Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ramadan Emini:VUAJTJE DHE ZGJIM

Shko poshtë

Ramadan Emini:VUAJTJE DHE ZGJIM Empty Ramadan Emini:VUAJTJE DHE ZGJIM

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jun 16, 2011 12:10 pm

Ramadan Emini:VUAJTJE DHE ZGJIM 254332_154243421312293_100001799075412_298579_4024669_nRamadan Emini:VUAJTJE DHE ZGJIM 187481_100001799075412_7795989_n
Ramadan Emini:VUAJTJE DHE ZGJIM

I
Më duhet t’i këpus
vargonjtë e ferrit të Dantes,
me këto duar mbushur me kallo
shekujsh stolisur për ibret,
Bardhesine e shpirtit ta shpëtoj
nga kthetrat e ndyta të Luciferrit
ndragur ndër sheku të rëndë
zijosur nga errësirë e Hadit.
Më duhet t’i copëtoj të nëntë hallkat e tij
t’i bëj copë e grimë,
vetëm atë të nëntën do ta lë,
ju e dini pse!...

II
Bardhesi dhe Kaltersi bashke,
spektër ngjyrash miliona nuancash
qe pikturojnë gjerdanin e ylberit.
Kthema buzëqeshjen që ma more,
borxh nuk ta pata,
secili prej nesh ka një copëz të vogël
nën këtë kupë dhe diell
ndërmjet tokës e qiellit…

III
Ah shën Valentin i skuqur,
ti murg i veshur me zhgun,
strukur në qelat e ftohta të manastireve,
me trendafilin e kuq në buzët e vyshkura
nga vitet e heshtjes, mos me thuaj
që nuk dashurove!
E ti, shën Anjezë që ëmbël u përvëlove
me shtizën e zjarrtë të engjëllit Serafin,
mos më thuaj që nuk e ndjeve…

(R. Emini, 16 qershor 2011)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi