Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vetëvendosje, mbulon foton e kryetarit të komunës së Malishevës

Shko poshtë

Vetëvendosje, mbulon foton e kryetarit të komunës së Malishevës Empty Vetëvendosje, mbulon foton e kryetarit të komunës së Malishevës

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jun 13, 2011 11:55 pm


Vetëvendosje, mbulon foton e kryetarit të komunës së Malishevës

Vetëvendosje, mbulon foton e kryetarit të komunës së Malishevës Image0021198036


Lëvizja Vetëvendosje në Malishevë ka zëvendësuar foton e kryetarit të komunës së Malishevës, të vendosur në qendër të qytetit, me flamurin kombëtar.

Në një njoftim të kësaj lëvizjeje, deklarohet se ky aksion është realizuar pasi ka të bëjë me një provokim nga komuna e Malishevës.

“Konsiderojmë se është një provokim, që u bëhet qytetarëve të komunës së Malishevës në prag të përvjetorit, çlirimit dhe ditës dëshmorëve, duke u përpjekur që kjo datë e shënuar t`i atribuohet kryetarit të kësaj komune. Konsiderojmë, se është e padrejtë që me paratë e qytetarëve të bëhen abuzime te tilla nga kryetari, ku më së paku ka të drejtë të thirret në zhvillimin dhe historinë e Malishevës. Foto të tilla i gjejmë vetëm në shoqëritë jodemokratike ku pushteti mendon se ka të drejtë të bëjë gjithçka me hapësirën publike e politike, pa vullnetin e qytetarëve dhe madje duke e shkelur në mënyrë sistematike atë”, thuhet në deklaratën publike të Vetëvendosjes.

Ata bëjnë thirrje që të mos përsëriten rastet e tilla sepse sipas tyre dëmtojnë të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen e qytetit tonë.



Vetëvendosje, mbulon foton e kryetarit të komunës së Malishevës Image0012946
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi