Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kuqi:Gabim Sejdiu

Shko poshtë

Kuqi:Gabim Sejdiu Empty Kuqi:Gabim Sejdiu

Mesazh nga Agim Gashi Sat Mar 28, 2009 11:28 pm

Gabim Sejdiu



Kuqi:Gabim Sejdiu Fisnik_dobreci_aak-blerim-kuqi132-490x320

Përpjekjet e mia për ta reformuar LDK’në, u shtjerrën. Kosovarët ende kanë nevojë për LDK’në, por jo për këtë të Fatmir Sejdiut. Si duket, nuk ja kemi qëlluar kur e zgjodhëm lider. AAK është parti e hapur, ndryshe nga LDK. Në zgjedhjet e ardhshme, do ta marrim primatin. Unë do ta ndihmoj Haradinajn në këtë proces. Blerim Kuqi, flet për Express.

Nga Leonard Kerquki & Shpend Limoni më 28.03.2009 në ora 8:06

Blerim Kuqi dukej i rehatuar në shtëpinë e tij të re, në AAK. Një rehati, të cilën, kohëve të fundit, nuk po e gjente në LDK.
Vetëm një javë pasi është ndarë nga partia e tij e fundit, ai ka filluar të mendojë se si të mbledhë njerëz të rinj, për t’ju bashkuar Ramush Haradinajt në garën e vështirë për ta rimarrë pushtetin në vend.

I emëruar Sekretari Organizativ i AAK’së, përmes një votimi formal në Këshillin Drejtues, Blerim Kuqi nuk do ta ketë të lehtë për t’ia arritur këtij qëllimi, në nivelin që e dëshiron.

Sfida e parë për të do të jetë vendlindja e tij, Theranda. Në zgjedhjet lokale që pritet të mbahen këtë vjeshtë, aty do të testohet fuqia e tij.
Deri në atë ditë, ai mund vetëm të flasë dhe të shprehë dëshirat e tij.
Por, ajo që di tash për tash është se ka vepruar drejt kur ka vendosur që të kalojë nga LDK në AAK.
Atje, ju shtjerrën mundësitë për reforma.
Këtu, thotë se i ka duart e lira.

Express: Gjatë viteve ’90 ishit në LDK, pas luftës shkuat në PQLK, pastaj prapë në LDK, e tash kaluat në AAK. A është ky stacioni i fundit i Blerim Kuqit politikan?
Kuqi: Po, është stacioni i fundit, derisa të më mundësohet për të punuar, për të dhënë kontributin, energjinë time dhe potencialin që mendoj se ende e kam. LDK dhe AAK janë parti simotra, së paku kanë programin, profili i tyre është qendër kah e djathta. Në këtë kuptim, ka qenë më e lehtë të lëviz prej LDK’së në AAK.

Express: Gjatë kësaj jave keni pasur rast t’i dëgjoni komentet e zyrtarëve të LDK’së për kalimit tuaj në AAK. Dikush ka tentuar ta minimizojë rolin tuaj që keni pasur në LDK, të tjerët janë shprehur indiferentë ndaj largimit tuaj... Prisnit komente të tilla?
Kuqi: Kam menduar shumë, natyrisht, se cilat do të jenë komentet e zyrtarëve të lartë të LDK’së. Unë nuk e di sa ka qenë ndikimi im, por kontributi im për këtë parti ka qenë çfarë ka qenë. Fillimisht, isha njëri prej themeluesve të Forumit Rinor, isha Kryetar i Forumit Rinor për Kosovë, pastaj Kryetar i Këshillit për Financim, një pjesë e kontributit tim që e ndaj me LDK’në është edhe dalja ime në UÇK, ku kam qenë Komandat i Brigadës 123 në Zonën e Pashtrikut... Po ashtu si Ministër, e më pas si Kryeshef Ekzekutiv. Jam munduar që gjatë kësaj kohe të jap një kontribut. Tash, sa e çmojnë në këtë moment në strukturat e LDK’së, është çështje e tyre.

Express: Ka pasur edhe deklaratat tjera të zyrtarëve të LDK’së të cilat nuk janë bërë publike. Kështu, ditën e kalimit tuaj në AAK, në Selinë e LDK’së thuhej se po kalonit atje për çështje të biznesit tuaj...
Kuqi: Unë biznesin e kam krijuar vetë. Mbështetje nga politika nuk kam pasur asnjëherë dhe nuk pres, sepse punët e mia i kryej vetë dhe në mënyrën time. Jam mjaftë origjinal në mënyrën e menaxhimit dhe asnjëherë nuk pres përkrahje prej politikës. Atë që e pres prej politikës është të më vlerësojë ashtu si duhet, së paku që të mos ma bëjë me hile sa i përket ndërmarrjes. E kam një staf shumë të mirë në ndërmarrje dhe kam besim te ai staf në potencialin që ka. Prandaj, nuk dëshiroj që të kem ndonjë përkrahje politike, e assesi as nga Aleanca. Duke e ditur se AAK është në opozitë, LDK është në pozitë, atëherë s’ka kuptim kjo punë që thonë.

Express: Muaj më parë, kur Presidenti Sejdiu ju kërkoi dorëheqjen nga posti i Kryeshefit Ekzekutiv, ju ishit shprehur kundër kalimit në AAK, duke thënë se do të vazhdonit të ishit një anëtar i thjesht i LDK’së. Çfarë ndodhi më pas?
Kuqi: Edhe pas dorëheqjes kam bërë përpjekje për të lëvizur gjërat përmes strukturave të LDK’së. Por, megjithatë, ajo përpjekje ka një limit. Në fund, më është dukur se përpjekjet e mia për ta reformuar LDK’në, e përmes saj shoqërinë kosovare, janë shterur. Çfarë do të ndodhë, nuk e di. Ndoshta, dalja ime në AAK do ta nxisë LDK’në për t’i lëvizur gjërat, për të bërë diçka më shumë, për ta reformuar vërtet LDK’në. Vazhdoj të besoj se kosovarët ende kanë nevojë për LDK’në, për profilin e saj të vërtetë, por jo për LDK’në aktuale, këtë të Fatmir Sejdiut.

Express: Çfarë është LDK’ja e Fatmir Sejdiut?
Kuqi: Fatmir Sejdiu nuk e menaxhon LDK’në, por e kontrollon LDK’në. Ky është një dallim i madh. Ai duhet ta menaxhojë LDK’në, e jo ta kontrollojë.

Express: Si e kontrollon, a ka ndonjë shembull?
Kuqi: Tash nuk më takon shumë, nuk është e moralshme të flas se si menaxhohet në detaje. Në një mënyrë, unë edhe më herët gjatë kohës sa kam qenë Shef Ekzekutiv, kam biseduar edhe me ju për këtë çështje.

Express: Ju keni pasur një pozitë shumë të rëndësishme që e keni lënë në LDK. Është në interes të opinionit të dijë se çka është duke ndodhur dhe pse është kjo LDK kjo që është?
Kuqi: Unë do ta them një fjali shumë të thjeshtë dhe ju do ta bartni mesazhin. Pse një anëtar, një simpatizant i LDK’së, duhet ta votojë këtë parti ashtu si është sot, për t’i çuar votat diku tjetër? LDK sot është një urë ndërmjetësuese për të çuar tek PDK’ja. Pse duhet ta votohet ajo?

Express: A po thoni që Fatmir Sejdiu po punon për Hashim Thaçin?
Kuqi: Këto janë komentet tuaja. Por, është një urë transite deri tek PDK’ja. E kuptoj procesin e koalicionit me PDK’në, për shkak të disa proceseve, për të cilat edhe unë jam pajtuar. Por, nuk e kam kuptuar pse duhet të jemi viktimë non-stop e atij procesi. Ka pasur mënyra tjera për të përforcuar partinë, por edhe për t’i kryer ato procese.

vijon
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuqi:Gabim Sejdiu Empty Re: Kuqi:Gabim Sejdiu

Mesazh nga Agim Gashi Sat Mar 28, 2009 11:29 pm

Express: A është Sejdiu fajtor i vetëm për krizën në LDK?
Kuqi: Që të kesh primatin me një shtet, në një shoqëri, një subjekt politik, duhet të jesh i hapur, qoftë për vlera, qoftë për gjenerata. LDK’ja sot është e mbyllur në një gëzhojë, në strukturat e dikurshme ose me një pjesë të strukturave të dikurshme. Duke mos i parë zhvillimet e shoqërisë, duke mos i parë kualitetet që i ka sot Kosova, sidomos tek të rinjtë që janë sot në moshën prej 25-35 vjeçare... Ky është një problem në vete dhe këtij procesi po i ndihmon Fatmir Sejdiu, edhe pse ka pasur përpjekje mjaftë të mëdha, së paku me fjalë, por në realitet nuk ka ndodhur asgjë.

Express: Pse ka ndodhur ky fenomen, që krejt partitë po i shohim duke u përpjekur të thithin sa më shumë njerëz në kampin e vet, vetëm LDK është bunkerizuar?
Kuqi: Sepse LDK duhet të hyjë në procese të rregullta zgjedhore, nuk duhet të ketë frikë nga ato procese. Dikur është menduar se të jesh në LDK, e ke pushtetin e sigurt, karrigen e sigurt. Sot është një konkurrencë tjetër. Presidenti Rugova nuk është më dhe si duket nuk ja kemi qëlluar kur kemi zgjedhur Lider z. Sejdiu.

Express: A ka frikë Sejdiu nga procesi zgjedhor në LDK?
Kuqi: Po, ekziston frika. Por, nuk dua të flas shumë më për LDK’në, ndoshta është ndër prononcimet e mia të fundit për LDK’në. Do të shohim më vonë si do të rrjedhin gjërat. Ne dëshirojmë të jemi afër me LDK’në, për shumë arsye, sepse i takojmë të njëjtit spektër, njihemi mes vete shumë mirë, edhe besoj se një bashkëqeverisje mes nesh do të kishte funksionuar shumë mirë.

Express: Nënkryetari i Parë i LDK’së, Eqrem Kryeziu, ka thënë se juve ju kërkua dorëheqja sepse plani juaj po rrezikonte stabilitetin e Qeverisë së Kosovës. Cili ishte plani juaj, kënd nga përfaqësuesit e LDK’së në Kabinetin Thaçi planifikonit të hiqnit dhe me kënd mendonit t’i zëvendësonit?
Kuqi: Kjo ka të bëjë më çështjen e kërkesës time rreth rritjes së kualitetit në Kabinetin Thaçi. Por, ka të bëjë vetëm me pozitat e dala nga LDK’ja, jo nga PDK’ja. Ne kemi folur për një mundësi për ta rritur kualitetin e zyrtarëve të cilët janë sot në pushtet nga LDK’ja, për t’u dhënë atyre edhe për të kërkuar nga ata përgjegjësi, ashtu sikurse për të vendosur një kontroll dhe për ta rritur kualitetin e tyre. Kjo ka qenë një kërkesë imja, e cila në një mënyrë është marrë se unë kam dashur ta rrezikoj komplet Qeverinë. Jo, ajo ka qenë normale për një parti, do të ishte edhe sot normale, për të kërkuar një punë më të mirë.

Express: Kënd keni dashur ta shkarkoni?
Kuqi: Assesi nuk dua të flas për emra , kam folur më herët edhe emra. Ka qenë një kërkesë imja që të vendosen disa figura nëpër pozita kyçe në Qeveri, ku ata kanë mundësi, kanë kredibilitet për vendimmarrje, në mënyrë që ne paralel të shkojmë edhe me reformat në parti - do të thotë Qeverinë t’ua lëmë njerëzve që kanë një kredibilitet dhe që janë profesionalë. Në mënyrë që ne ta kemi të mundur që të punojmë për reformat brenda partisë, që ne të na mundësohet të bëjmë një ndarje më të lehtë në implementimin e reformave brenda LDK’së. Unë e di shumë mirë pse është hyrë në koalicion, por nuk e di derisa duhet të jetë ky koalicion.

Express: Le t’i kthehemi kalimit tuaj në AAK. Kush nga zyrtarët e AAK’së ju ofroi së pari ofertën që të kalonit në këtë parti?
Kuqi: Normalisht kam biseduar me z. Haradinaj. Në këto bisedime, AAK më ka ofruar një mundësi, që punën që e kam bërë në LDK, ta bëj edhe këtu. Me AAK’në kemi një marrëveshje dhe marrëveshja është shumë e thjeshtë: z. Haradinaj është zotuar dhe ka premtuar se do të mundohemi që ta krijojmë një Qeveri në të ardhmen, të cilën gjeneratat që janë gjallë do ta mbajnë mend si Qeverinë më të suksesshme në Kosovë. Ai është zotuar në këtë dhe kjo është shumë me rëndësi, pasi që z. Haradinaj është njeri që e mban fjalën. Dhe unë jam i përkushtuar që të ndihmoj në këtë aspekt.

Express:
A ju ka ftuar z. Haradinaj që të kaloni në AAK, apo ju i jeni afruar atij?
Kuqi:
Kjo është e ndërsjellët, është një lëvizje e dyanshme. Z. Haradinaj ka thënë diçka, pastaj unë kam ardhur, dhe kështu jemi përpjekur diku në mes.

Express:
Këshilli Drejtues i AAK’së miratoi unanimisht vendimin e Kryetarit Haradinajt që ju ta merrni postin e Sekretarit Organizativ. Megjithatë, ky votim nuk është përshkruesi më i saktë i disponimit të zyrtarëve të AAK’së ndaj jush. A prisni probleme apo bojkot të zyrtarëve të AAK’së, pasi që ka anëtarë të moçëm këtu që ju duket paksa e rëndë që dikush t’ju hyjë në hise menjëherë...
Kuqi:
Nuk do të pajtohem me konstatimin tuaj. Me aq sa kam vërejtur, mund të konstatoj se është një klimë shumë e mirë, një ambient i mirë, dhe mund të them lirisht se jam pranuar shumë mirë. Normalisht, kam një intuitë për t’i vërejtur gjërat dhe këtë e kam vërejtur, jo vetëm tek z. Haradinaj, tek strukturat e larta të AAK’së, por edhe tek strukturat në nivel degësh a nëndegësh. Po ashtu, vlen të thuhet se një pjesë të mirë të këtyre strukturave i njoh qysh nga koha e luftës, dhe një pjesë tjetër e njoh nga koha kur kam qenë në Qeveri. Kjo klimë e mirë, besoj se është vështirë të gjendet diku tjetër. Pikërisht ky ambient më ka shtyrë për të ardhur në AAK. Ndoshta për një pjesë mund të ketë pakënaqësi, por ta kemi parasysh se unë kam pozitën e Sekretarit Organizativ, post që nuk ka privilegje të mëdha, por punë të mëdha. Duhet thënë se AAK ka një strukturë të mrekullueshme, ka një pjesë të njerëzve të luftës, ashtu sikurse ka edhe pjesën tjetër nga struktura të ndryshme të shoqërisë. Dhe kjo qasje e hapur e AAK’së për të pranuar shtresa të ndryshme, krijon edhe fuqinë e AAK’së. Kjo tregon se AAK ka vendosur, e ka përnjëmend, që ta marrë primatin në skenën politike të vendit.

Express
: Vërtet besoni se AAK mund ta marrë primatin, duke pasur parasysh që në zgjedhjet e fundit doli partie e pestë...
Kuqi: Po, pasi kam parë përkushtimin dhe vizionin për këtë çështje. Jam i sigurt se AAK do ta marrë primatin.

Express: Kur mund të ndodhë kjo?
Kuqi: Në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Express: Haradinaj qysh kur u lirua nga Tribunali i Hagës ka dëshmuar energji të madhe për ta sulmuar Qeverinë Thaçi, ashtu sikurse edhe për të ofruar platforma politike. Megjithatë vlerësohet hendikep i madh për të Qeveria e mëparshme, të cilën e ka udhëhequr AAK...
B. Kuqi: Unë do ta përmendja këtu imazhin dhe punën e Qeverisë Haradinaj gjatë njëqind ditëshit të parë. Po ashtu, duhet thënë se një pjesë e ministrave edhe në periudhën e mëpastajme kanë bërë punë të mirë. Le ta bëjmë një krahasim mes atyre që ishin dje dhe atyre që janë sot. Nuk po them se ka qenë gjithçka në rregull në Qeverinë e mëparshme, pasi që po të ishte kështu do ta kishim shumë më lehtë. Por, megjithatë, nëse bëjmë një krahasim, Qeveria e mëparshme është shumë më mirë se kjo e sotmja. Sidomos njëqind ditëshi i z. Haradinaj. Duhet të kihet parasysh se pjesën tjetër z. Haradinaj nuk ishte në Kosovë. Ndërkaq sot është një situatë tjetër, z. Haradinaj është këtu dhe është shumë më lehtë.

Express: Për AAK’në, LDK’ja është një partner strategjik. Madje, shumëkush beson se kthimi i AAK’së në Qeveri varet ekskluzivisht nga LDK’ja. A do të vazhdojë të mbetet LDK’ja një parti e madhe, apo prisni që vendin e saj ta zë AAK?
Kuqi: Nëse LDK nuk ndryshon, askush më nuk pret që kthimin në Qeveri ta shohë përmes LDK’së. AAK e ka vizionin e vet dhe aty ku përputhet me LDK’në do të veprojmë së bashku.

Express: A do të ketë edhe kalime tjera të zyrtarëve të LDK’së në AAK? Flitet për disa ish-ministra të Qeverisë së mëparshme, deputetë etj...
Kuqi: Nuk e di. Nuk kam biseduar me asnjërin prej tyre për këtë çështje.

Express: Kalimi juaj në AAK dhe kalimet tjera që mund të ndodhin, a do ta prishin partneritetin mes AAK’së dhe LDK’së?
Kuqi: Kjo vërtet është një çështje e ndjeshme, por megjithatë ne pak a shumë i takojmë të njëjtës familje, në aspektin e profilizimit. Megjithatë, garat do t’i kemi të ndryshme, çdonjëri do të bëjë garë për vete.

Express: Çfarë i premtoni ju AAK’së se mund të bëni për të, bie fjala gjatë këtij viti? Ku do të jetë fokusi i punës tuaj?
Kuqi: Unë do të kontribuoj në procesin e hapjes ndaj vlerave, për të kontribuar kështu në krijimin e një infrastrukture të duhur njerëzore për ta udhëhequr Kosovën. Pra, do të presim vlera të reja në AAK. Ka shumë njerëz që kanë vlera, por që nuk e kanë hapësirën e nevojshme për t’u inkuadruar në parti politike. AAK mund t’u krijojë këtë mundësi këtyre njerëzve.

Qeveria Thaçi e humbi shansin

Sekretari Organizativ i AAK, Blerim Kuqi, mendon se Qeveria Thaçi do të humbë çdo ditë e më shumë përkrahjen e saj tek qytetarët.
Sipas tij, ajo është shndërruar në sinonim të keqqeverisjes.

“Personalisht mund të them se nuk jam i kënaqur aspak me punën e Qeverisë aktuale. Kësaj Qeveria ju ka dhënë një mundësi e mirë, por nuk e kanë shfrytëzuar. Tash, ata kanë një kohë shumë të shkurtët para vetës për t’u përmirësuar. Me kalimin e kohës kemi një keqqeverisje, e jo një mirëqeverisje”, ka thënë Kuqi
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi