Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kujtim Stojku:LULET E GJAKUT.

Shko poshtë

Kujtim Stojku:LULET E GJAKUT. Empty Kujtim Stojku:LULET E GJAKUT.

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jun 15, 2011 8:55 pm

Kujtim Stojku:LULET E GJAKUT. 259994_1746113016273_1342220805_1513108_7285743_nKujtim Stojku:LULET E GJAKUT. 50098_1342220805_3882957_n

Kujtim Stojku:LULET E GJAKUT.

Dhe ja tani plot gaz erdhi pranvera
Lulet shumëngjyrshe kanë çelur në çdo vend
Por lulet me të bukura janë trëndafilat
Erë të këndshme lëshojnë anekënd

Në çdo vend këto lule ku kanë mbirë
T’bukura të ndritshme gjith shëndet
Me gjak dëshmorësh kjo tokë i ka vaditur
Prandaj nga lulet erë t’këndëshme ndjejm ne.

Bashkë me trëndafilat buzqeshin dhe manushaqet
Me ngjyrën e bukur për ta pas’ merak
Luledelet kanë çlur plot nëpër livadhe
Ja, atje më tej plot hijeshi zbardhon një zambak.

I sodis me endje lulet se t’ gjitha të bukura janë
Këta janë lulet e gjakut petalet i hapin sakaq
Bletët mbi ta me kënaqësi ulen
Menjëherë fillojn të thithin të ëmblin nektar.

T’gjitha këto lule që kanë mbirë nga kjo tokë
Ku n’gjirin e saj’ mban heronjtë e lirisë
T’gjitha i shkelën, u dhënuan, por asnjëra s’uli kokë
Por t’gjitha u ringjallën shëndrijn’ gjith’ ngadhnjim…

Fund
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi