duke mobilizuar opinionin e brendshëm e të jashtëm kundër qeverisë me alibinë e “hakmarrjes makabre” të inskenuar në trurin e Arturo Ui shqiptar me emrin Edi Rama. Precedenti i paprecedent i votës së Topit dhe fantasia hollivudiane e zonjës Roshi kanë ngjashmëri më së shumti për shkak të moralit të përbashkët – moralit të inskenimit të ngjarjeve dhe fakteve në dobi të së keqes dhe kundër interesave të sotme e të ardhme të shqiptarëve. Bamir Topi i është bashkuar synimeve antiqytetare e antishqiptare të Edi Ramës me vetëdije, me synimin që mandadatin e dytë të tij si president ta realizojë duke kaluar mbi kufomat që ia bën kurban kreu i opozitës Edi Rama. Zonja Roshi duket se ka patur qëllime të tjera, ndërkohë që kreu i opozitës mobilizoi të gjithë grupin e tij parlamentar për të vizituar qendrën e rrenës së shekullit, me qëllim përdorimin e saj kundër qeverisë.

E përbashkët është gjithashtu dekonspirimi i plotë i të dy alibive. Vetëm se alibia e zonjës Roshi u dekonspirua brenda disa orësh, me mobilizimin total të shtetit, alibinë e presidentit e zbuloi rastësia. Ajo ishte dhuratë e Zotit në kutinë e gabuar. Megjthatë në të dy rastet Edi Rama ka dëshmuar se ka një aftësi të jashtëzakonshme që të fusë në thes gjithkënd që i duhet, edhe presidentin e Republikës, edhe kreun e Bashkisë së Kavajës, edhe fëmijën e pa zënë ndonjëherë në barkun e nënës, mjafton që këto personazhe faktike dhe virtuale t’i shërbejnë qëllimit të tij për pushtet. Kjo është një arësye më shumë që qytetarët e Tiranës duhet të ndjehen të lumtur që nuk do ta kenë më Edi Ramën si të parin e kryeqytetit. Kjo është arësyeja pse forcat demokratike në Partinë Socialiste do të mobilizohen shpejt për t’u cliruar nga dhuna e alibive të kreut të opozitës.

Rama ka thënë se do ta vazhdojë betejën e tij kundër shtetit ligjor dhe “regjimit” të Berishës, sic e quan ai. Sipas tij Kolegji Zgjedhor “i mbylli krejtësisht dyert e drejtësisë”, duke lënë të kuptohet se vec legjislativit dhe ekzekutivit ai nuk do të njohë edhe gjyqësorin. Pra nuk do të njohë sistemin politik e të drejtësisë në vendin tonë. Ai ka premtuar se do të bëjë nje rezistencë të pashembullt për të drejtën e grabitur me “vulë gjykate”. Se si do të përkthehen këto deklarime të tij, tashmë shqiptarët e kanë përjetuar më 21 janar. Bamir Topi mbetet e vetmja gozhdë Nastradini, ku Rama do të varë xhaketën e tij të vjetër. Ai do ta furnizojë Ramën me alibi dhe pretekse të reja për t’u justifikuar në aksionet e veta kundër institucioneve dhe rendit demokratik në Shqipëri. Por Edi Rama do të gjurmojë raste të tjera të reja si rasti i zonjës Roshi. Alibitë e intigrantëve janë të pafund. Le të shpresojmë se shteti do të jetë në lartësinë e detyrës për t’i demantuar këto alibi, ashtu sic ndodhi në rastin e zonjës së parë të Kavajës.


Botuar ne gazeten "Metropol", date 06.06.2011
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi