Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Përkujtohet masakra e Izbicës

Shko poshtë

Përkujtohet masakra e Izbicës Empty Përkujtohet masakra e Izbicës

Mesazh nga Agim Gashi Sat Mar 28, 2009 11:37 pm

Përkujtohet masakra e Izbicës





Përkujtohet masakra e Izbicës Izbica-490x320

Nga Express më 28.03.2009 në ora 16:56

Mijëra qytetarë kanë marrë pjesë të shtunën, në Izbicë, në dhjetëvjetorin e masakrës, kur forcat serbe vranë dhe pushkatuan 147 civilë shqiptarë të të gjitha moshave, kufomat e të cilëve pas varrosjes, u nxorrën dhe u bartën në varreza masive në Serbi. Sot e kësaj dite nuk dihet vendondodhja e 37 prej viktimave.

Duke folur në këtë përvjetor, ministri i Forcës së Skigurisë së Kosovë,s Fehmi Mujota rikujtoi se masakri kishte ndodhur vetëm katër ditë pas vendimit të NATO-s për sulme mbi caqet ushtarake dhe policore serbe, kur të gjithë besonin se e keqja përgjithmonë po largohej nga Kosova.

“Masakra të tilla pati gjithkund nëpër Kosovë, por kjo në Izbicë ishte e një lloji të veçantë dhe i një masivitet të veçantë me krejt përmasat gjenocidale.... Krimi në Izbicë e bindi botën demokratike dhe më shumë se krimet e bërë në Kosovë e kishin qellimin e dëbimit, pastrimit, vrasjes, zhdukjës së një populli sipas elaborateve famëkëqia," tha ministri i Mujota.

Kryetari i Kuvendit Komunal të Skenderajt, Sami Lushtaku tha se në Izbicë u krye njëra ndër krimet më të rënda kundër njerëzimit prej se kishin filluar luftërat.

"Të gjithë të vrarët u varrosën dhe u nderuan siç e meritonin, por ajo që ngjau pastaj, zhvarrosja e të vrarëve, të cilët ishin varrosur me dinjitet ishte diçka që rrallë kishin bërë madje edhe ushtritë më barbare. Këtu në Izbicë, u krye njëra prej krimeve më të rënda kundër njerëzimit, prej se kishin filluar luftërat", tha Lushtaku.

Në përvejetorin e masakrës në Izbicë është shënuar edhe një fatkeqësi komunikacioni, kur një veturë në lëvizje ka goditur 22 vjeçarin Astrit Thaçi nga Vojniku i Skenderajt, i cili pas lëndimeve të marra ka vdekur. Viktima ishte dërguar me të shpejtë në Qendrën Kryesore të Mjkësisë Familjare në Skenderaj, por përpjekjet kanë qenë të kota, pasi ai kishte ndërruar jetë gjatë rrugës. (Kosovalive)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Përkujtohet masakra e Izbicës Empty Homazhe dhe lule për 147 civil të martirizuar

Mesazh nga Agim Gashi Sun Mar 29, 2009 12:02 am

Homazhe dhe lule për 147 civil të martirizuar

Isa Fejzullahu, BOTA SOT
Në 10-vjetorin e masakrës serbe në Izbicë
Përkujtohet masakra e Izbicës Sh_b


Përkujtohet masakra e Izbicës Izi
Nga homazhi në 10-vjetorin e masakrës serbe në Izbicë

Dhembja dhe krenaria u përtërinë edhe këtë të shtunë në varrezat e të martirizuarve në fshatin Izbicë, ku u bënë homazhe dhe u vendosën lule për 147 të martirizuarit e këtij fshati, të cilët u vranë dhe u masakruan nga forcat serbe 10 vjet më parë, vetëm e vetëm pse ishin shqiptarë. Më 28 mars 1999, falanga serbe tronditi Kosovën dhe botën me aktin më të shëmtuar njerëzor, likuidimin fizik në mënyrën më barbare të 147 civilëve shqiptar, midis të cilëve shumica ishin fëmijë dhe pleq të pa mbrojtur, u tha me këtë rast, tha Sami Lushtaku, kryetar i KK të Skenderajt. “Sot 10 vjet këtu në Izbicë u krye një ndër krimet më të rënda kundër njerëzimit. Brenda një dite u vranë mbi 150 civilë shqiptarë, vetëm pse ishin shqiptarë dhe që po kërkonin lirinë si gjithë popujt tjerë. Forcat serbe, të tërbuar nga humbjet që po pësonin në fushën e betejës, u vërsulën në popullatën civile të paarmatosur për të marrë hak, të bindur se po vrisnin mbështetjen e UQK-së”, tha Lushtaku, “Nëse nuk i nderojmë të rënit dhe nëse i harrojmë krimet, ka rrezik që ato të na përsëriten”, porositi ai të pranishmit.
Ndërkaq, duke përshëndetur në emër të kryeministrit të Kosovës, z.Hashim Thaçit, z. Fehmi Mujota, ministër i Forcës se Sigurisë së Kosovës, kujtoi se kur serbët panë që më kurrë nuk do ta sundojnë Kosovën, nga dëshpërimi kryen masakra të papara kundër njerëzve, të cilët nuk pranuan të gjallë t’i lënë trojet stërgjyshore, siç ishte popullata e Izbicës me rrethinë, e cila u martirizua me vetëdije se po e ndihmonte lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Për gjithë atë që ndodhi para 10 vjetësh në Izbicë, në mënyrë kronologjike, foli Xhavit Aliu, ndërsa në emër të familjev të dëshmorëve dh të të martirizuarve, përshëndeti Hysni Ngucati. Kjo është një ndër masakrat më të mëdha që policia dhe paramilitarët serbë bënë ndaj popullatës civile shqiptare në Drenicë. Kjo masakër përkujtohet çdo vjet me anë të një akademi përkujtimore.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi