Dëshmitari “X”: Limaj donte ta ekzekutonte Kuçin
Dëshmitari “X”: Limaj donte ta ekzekutonte Kuçin
Dëshmitari “X”: Limaj donte ta ekzekutonte Kuçin
Ish-mbikëqyrësi i të ashtuquajturit burgu i Kleçkës, i themeluar dhe kontrolluar nga UÇK-ja gjatë vitit 1998-1999, ka thënë se këtë urdhër e kishte marrë nga Fatmir Limaj - komandant Çeliku që të mos guxonte ta lironte, ndryshe do të vritej.
Ky ish-pjesëtar i UÇK-së, që tashmë identifikohet si dëshmitari “X”, i ka rrëfyer prokurorit special Maorizio Salustro prej ditës së parë kur i është bashkuar UÇK-së e deri ditën që u është dorëzuar autoriteteve, shkruan Koha Ditore.
Dëshmitari bashkëpunues që nuk do të ndiqet penalisht as për vrasjen e dy serbëve të cilat thotë se i ka kryer vetë me urdhër të Fatmir Limajt ka rrëfyer gjerë e gjatë në disa intervista të zhvilluara gjatë vitit të kaluar. Ai ka folur për arrestimin e Blerim Kuçit, kryetarit aktual të Suharekës dhe lirimin e tij “diplomatik” nga ish-kryetari i Gjykatës Ushtarake të UÇK-së.
“Kur u lirua Blerim Kuçi sipas urdhrit të Sokol Dobrunës, Fatmir Limaj filloi ta mallkonte atë. Blerim Kuçi ishte një komandant në zonën e Suharekës. Sipas thashethemeve që i kam dëgjuar ai gjoja u kishte thënë ushtarëve të tij t’i linin armët e tyre dhe të iknin për në Shqipëri. Për këtë arsye vetë Fatmiri e kishte arrestuar atë dhe personalisht e kishte dërguar në burgun e Kleçkës”, i ka thënë dëshmitari prokurorit.
Gazeta ka siguruar dëshminë e tij rreth 200 faqe në të cilën ka bërë skica e sqaruar ato që kishte shkruar në ditarin e tij. Kur ai ia shkruante para emrin të ndonjë të burgosuri “plus” kjo nënkuptonte që ai ishte ekzekutuar.
Dëshmitari “X” që është emër i njohur për redaksinë ka thënë se ka kryer vrasje me urdhër të Limajt. Për këtë vrasje të dyfishtë atij i ishin rrahur krahët nga Limaj. Një pjesë të madhe të dëshmisë ky dëshmitar ia ka kushtuar Blerim Kuçit i cili refuzoi të dëshmon për prokurorinë dhe u ndëshkua me një muaj burgim. Sipas këtij dëshmitari, Limaj kishte thënë për Kuçin se duhej të ekzekutohej.
Dëshmitari ka rrëfyer se nuk donte t’i ekzekutonte njerëzit duke u bazuar vetëm në dyshime. Gjatë kohës sa kishte qëndruar në fshatin Shalë të Lypjanit, “X”-i ka thënë se ishin arrestuar dhe sjellë dy gazetarë serbë.
Për ndalimin e tyre dikush e kishte informuar Hashim Thaçin. Thaçi tash kryeministër i Kosovës dëshironte që t’i shihte personalisht dhe të bisedonte me ta. Ai kishte shkuar në Shalë por nuk ishte lënë nga dëshmitari t’i takonte pasi që nuk e njihte autoritetin e tij përveç Limajt. Pas disa minutash Thaçi e kishte marrë Limajn dhe kishin shkuar tek dëshmitari. Mirëpo Thaçi dhe Limaj kishin një problem: nuk dinin serbisht. Si përkthyes kishin marrë dëshmitarin “X”. Kjo kishte ndodhur në fund të vitit 1998 apo në fillim të vitit 1999. Gazetarët ishin mbajtur për dy muaj në shtëpinë e “X”-it.
Dëshmitari e ka përshkruar shefin e Gjykatës Ushtarake, Sokol Dobrunën si njëri të mirë. Dobruna i kishte thënë dëshmitarit që të mos e merrja asnjë të burgosur pa nënshkrimin e tij.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi