Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

ANXHELINA KRASNIQI-BARDHAJ-ENXHI:Cikël poetik

Shko poshtë

ANXHELINA KRASNIQI-BARDHAJ-ENXHI:Cikël poetik Empty ANXHELINA KRASNIQI-BARDHAJ-ENXHI:Cikël poetik

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jun 13, 2011 5:14 pm

ANXHELINA KRASNIQI-BARDHAJ-ENXHI:Cikël poetik 247060_10150208159764077_644509076_7397450_3106471_n
Ju paraqesim poete nga mërgimi

ANXHELINA KRASNIQI-BARDHAJ-ENXHI:Cikël poetik

Emri i vërtet i saj është Angjelina. Mirpo e përdor Enxhi ngase në Kosovë pothuajse e tërë shoqeria e njefin me këtë pseudonim...
Eshtë e lindur në Pejë ne vitin 1968.Ka shumë vite që jeton e vepron në Gjermani ku edhe punon. Në një bisedë që kisha në Oren e madhe letrare për Azem Shkrelin më tha: Jam nënë e bashkëshorte e mirë. Mirpo dashuria për atdheun më ep forcë ti përballoj të gjitha vuajtjet dhe peripetitë që na i ofron pa dashje mërgimi. Po u sjellim për Ju lexues të nderuar një cikël poetik që të njifeni më mirë me Anxhelina Krasniqi-Bardhajn.
Lexim të këndshëm!


Në rrënjët e juaja

Në rrugë të kryqëzuara loton një shpirt,
ngjyra e rëve të zymta që tërbojnë
është dhembja,brenga e saj,
thërret qiellin dhe diellin për ndihmë
me ata sy të trishtuar plot vajë.

Ti qiellë i pistë...qarshaf i palare,
pse më lëndonë ,shkatërron,
Ti diellë me rreze të ngrohta!
Pse mua s më ngrohë?
Pse?...Pse?...Aq shumë më mundon?...

Në rrugët e kryqëzuara feston famëkeqi
me bubullimë,breshër e këngë sorrash,
kur huti ik nga cerdhja e vet
prijsin e djallit e përshëndet...

Fortuna ditë dhe natë kërcënon ,
dridhë Lisat,rrënja mund të kërcet,
fluturon në ate fortunë Shqiponja
dhe me zë te lartë thërret.

Ju flas Ju!...Të mirët Lisa!...
Ju që vet mbjell ju kam,
si dhurat nga ëndrrat e bukura
n agim për mua t vallëzoni me famë...

Ah!... E di sa shumë ju dua,
sa shumë mua më ringjallni
punën time të pastër shpirti,
të pastër ma dhuroni.

Rrituni nga gjaku i zemrës sime,
ruani urti,traditë,besnikeri...
shpërndajeni ajrin dhe frymën time
që në rrënjët e juaja i mbolla si flori...
Kjo do të ishte për mua krenari, pasterti
mburrje dhe lumturi...


MOS ME LARGONI PREJ TRUNGUT DHE ASHTIT

Sa netë të gjata,
në gjumë numëroj,
që ditët të ikin shpejt
në vendlindje të shkoj.

Një vjet të tërë
e pres këtë pushim,
të lumturohem,
shpirti të ketë gëzim.

Secilës ardhje i gëzohëm,
flas pa rezerva
e nuk keqkuptohëm,
ky shpirt i imi
mbyllur në kuti,
ka nevojë të shpërthejë,
të shprehet në liri.

C qetësi, c lehtsim,
c guxim ndiej ,reflektojë,
ju lutem mos e ngacmoni
lejoni tek une të sundoj.

Mos thuani na erdhen të huajt
apo te jashtit...
mos më largoni
prej TRUNGUT E ASHTIT...

Nëna me zë të mekur,
thërret nga pragu,
mirë se erdhe bijë,
tek lisi ,kulla e oxhaku...

Nese për ju jam e huaj
Kuptoni!...
vendlindjen dhe nënën,
s mund t ma ndaloni.

Por as token e Kosovës,
mos ma mohoni,
kur na thërret vdekja,
me të njetin DHE do t mbulohemi...

TINGULLI MALLENGJYES

Violina notat lartë kishte kapur,
qëndronte vajtueshëm e hapur,
sikur dicka priste,
sikur dicka më mbyste,
ajo pritje si vegim,
shkaktoj vuajtje dhe mallëngjim.

Koha kur isha e lumturë!...
ngulim e shumë lot avullues,
zgjuarsia atje kishte mbetur,
e unë kështu e treturë...

Cdo gjë më doli para sysh,
si nje film i bukur,...
petullat borë të bardhë e të përdredhura
të lulëvjeshtës
që unë i kisha prekur me buzë,
atë gurgullimë uji te Bistricës,
që tingëllon melodi të bukurë muzë.

Shirat e stuhishme të pranverës,
e unë duar-duarsh kapur në vallëzim,
lagëje për herë të parë buzësh
tretur në përqafim,
ajo borë shkëlqyese e bardhë
që nusëronte qytetin tim...

Ajo rrugë e gjatë,
aq shumë nga unë e shkelurë
që vaja cdo dite,
dijeni për të vjelurë.

Lokale të ngjeshura njëra pas tjetrës
ku gëzohesha me shoqëri,
ajo sofër e madhe mikëpritëse
që kisha në shtëpi.

Ato Bjeshkë madhështore të Rugovës
që puthnin qiellin,
atë Gurin e Kuq,Liqenatin,
që madhëronin
lindjen dhe përendimin e diellit.

Atë puhizë mëngjesi,
që më ledhantonte në ballkon
atë ngrohje-dashuri familjare
që asgjë se zëvendëson...

Po shijoja,freskinë e një metamorfoze,
në atë vërbëri që më kishte mbërthyer,
ku hy e dalë,për të shkëlqyer disa caste,
në garderobën e kujtesës që më kishin shpërthyer.

Unë do të vdes një ditë, skam si për të ikur,
do të mbajë peng këto robinja hyjnore.
Ah!... Te vdesësh bashkë me to...
është më pak e hidhur....

NE VETMINE E ÇIFLIGUT

E dehurë në vetmin e cifligut tim,
dëgjoja erën që fryente,
shushurimën e gjetheve të rëna,
dhe gurin e ftoft që më mbërdhinte.

Melodi ere,melodi gjethësh,
si nje kristal i qelqët,
që do të kumbonte në thyerje,
e keshtu e trembur ,do t fillojë me fyerje...

Do ta fyej vetën...ty do të të fyej...
pse u mashtruam ,lamë vendlindjen ,
lamë gëzimin,lamë buzësheshjën,
lamë të gjithat,e mbetëm këtu të thyer...

Kështu!...Shpesh e lodhur,
zhytur në gjendje tronditëse,
me shqetësim e mall,
më afrohesh lehtas,si engjull hije,
më jep puthje në ball.

Embëslia e të puthurit,ti pranë,
qetëson ankthin që ndiej dhe kam,
ilaq që nuk e shëron mendjën ...
por të paktën qetëson dhembjën...

ME PRIT SE ERDHA
04.03.2011.Bochum.

Më prit se erdha,
aty kah pranvera,
mbi borë lulëvjollca e parë kur shikon
aty më ke moj nënë!...

Ato duar të bardha ,të buta ,
flokun t ma ledhatojnë,
cdo dhimtë shpirti
t ma shërojn!...

Më prit se erdha,
o vëllai i motrës,
t i gëzohemi së bashku
sado pak jetës.

Më pritni se erdha,
motrat e mija,
t ju shtrëngojë dhe t ju them
mos harroni
sa shumë më mungoni...

Të harrohemi në bisedë
deri në agim,
sepse ditët n Kosovë,
i kam me numërim.

S më prite të vija,
o Babai im!...
Pllakën e varrit ta puthi,
e të prehëm në vajin tim...

Më prit se erdha,
kah pranvera.
n qytetin e drithmave të mija
trupin ma mbulon
ndjesia dhe harmonia.

Nuk më joshin jo ...
dritat e qyteteve të mëdha
zemra ime qëndron besnike
vetëm per ty rrah...

Nuk më joshin jo...
as rrugët me mërmer
e dua më shumë pluhurin
dhe baltën tëndë
...përherë...

Më prit se erdha ,
arti i shpirtit tim,
ta shuaj dëshirën
që frymëzon n shpëtim!...

BILBIL PA ZE

Shqiponjë me thonjë te mpreht
zemër të gjërë,të fort guri,
shetisja Kosovën me krahët e leht
si flutur me ngjyra të bukura Flamuri.

Kisha mendje të mpreht
e shpirt shqipetari,
durim,gjakftoftësi e forcë luani,
kisha besë shqipëtare
e bujari kombëntare,
e qka nuk kisha mori botë tradhëtare.

Zë bilbili me gjuhë të ëmbël,
zë i lumtur pran farefisit,
zë i paster si Burimi u Pejës,
rrënjë e fortë e trungut të Lisit...

E këtu në parrajsen e ferrit,
të mungon ngrohtësia e prehrit,
edhe ditën ma mbulon terri,
jam bilbil që në fyt mu pre zëri!...

SHPIRTI MERR FUQINË

Dhëmbja dhe vetmia e rëndë e gurbetit,
mallin e as dëshirën s’mund e mbyllin,
ne dry në arkë.
S’ dua të jam pre, e askujt..!
as e stuhive të trishta të kohës,
...as e zemërimit e ankthit,
as të bëhëm vegël e tmerrit e turpit…!

Shpirti merr fuqininë që të mbetet gjallë
-falë ëndrres për dheun Nënë…!
e dashurisë..për ngjyrat e luleve të fushave,
për vallezimin me eren,freskin dehëse,
e prehjen me mallë.

Rikthimi…më qetësoi e më dha forcë
që të pëballojë gjithë atë bjeshkë dhembje-gurbeti,
nga arratisja ime…e kahëmotshme,
forcë-qe nga une humbi e treti....

Kur shkela tokën e dhëmbjës e dashurisë
e ndiejë se vetëm këtu jam ajo qe duhet të jam
m'u rikthy ndjenjë e fuqishme, një krenarie,
ndjenjë e ëmbël...një lumturi.

Në Dardaninë time…!
Hena!...këtë herë ndryshe ndriqonte
shpërndante dritë si të ishtë një Diell.
Më bëhëj se po më ngatërroheshin gjërat
sikur mendja ime fjeti,
se kjo Hënë, shënderritë ma shumë se Diell gyrbeti…!

Në fushat e sheshet e atdheut tim
plot zjarrë dashurie në gji,
për një cast, unë u bëra balerin,
vallëzoja ,fluturoja pa kufi.

Krihë më dhanë shqiponjat,
që të soidisë gjithë bukuritë,
qytetin buze Lumbardhit,
bukurit e bjeshkëve, fushavë, burimeve,
që më shoqëronin gjate ëndrrimeve.

Gjithçka e bukur..feminore e pastërt
rikthim në moshë rinie.
Po mos te ishte ndarja që prêt, si hajnesh…
ta prishë këtë lumturi, ëndërr të përjetshme…

Sa afrohej ditë e kthimit
ndarja- sërish dhembje shkaton…
Më humb për një çast lumturinë reale të gjërave
shkaktonë dhembjen që bënë presion
ta zbeh dëshirën…
Çrregullon të rrahurat e zemrës
e frymarrjen vështirëson…!

Pyes vetën..!
Ku mbete?...
Si të humbet e gjithë kjo energji,
E veshur më dashurinë
e pazëvendësushme të mëmësisë...!
Energji-dashurie plotë..!
Që nuk mund ta gjejë askund tjetër,
si në vatrën e femijerise!...


E ZHVESHUR NGA E BUKURA

Zjarr i mbrendshëm
i vuajtjes e fanitjeve të vetmis,
përpjekje të kota që kohën ta rikthej
bashkë me lakorën e saj
që më fryen andej -këndej,
muzikë shpirti,
sipas ritmit të rrahjes së zemrës,
por edhe më tej...
Kohë të kaluara!...
Ah!...Si t'i rikthej vlerat e humbura.

E ndiej vetën të molisur,të zëmruar,
të zbrazët,të rënduar,
nga dhembja e padurueshme,
e zhveshur nga bukuria e ndjenjës,
ndjenjë e zjarrtë të dëshirës,
që torturon e torturon,
nëpër vitet e mija boshe
por me ndjenja të paskajshme.

Koha ikë!...
E unë ,cka të marrë në kopshtin e saj!?...
Vetminë,që vyshkë gjelbrimin tim
bashkë me dëshirën?!...

Vetmia!...C'është kjo?!...
Është luftë mendimesh,
është sprove njeriu,
një botë lotimesh
një dhomë ku të lagë shiu?...
Apo zog pa krihë mbyllë në kafaz!...
Zemër qëndro e mos plasë...!
Do gjej celësin magjik!...Do flas!...

Të urrej vetmi!...
Ti mua më qonë në cmendi!...
Të urrej !...Të mallkoj!...Të debojë!...
Ikë nga unë!...
Vetëm këtë kerkoj!...

PUSHTOVA ZBRAZTËSITË

Unë flas në vetmi!...
Flas me vetën!...
duke peshuar castet e jetës ,
me probleme e plot dëshira.
Botë intime, secrete,vetëm,
që nuk mund t’i fusë në grack,
ngase s’dua që të tretëm...

Në te tilla caste!...
Kumbon nga brendia zëri im,
herë merr ngjyrë dhembje,
herë i kripurë me pikellim.
Ky është absurditeti ekzestencial
dhe emocional i stanguar,
por jo i harruar...

Në të tilla caste!...
Disponimi im oscilon ne dy infinita,
të guzëgazit dhe ëmbëlsisë,
dhëmbjes e helmit,
parrajsës e skëterrës,
në kerkim që të gjendej mesi i artë,
në mes të mjegullës...

Në të tilla caste!...
Në këtë matje të gjërave
mundohem të baraspeshoj ndjenjat,
duke i ledhatuar me mallë
e kujdes sekrtet e shpirtit,
atyre që më qëndrojnë e u qëndroi besnike,
që më japin forcë, durim e guxim,
të luftoj për unin tim.
E të përballëm me këtë zjarr ndjenjash
qe djegë botën time të brendëshme,
e lëshon jehonë kushtrimi,
jehonë lehtësimi...

Jehona e zërit tim ,
që shkrepe si rrufe
pushtoi zbraztësitë
dhe tronditi vetminë.

Ndjenjat e mia të pastërta të zjarrta,
që dhuroni e forconi dëshirën
Ju, agime të reja...me ju do t'udhtoj...
por dëshirën s'do ta tradhtoj!

Tradhton kush vetën…!?
Tradhton kush zërin e vet..!?
Une s’dua të jam e humbur
në këtë pluhur jetë-
Pa shijuar ËNDRRËN E VËRTETË!...

MUROSA BUZËQESHJEN NË VAJË

Jëtë plotë dhembje,
zhgënjime dhe humbje.
Humbje të lumturisë,
humbje të lirisë së kërkuar,
kërkim të miqsisë së harruar,
kërkim të një ndjenje vendlindje.
Kërkim por gjithmonë në ikje!...

Gurë mbi gurë kalita një murë,
që shkatrrojë jetën time
-flakëroi shpresën,
më zhveshi nga e bukura
-shkelmojë besën.

Fajtore më bëjnë!...
Pse murosa vetën time,
murosa buzëqeshjen në vajë,
një buzëqeshje -me dhëmbje në shpirt,
bashkë me dëshirën- si,kah,ku te ik!

Pas murit tim-maska!
Njerëz!..Mosbesi!...Tradhti!...Moskuptim!...
Gracka!...Rreziqe!...Flijim!...
E unë !..
Në një burg të ndërtuar nga unë!..
Që harruar ja kam ndërtimin
dhe si hije më ndjek gjithkund.

Një terr i vetmise!
Kërkim në zgjidhje!
Zgjidhje në një dhembje tjetër!?...
Dhe tjetra të mbetët e vjetër!..

Krah të thyer!
Një greminë!
Ku unë bie poshtë e më poshtë
në kërkim të një zgjidhje,
kërkim i të bukurit kopsht!..

Rënja e fundit!...
Dhembja e fundit!...
Një hap i vetem!...
Të luftojë me murin tim!...
Ta shkatërroj!Ta flaki!Ta rrënoj!
Ta mbys!...
Dhe në fund!...
Një jetë e re lindi!
SHPRESA!...
E përcjellë nga BESA!...


PLAGËT E DHËMBJES SHËROI ME VARGJE

(kete poezi lexova sot ne Takimet Letrare kushtuar AZEM SHKRELIT)
(krijuar nga une me 02.06.2011)

Nga shkëmbi i Rugovës more ngjyrën e fjalës,
Liqenatin kishe djep gazi e dhëmbje!..
Lotë e buzëqeshje…!
Në t'blertat lendina -frymëzimin e pashtershëm pate!..
E Besen e burrit-amanet ,
e në krah shqiponjash vare!...

S'të trembën as vetëtima e bubullima,
as shiu e as murlani…
Nga fjala jote qelen lulet edhe nëpër shkëmbinjë!...
Ato lule që i qëndruan breshërit , stuhisë e etjës...
Etjës të shuar me djersë e lotë!…
Lotë të njeriut të trollit…
Të gjithat i jetësove në vargje!...

Bukurinë e atdheut,
bukurë e gdhende në fjalë !...
Ashtu të fuqishme e të arta, si guri e bujaria!..
Plagë e dhembje kohë, shërove më pendën tënde…!
Asnjëhër se le peng dëshirën,
për vatrën e lindjës
e djepin prej gurit…
në të cilën rrokullise shumë kujtime…!

Në shënjeshtër të bishave ishe!..
Por hapin se ndale!...
As të vërtetën për mëmësinë!....
Në tërbime të mospërfilljes- bishat u tërbuan
ajo bishë që helm vjellke
dhe orë të ligë ndjellte!...

Ti zemër shkëmb- shqipë fole!...
E qëndrove i pa mposhtur në ballë të furtunave…!
Atje ku kërkoje:
"Koha të mos guxojë të kohojë pa ne"...!
Atje ku thërrisje-
"Ma ktheni lirikën e zogut"...

Madhështi , atje e tej –
Ku janë pishat shtatgjata t'vendlindjës!
Andej nga dëgjohët blegerima e të bardhave dele,
nëpër krojet ujë loti aty e tej,
nga aty …buronte muza jote…

Sa herë je dertuar me Liqenin,
që dëshirat e fjalët të bashkëdyzohën me qiellin....
Heshtjën!.. E as Valën e Fjetur kurr s’i bëre mik!...
Por lëshove kumtinë nga majë e shkëmbit!...
E vargu ytë jehonë dhe sot...

Ktheheshe me qantën plot letra- shkrime,
vjersha më lartësi të paskajshme..
" Karvani i bardhë" të mbeti i bardhë!...
Si dëbora në qafë të shkëmbit
TY!... POETI ynë i mbarë!...

Shpirtin tënd i madhi poet!.
Poetë si Ti!... Azem Shkreli!
Fatët te lidhin me atdheun,
për t'u shënderruar në lapidarë kohësh,
duke mbetur përherë pëllumb i bardhë,
që fluturon lirshëm mbi atdhe.

O!...I madhi POET!..
Përherë më bëhet se dëgjojë porosin e vargut tënd!...
"Mësojeni kohën të mos i hajë të vetët,
cu shëmb shëmtija do ngrihën poetët"....!


DJEPI

Si kullë e mëshiruar
kishe vendin tënd në secilën kohë
si rreze dielli ngroh shpirtin
si një tempull të shoh...

Në ty shoh trimat dhe trimereshat
që ëndrrat e para aty i kishin
në ty shoh nënat
që dëshirat,
urat rreth teje qëndisnin.

Qëndisnin ninula,të embla ,të buta,
për djemt e vashat e Kombit
t'iu bëhen trima,të kenë fuqinë
e Gjergj Kastriotit.

Lutjet e klithmat e nënave
në palcë thellë ishin ngulitur
kënga jo-jo s'u ndal
armikut frikë i'u ngjall...

Fëmijen në djep-bomb na e pagëzuan
e ninulat e nënave-parolla na i quajtën.
Të vranë,të thyen ,të rrokullisën,të digjën...
por kurrën e kurrës s'te zhdukën.

Sa shume trima e trimeresha në ty u rritën
sa shumë nëna mbi ty kënduan
sa shumë lotë mbi ty u derdhën .
Oh!... Sa ofshama u lëshuan...

Në ty u rritën shumë burra me plisa
nga ty shpërndahet gëzimi nëpër kulla e fise.
Në ty u rritë dora e Ismail Qemailit
dorë që ngriti Flamurin e mbarë Kombit.

Ti !...Tempull!...
Tempull durimi,besë ,traditë,
këngë e mikëpritje.
Ti!...Tempull!...
Lumturije,gëzimi e pritje...

Pritje shekullore që s'na lenë të qetë,
e bashkë me NE në një cast LIND dhe VDES!...


MREKULLI....

Një moment … !
Ndjeva shpejtimin e të rrahurave të zemrës
e frymarrjen time të thellë...!
Mbylla sytë!...
Nga kaltërsitë e ndjenjës… shembën muret e ndalesës
shpirti zgjon melodi – mos valle per mua ekzekuton
orkestri i mbretërisë së pafundme të dëshirës…
Simfoni jete!..Shpirti!..Dëshire…
Sikur një energji vjen si çlirim,
i vetvetës nga vetvetja…

Mrekulli!...
Ja arrita…. !
Të shporri, dhëmbjen,monotoninë, brengën...!
Të largoi një si gaforrë që me vite rrin e strukur në shpirtin tim…!
Mrekulli…! Çlirohem…që të jam vetvetja…!?

Momente gëzimi!...
Vallëzoja dhe ecja në një qarshaf mendafshi të gjelbërt,
shtrihesha në barishten e njomë,
dhe sërish në qarqaf të bardhë…!
E në duart e tij …që më mbajnë plot buzëqeshje…
plot ndjenjë ..plot epshe…
Trupi im gurdulitej nga magji e rreze drite,
në ketë lojë dëshire.
nën spektrin e të gjitha ngjyrave e nuancave të tyre.

Si i ftuar me vjen Ti!..
Bashkë më puthjet ndez zjarrin e një dashurie të vërtetë.
E shtanguar nga ndjenja pyes vetën-
Eshte ky njeriu i ëndrreva të mija…!??

Sa e bukurë është jeta, kopshtë plot dëshira …!
Ylber plot ngjyra-që duhet vrejtë e çmuar...!
E bardha-që më jepë fuqi për jetë, pastron shpirtin...
E kuqja-më ndezë dëshirën që jetojë jetën me TY...
që të të dashuroj...përjetësishtë...
E blerta-zgjon shpresën për ditët që vijnë...

Puthjet e tija të zjarrta e të pafundme
shporren nga unë shëmtinë e të zezës
Dhembjën e terrin që më rrethonte!...
Mrekulli!... Ndihem, sikur rilinda!…
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi