Ramadan Emini: VIKTOR HYGOI – KAMPIONI I LETËRSISË FRANCEZE
Faqja 1 e 1
Ramadan Emini: VIKTOR HYGOI – KAMPIONI I LETËRSISË FRANCEZE
Ramadan Emini:VIKTOR HYGOI-KAMPIONI I LETËRSISË FRANCEZE
Pasaporta me emrin “Lanvë, punëtor” nuk ngjallte asnjë dyshim në atë fillim të dhjetorit 1851, në kufirin franko-belg; megjithatë, udhëtari nuk ishte tjetër veçse Viktor Hygoi, shkrimtari i madh dhe politikani francez, që po i ikte policisë së Lui-Napoleonit. i mërguari u vendos në fillim në Bruksel. Më pas , ai so të shkonte të ngulej në territorin anglez, në Xhersi dhe më pas në Gernesej. Viktor Hygo nuk do të mund të kthehej në Paris veçse nëntëmbëdhjetë vite, pas rrëzimit të Napoleonit III, atëherë kur lufta franko-prusiane nuk kishte përfunduar ende.
Kur u nis, Viktor Hygoi ishte tashme, bashkë me Lamartinin dhe Vinjin, një figurë kryesore e romantizmit francez. Kur vdiç, tridhjetë e pesë vite më vonë, lavdia e tij ishte shtrirë në mbarë botën. Hygoi ishte bërë fenomeni më i madh I letërsisë dhe ai e konsideronte veten aq të madh saqë mund të fliste në emër të të gjithë njerëzimit.
Burrë i vetmuar me gjithë dhuntitë e tij si orator, Viktor Hygoi ishte dënuar me monologun. “Është Hygoi që flet vetëm, do të thot Tibode dhe përpara të cilit një pjesë e pasardhësve është mbërthyer nga i njejti shqetësim ironic që rrethon në rrugë kalimtarin i cili flet me zë të lartë me vete”. Pork y monolog kishte përbrenda një jetë të brendshme dhe shpallte një pushtet të pakundërshtueshëm të fjalëve.
Ishte më tepër nga mllefi sesa nga bindja që Viktor Hygoi e urrente Napoleonin III. Dy burrat tek e fundit nuk ishin pa ngjashmëri mes tyre. “Napoleoni I Vogël”, kjo nofkë për perandorin ishte titulli i pamfletit qViktor Hygoi shkroi në Bruksel, gjatë verës 1852. Vepra u botua në Londër, u përkthye në pjesën më të madhe të gjuhëve, u shit në sasi shumë të mëdha. Lexuesit u kënaqën ose u skandalizuan, sipas shijeve dhe opinioneve të tyre. “Të flesh është si të vdesësh!” Hygo donte t’u tregonte patriotëve të tij se Napoleoni III ishte veçse një actor vulgar, i aftë për ligësi të frikshme netëm që t’i lejonin atij dhe miqve të tij të pasuroheshin apo të zbaviteshin. Viktor Hygoi nuk ngurronte aspak ta quante perandorin “vrasësi” I Francës.
Megjithatë në vitin 1848, në gazetën e tij “Ngjarja”, Hygoi kishte mbështetur, në mënyrë shumë të fuqishme, kandidaturën e Lui- Napoleon Bonapartit për president. Në atë cast, prince ishte në sytë e tij njeriu I aftë të përmbushte reformat sociale të domosdoshme, me një qëllim humanitar dhe demokratik. Hygoi mendonte me siguri se do të luante një rol të madh praën Napoleonit të ri. i zgjedhur në Asamble nga populli I Parist, ai ishte në të djathtë por kur vuri re se Lui-Napoleoni, president i Republikës së Dytë, nuk i besoi asnjë portofol ministerial, ai kaloi në të majtë dhe hyri në luftë kunder “Bonapartit të Vogël”. Shkrimtari hyri në një “komitet të vogël revolucionar”, shkroi dhe nënshkroi kundër presidentit. Natyrisht, loja nuk do të zgjaste për shumë kohë dhe Viktor Hygoi mori rrugën e një mërgimi të gjatë.
Në Gernesej, ai u bë apostulli I lirisë, profeti i vetmuar mbi shkëmbinjtë e ishullit të tij që mendon për çlirimin e njerëzimit.
Gernsej është paksa si Shën Helena e Viktor Hygoit. Në rininë e tij, për më tepër ai e kishte admiruar me zjarr personazhin e Napoleonit i të cilin ai e quante “I Madhi”. Perandori shfaqet në më të famshmen ndër veprat e tij “Të mjerët”, botuar në 1862.
Viktor Hygoi donte që ky libër të ishte romani i epokës së tij; sodoqofte ai do ta fitonte dashurinë e popullit, aq mirëkuptim tregon për problemet e tij. Te “Të mjerët” janë mishëruar idetë sociale të autorit. Fati I një ish-të dënuari, Zhan Valzhanit, i jep dorë të verë me shpatulla pas murit organizimin gjyqësor të asaj kohe. Drejtësia, thotë ai duhet të ndjekë rrjedhën e saj në çdo shoqëri, por shumë e nevojshme është shpirtëmadhësia. Gjykoni, por me mirëkuptim. Mëshira është dogma e parë e doktrinës hygoiane. Për të, romancieri nuk duhet vetëm të përshkruajë zhvillimin e një shoqerie por gjithashtu të tregojë se ku mbështetet ajo. Qeveritarët kanë dy misione, më të rëndësishmë se gjithë të tjerat: të krijojnë pasuri dhe t’i ndajnë në mënyrë të barabartë. Natyrisht, pasuri të pafundme janë grumbulluar gjatë historisë. Por jemi shumë larg një ndarjeje të barabartë. Varfëria është turpi i njerëzimit. i duhet dhënë fund këtij mallkimi përpara çdo projekti tjetër.
Reformator romantic, Viktor Hygoi e konsideronte shekullin XIX si “agimin e idealeve të nëdha”, shekullin i cili duhej të realizonte kushtet paraprake për lumturinë e njerëzimit.
Sa më shumë plakej Viktor Hygoi, aq më shumë vizioni I tij për të ardhmen ecte drejt madhështores, monumentales. Ai u bë fëmija i dashur i popullit francez, burri të cilin një million miq do ta shoqëronin për në varr një ditë pranvere të 1885-ës. Sepse Viktor Hygoi përfshinte një rreth shumë të gjerë dhe s’mund të kufizohej vetëm me Francën, ai shikonte se do të vinte koha kur do të binin jo vetëm muret e klasave sociale, por gjithashtu kufinjtë mes popujve
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi