Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mentor Thaqi:EH, 12 QESHORI

Shko poshtë

Mentor Thaqi:EH, 12 QESHORI Empty Mentor Thaqi:EH, 12 QESHORI

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jun 12, 2011 8:12 pm

Mentor Thaqi:EH, 12 QESHORI 255678_222728974423182_100000582437455_796910_1783069_nMentor Thaqi:EH, 12 QESHORI 187669_100000582437455_3196303_n

Mentor Thaqi:EH, 12 QESHORI

Po pse me 12 Qeshor,
e jo me dhjetë?!
Do i shkrinim dy data
në një të vërtetë!
Epo,
dy ditë i duhen edhe Zotit
në rregullim rendi,
për kthjelltësinë e Motit,
ashtu si e do vendi!

Paj,
këto dymbëdhjetëshet,
disi të ndryshme,
në të 12-tën në Shkup,
me dymbëdhjetë në Morinë,
na duhet edhe një e dymbëdhjetë tjetër,
të mbetet gjithçka n´letër
të bardhë për Shqipni,
që t´mos kem Hudut, veç jasht
jo n´brëndi!

Eh,
këto trekëndëshet
e hershme të turpit,
me BAM (Beograd-Athinë-Moskë) të keç,
hë, merri o dreç,
që me punë të të Urtit,
e ndamë t´mirën veç!

E sot,
kem trekëndëshet TPSH, tona
si heret dhe tevona,
ku shkon oshëtimë Jehona,
Poetike, Idilike,
Kombëtare-artistike,
me porosi shpirti, Jetike,
trekëndëshe në zemër
të Shqipnisë Etnike!

Po nxirrni letrat o Letrar,
me Pena t´lehta o Shkrimtar,
e nisët në Përzeren
me vargun tuaj rend,
dhe i shkuat tutje larg,
Kolonës fjalëbukur me Varg,
n´bekim dyer e pragje,
dhe Urim n´vargje e bereqet n´Magje!

Çuditërisht,
tytat vrasin, flakë pëlcasin,
Bota e krisur i mbanë
edhe pse s´i do,
e Shqiptari
e puthë tyten n´ballë,
po është rritur me to
e për to ka mall
se tyta Nderin ngrohë!

Krismë ishte hyrja,
krismë është brëndia,
krismë turpi-mynxyra,
Krismë Shekulli - Liria!
Krismë qe e dhjeta,
nga e ´tetëqindeshtatëdhjetëeteta,
krismë erdh e dymbëdhjeta,
ah Trojet e (jo)t´shkreta
dhe kulm krisme kjo e dymbëdhjetë
e ngulitur përjetë,
në Legjendë Guri
e në Palcë Flamuri,
andaj, shkruani o shkrimtar,
se, qe një e 12-të e mbarë!

Po po,
fjalët e mira i patëm,
të pritura e të ditura,
por jo,
libra mangut patëm
e edhe ato pak, t´përhitura,
aq sa na lejuan motet,
e sa mund ti fshihnim,
po Truri, jo nuk kotet,
e ne këtë e dinim!

Sot, me 12 Qeshor,
të Epokës së Nderit,
Lirisë një Kurorë
me Lulengjyrash t´Ýlberit
dhe drejt kah Karadaku
kah th´rret Nderi, Pragu e Gjaku!
Po po, atje kemi vendin,
ku u Ngriten e ulen flamuj,
aty tash kam temin
e jo atë të huaj
dhe le t´bëhen Penat Shtiza,
e letrat mburojë
e le të shtohen kërthiza,
se kemi shum nevojë!
Veç, mos të harrojmë
kah u nisem dje,
e t´dijmë kah po shkojmë,
që mendja t´mos fle,
se nuk flenë jo armiku
e qebesa as manafiku!

Urime Dardani! Gëzuar Kombi im!
K´të Ditë-Krenari, 12 Qeshor n´Çlirim!
Po po, ta qojmë tutje,
me urti e pa ngutje,
andej kah Veriu,
se acari tashmë shkriu,
e menjëherë kah jugu,
që Arës ti hyjë pllugu,
t´hudhet farë e Kombit,
në Tokën Tonë të Zotit!

Mentor Thaqi VS., 12.06.2011
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi