Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vullnet Mato:FUNDI FATAL I NJERËZVE TË TMERRSHËM

Shko poshtë

Vullnet Mato:FUNDI FATAL I NJERËZVE TË TMERRSHËM Empty Vullnet Mato:FUNDI FATAL I NJERËZVE TË TMERRSHËM

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jun 11, 2011 8:46 pm

Vullnet Mato:FUNDI FATAL I NJERËZVE TË TMERRSHËM 252960_1698525634155_1568334934_31215457_2709937_n






Vullnet Mato:FUNDI FATAL I NJERËZVE TË TMERRSHËM 211912_1568334934_1371152_n
Vullnet Mato

FUNDI FATAL I NJERËZVE TË TMERRSHËM

Njerëzit e tmerrshëm i pjell mitra e egoizmit,
ngjizen me spermën përdhunuese të djallit të zi.
Rriten në prehrin me thumba gërricës të cinizmit,
ushqehen me tërbimin e etur për pushtet pa kufi.

Ku u shua jeta demoniake e Neronit të llahtarshëm,
që mbuloi Romën e lashtë me shkrumb dhe hi ?
Ku u mbulua me rrënoja Ivan Grozni i tmerrshëm,
që hëngri edhe kokën e të birit bashkë me Rusinë?

Ku u burgos në vetmi Bonaparti i zhgënjyer,
që gjysmën e Evropës e ktheu varr për të vdekur?
Në cilin bodrum piu helmin Hitleri kryqethyer,
që e bëri qiellin e botës të vjellë vetëm hekur?

Ku plasi si dinamit zemra e Millosheviçit serbomadh,
që derdhi përrenjtë e lotëve të Bosnjës e Kosovës?
Në cilin tunel u fsheh si miu Sadami mustaqemadh,
që mbolli Irakun me çelikun e predhave të botës ?

Në ç’thellësi oqeani ushqen peshkaqenët Bin Ladeni,
që zbrazi damarët e gjakut arab me kamikazët e tij?
Ku po përgatit varrin e vet kodoshi Kadaf koloneli,
që mbolli një shkretëtirë me kufoma nëpër Libi?

Si nuk mësojnë pasardhësit e tyre të zellshëm,
që popujt e pavdekshëm po kërcënojnë kurdoherë,
se kali i marrosur i revanit të tyre të tmerrshëm,
të shpie domosdo e me siguri vetëm në humnerë?...
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi