Mehmet Shehu: Kadareja me “Pashallarët e kuq” ka gabuar rëndë
Faqja 1 e 1
Mehmet Shehu: Kadareja me “Pashallarët e kuq” ka gabuar rëndë
Mehmet Shehu: Kadareja me “Pashallarët e kuq” ka gabuar rëndë
“Ismail Kadareja me “Pashallarët e kuq” ka vënë në shënjestër udhëheqjen e partisë”. Ka mjaftuar ky sinjal i Enver Hoxhës për të vënë në lëvizje majën e piramidës komuniste.
Nga Afrim Imaj
Gjithçka ka ndodhur në fshehtësi teksa shkrimtari i njohur ka botuar poemën “Në mesditë Byroja Politike u mblodh”. Këtë radhë shqetësimi i kapërcente dimensionet e zakonshme. Sipas kreut të kupolës komuniste, ishte rëndësia e subjektit dhe tendenca e fshehur e autorit për të fshikulluar thelbin e regjimit, ato që e bënin urgjente analizën kritike të veprës. E tillë do të dëshirohej ajo edhe nga rrethi i ngushtë i oborrit të sekretarit të Parë, për të cilin ideja e shfrenuar e Kadaresë këtë herë kishte kapërcyer çdo kufi. I pari që do t’i përgjigjej tronditjes së Enverit ishte krahu i djathtë i tij, njeriu që kryente detyrën e kryeministrit prej vitesh.
Në vitet e demokracisë janë bërë përpjekje të shumta për të zbardhur odisenë e poemës “Në mesditë Byroja Politike u mblodh” dhe problematikën që shoqëroi atë deri në çastet kur vepra doli në dritë për lexuesin e gjerë. Janë evokuar diskutimet dhe dilemat e politikanëve dhe kritikës të kohës për devijimet ideologjike të autorit të këtij krijimi të bujshëm. Kanë folur bashkëkohësit dhe dëshmitarët e ngjarjeve që kanë pasuar gjatë reflektimit parimor të “Pashallarëve të kuq”. Ka rrëfyer ndërkaq edhe vet autori i saj. Janë hedhur fakte e dokumente të njohur në një rreth të ngushtë njerëzish në kohën e komunizmit. Pak a shumë për qytetarin e vëmendshëm është bërë e qartë ajo çka ndodhur me Kadarenë dhe poemën e tij “Në mesditë Byroja Politike u mblodh”. Gazeta “Panorama” ka mundur të sigurojë një letër të panjohur që Mehmet Shehu adresonte për Enverin në përgjigje të porosisë së tij për të reflektuar me vigjilencë të lartë komuniste ndaj lajthitjes së radhës të Ismail Kadaresë.
Po çfarë nënvizon në analizën e gjatë rreth poemës “Në mesditë Byroja Politike u mblodh” njeriu më i afërt dhe shoku më besnik i Enver Hoxhës? Fillimisht ai e informon eprorin e tij për studimin e vëmendshëm të poemës problematike të Kadaresë dhe qysh në krye të herës miraton konkluzionet që Enveri ka bërë rreth saj. Pastaj, Mehmet Shehu rreshton çështjet në të cilat Kadareja ka devijuar në krijimin e tij. Për kryeministrin komunist rebelimi ndaj pashallarëve të kuq është një apel që u bëhet punëtorëve për të shporrur ministrat dhe qeveritarët e korruptuar. Padyshim, kjo për nomeklaturën komuniste ishte e pafalshme. Prandaj dhe Mehmet Shehu i kërkon Enver Hoxhës që ndaj këtij rasti të qëndrohet rreptë, për të ruajtur vijën e partisë dhe luftën titanike të klasave. Gjithsesi, në bindjen e kryeministrit komunist, përtej gabimit të rëndë që ka demonstruar shkrimtari më i njohur i vendit, është shpresa se pas një qortimi të ashpër Kadareja mund të mbetet në laboratorin e tij krijues dhe “po kaloi matanë barrikadës marksiste të partisë, në qafë të ketë veten”. Më shumë se bindje, ishte një prirje e ish kryeministrit për ta mbrojtur Kadarenë. Një pjesë e bashkëkohësve, e motivojnë këtë “debulesë” të Mehmet Shehut me miqësinë e të birit, Bashkimit me shkrimtarin e shquar. Në analizën rreth kësaj poeme problematike, Mehmet Shehu e përkujton komandantin edhe për gabime të tjera që kanë bërë shkrimtarë të tjerë po kaq të njohur sa Ismail Kadareja. Ai vë në vëmendjen e Enver Hoxhës se kështu ka ndodhur edhe me Dritëro Agollin që “ka gabuar rëndë në romanin “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”. Po çfarë shkruan konkretisht Mehmet Shehu në letrën që i adreson Enverit në shqyrtim të gabimeve ideologjike të Kadaresë te “Pashallarët e kuq”…
Shoku Enver
E lexova me vëmendje poemën e Ismail Kadaresë “Në mesditë Byroja Politike u mblodh”. Jam dakord me konkluzionet tuaja. Ai, këtu, sipas mendimit tim, gabon veçanërisht në këto çështje:
1-Të gjithë burokratët, meqenëse janë bartës të burokratizmit që është shfaqje konkrete e ideologjisë armike, i quan armiq, dhe nuk ndan ideologjinë armike nga bartësit e kësaj ideologjie në këtë rast, të cilët me ndonjë përjashtim janë jo armiq por njerëzit tanë të ndreqshëm.
2-E përgjithëson dhe e absolutizon shfaqjen e burokratizmit, saqë krijon jo vetëm përshtypjen por edhe arrin në konkluzionin se këtu te ne sundonin (në mos sundojnë akoma) deri dje vetëm burokratët dhe këta i kanë duart të lyera me gjak gjer në bërryla, prandaj duhet të ngrihet klasa punëtore të turret mbi ministritë për kontroll që të mos i marrin ministritë me topa nesër! Deri këtu ka arritur alarmi i autorit.
3-Pashallarët e kuq dhe bejlerët me tesera partie duket që janë Beqir Balluku e banda e tij. Po këtu, në vjershë, duket sikur te ne ka mbaruar çdo gjë (ose gati mbaroi çdo gjë) dhe nuk i ndan autori njerëzit me shfaqje të burokratizmit nga banda tradhtare e Beqir Ballukut, por të gjithë i konsideron njësoj, armiq, që duhen përmbysur.
4-Konkluzioni tjetër i poetit është që “në kufi ka qetësi” prandaj o burra t’u vërsulemi burokratëve, të cilët janë të gjithë pashallarë të kuq, bejlerë me tesera partie, këtu brenda duhet të ndizet lufta për përmbysjen e burokratëve nëpër ministri, deri në Komitetin Qendror, se “nga jashtë nuk na nget njeri”.
5-Në qoftë se “çatinë” e një shtëpie quajmë suberstrukturën dhe “themel” ekonominë, autori na këshillon që të mos e ngasim “çatinë” se andej nuk na vjen e keqja, por të ruajmë “themelin”. Kjo të devijon rëndë nga marksizmi, sepse, siç dihet, si degjenerimi i suberstrukturës, ashtu edhe degjenerimi i ekonomisë të çojnë në katastrofë.
Po në qoftë se autori me fjalën “çati” quan udhëheqjen dhe me fjalën “themel” quan masën, atëherë kjo mund të merret edhe si thirrje për “të lëvizur gurët e themelit” se që andej vjen shembja e gjithë ndërtesës (rendit) etj.
Nga do ta kthesh, Ismaili ka gabuar. Po unë mendoj se duhet të luftojmë akoma, përsëri e përsëri, për ta shpëtuar Ismail Kadarenë, se mendoj se mund të shpëtohet. Rrënja e gabimeve të tij këtu qëndron në mosnjohjen nga ana e tij të bazave të ideologjisë të marksizëm-leninizmit, të vijës së partisë sonë, të luftës së klasave e ligjeve të saj, veçanërisht nuk njeh praktikën e luftës së klasave gjiganteske e të pashembullt që ka bërë e bën partia. Mund edhe të gaboj kur them se Ismail Kadareja mund të shërohet, por unë e kam akoma këtë bindje, sepse Ismaili i ka kënduar partisë, luftës nacionalçlirimtare, popullit jo një herë dhe ka bërë vepra të mëdha në këto drejtime. Poema e tij “Përse mendohen këto male” është me partishmëri të lartë. “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, “Kështjella”, “Qyteti i gurtë” janë nga romanet më të mirë si nga përmbajtja ashtu edhe nga ana artistike. “Dimri i vetmisë së madhe” me gjithë boshllëqet ideologjike, është një vepër e madhe që ngre shumë lart luftën e partisë kundër revizionizmit dhe është e vetmja vepër ku portretizohet si duhet, me baza marksiste, udhëheqësi i partisë dhe i popullit. Dhe, me sa di unë, Ismaili e ka ripunuar këtë roman për të ndrequr gabimet e bëra. Edhe me mua ka biseduar për këtë dhe ka bërë autokritikë. Romanin “Dasma” ai e ka dënuar vetë si dështim, etj. Për nga origjina, Ismailin nuk e lidh gjë me armikun.
Ai, ndoshta ka dashur të fusë në vjershë luftën kundër grupit të komplotistëve dhe kundër burokratizmit. Por në këtë orvatje dështoi. Shpresoj se po të bisedohet shtruar me të, do t’i kuptojë gabimet e rënda.
Për sa i përket konkluzionit që kanë edhe shkrimtarët e tjerë më të mirë në lidhje me luftën e klasave, luftën kundër burokratizmit, etj., mjafton të përmendim dy vepra të gabuara, për mendimin tim, të Dritëro Agollit: A/Romani “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”, ku absolutizohet burokratizmi, ku del se rendi ynë është kalbur me burokratë të pandreqshëm si Zylua, etj. B/Drama “Fytyra e dytë”, në fillim ishte një dramë që e nxinte situatën e rendit tonë sepse këtu sundonin burokratët. Pastaj, pas disa kritikave shumë të zbehta, e ndreqi këtë dramë gjer në një farë mase. Kjo dramë ka 7-8 vjet që jepet. Po romani për burokratin Zylo është në qarkullim. Dhe megjithatë, më vonë, siç dihet, Dritëroi shkroi poemën e mrekullueshme “Nëna Shqipëri”.
Ju e dini vetë më mirë se puna me shkrimtarët është delikate, ata duhen edukuar vazhdimisht. Dhe vetëm kur kalojnë krejtësisht në anën e kundërt, ndonjëri, si për shembull Fadil Paçrami, duhen flakur e dënuar. Mendoj se Ismaili nuk ka shkuar deri në atë shkallë. Këta njerëz ne duhet t’i ndihmojmë duke u vënë në dukje gabimet e të metat, t’i edukojmë e të përpiqemi t’i shpëtojmë deri në fund. Pastaj, po e kaluan barrikadën për matanë, në qafë paçin veten!
Kështu mendoj unë. Por mund edhe të gaboj në mendimin tim. Sidoqoftë, unë jam dakord si të vendosni ju.
Mehmet Shehu
20. 10. 1975
Panorama, 29/07/2007
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Fahri Xharra:Letër e hapur: Neve na duhet KADAREJA!
» Redi Shehu:L a k u r i q e s i a
» POEZI NGA IZET SHEHU
» Shpresa Ime: Në kohë të gabuar
» Liridona Shehu:NJË MBRËMJE NË PRISHTINË
» Redi Shehu:L a k u r i q e s i a
» POEZI NGA IZET SHEHU
» Shpresa Ime: Në kohë të gabuar
» Liridona Shehu:NJË MBRËMJE NË PRISHTINË
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi