Lis Bukuroca:Kombi kosovar dhe deklarata e Tadiçit
Faqja 1 e 1
Lis Bukuroca:Kombi kosovar dhe deklarata e Tadiçit
Lis Bukuroca:Kombi kosovar dhe deklarata e Tadiçit
Sapo lexova artikullin në “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, ku Tadiçi kushtimisht pajtohej me bashkimin shqiptar, thash me vete: a thua sa është acaruar dhe zemëruar Nexhmedin Spahiu? Pikësëpari më vajti mendja tek ai dhe disa të tjerë, që me shkrimet e tyre, me shumë pasion përpiqen të na distancojnë nga Shqipëria dhe të cilët me përkushtim të madh mbrojnë idenë e të qenit ndryshe dhe domosdoshmërinë e krijimit të kombit të ri. Jo vetëm këtë, por për të bindur publikun për idetë e tyre, ato prodhojnë ndjenja mosdurimi kundër Shqipërisë. Kur lexohet komentet e përkrahësve të tyre, njeriut i ngrihen flokët përpjetë. Njeriu mendon se po flasin keq për Serbinë: nga traumat, nga urrejtja. Mirëpo jo, ata flasin kundër Shqipërisë. Ata përgatisin terren për komb të ri.
Tadiçi me pak fjalë u tha atyre: “ju, për ne, jeni shqiptarë, jo kosovarë.” Ai nuk tha tekstualisht kështu, por nga dëshira e tij për të negociuar me Shqipërinë, mund të shkoqitej mendimi se po fliste për shqiptarët e mbetur jashtë kufirit, jo për kosovarët, siç do të kishin dëshiruar disa mami. Etimologjia e toponimit Kosovë nuk ka mundur të shpjegohet me shqipen.”Kos” në serbishte d.m.th., mëllenjë, prandaj edhe është quajtur “Fusha e Mëllenjave (...)” Emri i vërtetë i këtij territori është Dardani. Dardani e zvogëluar, mirëpo jo Kosovë! “Kosovë” është semantika e copëtimit: përbuzjes, tmerrit, nënshtrimit dhe riemërtimit pas pushtimit serb! Ashtu siç kanë pagëzuar edhe Vojvodinën! Të krijohet kombi i ri me një fjalë serbe, d.m.th të ruhet lidhja kërthizore përgjithmonë me Serbinë.
Unë nuk kisha durim. Prisja shkrimin e profesorit Spahiu, të radhës. Kërshëria nuk më linte të qetë të lexoj kundërshtimin e tij. Se do ta kundërshtonte ai Tadiçin, isha i parabindur: isha i sigurt, aq sa jam i sigurt se java ka shtatë ditë. Dhe, disa ditë më vonë, u shfaq me lugë dhe fultere në dorë kryekuzhinieri. Profesor Spahiu merret me manipulim eksperimental, sugjestionim në masë dhe demagogji në gatimin e gjellës”komb”.
Sapo përfundova artikullin e gazetës gjermane, bëra vetes edhe këtë pyetje: pse ai ndritur, që konsideron veten profesor, doktor të shkencave, nuk lufton ta quajë Kosovën Republika Shqiptare apo Dardani, por dëshiron të gatuajë kombin kosovar dhe ta zhduk emrin shqiptar?
Tadiçi nuk u shfaq me këtë ide për t’u bërë babadimër i shqiptarëve, por ka ndërmend të nxjerrë përfitime të reja, tjera, si për shembull të na copëtojnë edhe një herë. Ai është patriot serb. Shqipërinë e vogël që e kemi sot, nuk është Shqipëria fizike që shtrihet deri në Bujanoc e Medvegjë, deri në Ulqin, Plavë e Guci, deri në Kumanovë, por është Shqipëria e copëtuar, sakatuar, masakruar, vrarë, dëbuar dhe zvogëluar nga ushtria serbe. Serbia pushtoi trojet tona dhe i mban të pushtuar, siç po mban veriun e Kosovës. Kjo Shqipëri e sotme, është rezultat i pafuqisë shqiptare, i orientimit të gabuar, mungesës së aleatëve dhe në anën tjetër, dëshmon për aleancën sllave, ortodokse dhe perëndimore në favor të Serbisë. Pra, Republika e sotshme shqiptare është pasojë e dështimit tonë në fushëbetejë dhe në tryezë. Shqipëria është ndjenja e vogëlsisë shqiptare. Ajo gjithmonë na rikujton gabimet tona, orientimin e rrejshëm, braktisjen tonë nga Europa, animin e saj dhe diskriminimin në skenat politike ndërkombëtare. Serbia jo vetëm se ka shkëputur krahina shqiptare nga vendi ëmë, por me qindra mijëra veta ka dëbuar në Turqi, ku sot janë asimiluar. Arbëreshët nuk janë asimiluar edhe pas pesë shekujve. Edhe diaspora shqiptare nga ish Jugosllavja, është pasojë e politikës serbe. Ndërgjegjja e Serbisë ndaj popullit shqiptar është aq e ndyrë, sa nuk bëhet më. Tragjedia dhe fragmetarizimi shqiptar mban vulën serbe! Për këtë duhet biseduar me Tadiçin, nëse beson se nuk është pinjoll i Millosheviçit dhe nxënës i projekteve skolastike serbe.
Mali zi nuk ka pushtuar hinterlandin e Shkodrës pa ndihmën serbe dhe nuk do të kishte mundur ta zaptojë kurrë. Trojet shqiptare në Maqedoni, nuk i ka pushtuar Maqedonia, por Serbia. Tadiçi nuk ka përmendur këto troje të sekuestruara në dobi të vëllezërve sllav, por foli për një rikufizim midis Shqipërisë dhe Serbisë. Pse? Në mes të tjerash, Tadiç u tregoi ideatorëve të kombit të ri, se ai nuk i sheh shqiptarët e Kosovës si “kosovari”, siç do t’ i kishte pëlqyer atij nga gjellëtorja “kosovska çorba”, por shqiptarë. Jo pse na donë Tadiçi, por ai ka frikë se kombi shqiptar bashkohet dhe për të mbijetuar ai në skenën serbe, përpiqet ta zmadhojë edhe një herë Serbinë. Nëse një ditë Kosovës i hiqet tutorizmi dhe nëse një ditë Shqipëria bën politikë kombëtare, si grekët për shembull, si maqedonët, si serbet, si kroatët etj., atëherë demokracia nuk ka fuqi ta ndalojë bashkimin e asaj që ka bashkuar Zoti, gjaku, gjuha, gjeografia, historia, tradita, bashkëvajtja, bashkëvuajtja, dhembshuria, fati dhe jeta dhe, i ka ndarë: lufta, pushtimi, nënshtrimi dhe padrejtësia. Rrjedhimisht: krimi shtetëror.
Ata që njohin mirë kuzhinën e politikës serbe, dinë se Serbia tani ndjehet shumë e rehabilituar dhe për këtë e ka ndihmuar shumë qëndrimi i Kosovës dhe i Shqipërisë. Në vend se ajo të përballje me një Nyrnberg të vetin, ajo akuzon Kosovën. Meqenëse Kosova nuk mund ta padiste në Hagë, atëherë duhej ngritur një akuza kolektive shqiptare në Beograd tek Gjykata e Krimeve të Rënda: për dhunimin e mijëra grave, për vrasjen e mijëra qytetarëve, për djegien dhjetëra mijërave shtëpive, për deportimin e qindra mijërave dhe për shitje e organeve të 3000 shqiptarëve të pagjetur! Pse në Beograd? Sepse Beogradi akoma konsideron Kosovën pjesë të veten dhe meqenëse është kështu, atëherë të kërkohej dëmshpërblim nga shteti serb për vrasjet e qytetarëve të vet dhe për dëmtimin e ekonomisë. Një dëmshpërblim siç kërkojnë disidentët e djeshëm për mynxyrën gjatë sundimit komunist në vendet e veta. Pse dhunuesit e grave shqiptare të konsiderohen patriot serb? Pse vrasësit e fëmijëve shqiptarë të quhen patriot serb dhe pse të jenë në liri? Pse krimi i organizuar, që ka shkrumbuar shtëpitë shqiptare, që ka plaçkitur orenditë dhe arkivat, të nderohet në Serbi si patriot? Pse të mos burgosen në Serbi së paku ata që dhunuan gra dhe vranë fëmijë shqiptarë?
Kosova, në anën tjetër, sillet sikur ta kishte fituar shtetësinë padrejtësisht. Sikur të kishte pushtuar troje serbe. Sillet si fajtore përballë Serbisë. Ajo nuk vepron, ajo vegjeton. Ajo nuk do ta padisë Serbinë. Ajo ka detyra më të mëdha: ka problemin e karrierave, të pasurimit të karrieristëve, krijimin e kombit kosovar dhe denigrimin e atij shqiptar!
Sikur të kishim një elitë politike si e vendeve perëndimore apo si ajo sllovene apo si e vendeve baltike për shembull, atëherë bashkimin e këtyre dy shteteve shqiptare nuk do ta kundërshtonte askush. Ne, me politikanët tanë amatorë, me dy shtete, nuk kemi arritur ta sjellim në Parlamentin Europian asnjë Projekt serb mbi shfarosjen e shqiptarëve, nga të cilat shteti demokratik serbe nuk distancohet. Qeveria serbe arriti të diskutojë në Parlament “shitjen e veshkave” që do të dëshironin të kishte ndodhur. Nuk është me rëndësi a ka ndodhur kjo apo jo. Edhe nëse nuk gjenden prova, ata do të pohojnë: “shqiptarët i kanë zhdukur gjurmët!” Pra, të damkosur mbetemi, kryesisht për ata që dëshirojnë ta besojnë këtë. Dhe, ata nuk janë pak!
Për t’ i ndryshuar bindjet dhe ndjenjat e tjerëve Nexhmedin Spahiu përdor manipulimin dhe kërkon dezertim nacional! Lexoni ju lutem se çka shkruan doktori i shkencave: “Kombin Kosovar e përbëjnë vetëm ata shtetas kosovarë që e kanë për zemër shtetin e Kosovës”. E lexuar mirë? Lexoni edhe një herë: “vetëm ata shtetas kosovarë që e kanë për zemër shtetin e Kosovës”. Çka domethënë kjo? Çka dëshiron t’ i imponojë lexuesit, që kapërdinë informata pa i përpunuar? Shqiptarët, që nuk duan ta quajnë veten me kombësi kosovare, nuk e duan shtetin e Kosovës! Ashtu thotë burri i dheut duke lavdëruar veten si profesor, doktor, shkencëtar dhe njeri me shtetësi shqiptare dhe kosovare, që i plotëson kushtet për t’ ia çnjohur që të dyja. Përkrahësit e tij vazhduan me të njëjtin ton: “ ata që mendojnë se janë shqiptarë, i besojnë përkufizimit stalinist të kombit.” Gjyshja ime, ndjesë pastë, u lind para implozionit të Perandorisë Osmane. Ajo ishte analfabete. Jo pse kishte dëshiruar, por vëllai jonë i madh, i sotshëm, që na ndërton edhe sot xhami e jo shkolla, mbyllte dhe ndalonte tonat. Toleronte vetëm ato greke dhe serbe. Gjyshja ime fliste shqip, bazohej në gjak dhe prandaj quante veten shqiptare. I mjaftonin këto dy fakte: gjuha dhe gjaku dhe nuk i interesonte se si përkufizojnë kombin shkencëtarët e botës. E as që kishte dëgjuar për akademizma të tilla. Tani, del një shkencëtar kosovar dhe ma shanë gjyshen si besimtare të Stalinit...
Tadiç vazhdimisht përsërit se shqiptarë fituan gjithçka, kurse serbet humbën dhe kështu ka arritur të krijojë bindje se ajo është viktimë e amerikanëve. Vendet myslimane po i besojnë. Serbet fituan një republikë në Bosnje, që kurrë nuk e kanë pasur, edhe pse tani ideatori dhe themeluesi i asaj ngrehine gjenocidale arrestohet, por vepra e tij mbetet. Dhe, ku qe strukur krimineli më i madh i Europës? Afër Beogradit, ashtu si qe strukur edhe kryeterroristi i botës, afër Islamabadit.
Republika Serbe me mbiemër cilësor, nuk dëshiron të krijojnë komb të ri, por ëndërron t’ i bashkëngjitet Serbisë. Serbet vranë, dhunuan, shkatërruan, dogjën dhe dëbuan, aq sa deshën në kohën e tyre dhe meqenëse ne këtë e quajmë humbje, ata duhet ta konsiderojnë fitore, nëse jo, atëherë duhet të turpërohen dhe pendohen dhe të kërkojnë ndjesë publikisht. Këndellja e Qeverisë serbe dhe demokratizimi i atij shteti dëshmohet vetëm me njohjen e Kosovës dhe me kërkimin ndjesë kombit shqiptar. Ai shtet, për gati një shekull, i fali vetes licencën për të vrarë e masakruar fqinjë dhe shqiptarë. Edhe atë, pa u dënuar!
Derisa po komentohej me shumë pasion një artikull në facebook, një intelektual nga Shqipëria këshillon kështu shqiptarët e Kosovës: “Kombi i ri kosovar nese do ndertohet sot nuk duhet te behet sipas Atifetes qe thote do ndjekim Skenderbeun e Nene Terezen - dy figura te huaja katolike qe i perkasin Republikes se Shqiperise. Kombi kosovar duhet te behet me heroj te tjere - pse jo me sulltan Muratin ne krye e me Adem Jasharin e Azem Galicen. Vend duhet ti lihet edhe serbeve qe do pranojne kosovarizmin, sic duhet tu lihet edhe romeve, goraneve, torbesheve, boshnjakeve, turqve etj.” Citati përfundon.
Një gjë është e sigurt: serbet kurrë nuk do ta quanin veten kosovar: as turqit, as goranët, ndoshta e bëjnë këtë romët. Asimilimi ndodh zakonisht aty ku mungojnë ndjeja kombëtare apo nëse për denatyralizim fitojnë shumë lekë. Prandaj kemi shqiptarë, që janë më turk se turku, më grek se greku dhe më serb se serbet! Europa nuk synon uniformizmin dhe asimilimin, ajo është për ruajtjen dhe kultivimin e kulturave dhe diversiteteve.
Sulltan Murati baba i kombit kosovar, e lexuat mirë! Çka fshihet pas këtij mendimi? Pas këtij mendimi fshihet armiqësimi i shqiptarëve, sepse te kombi shqiptar themelues i kombit do t’ ishte Gjergj Kastrioti, e i kosovarëve armiku i Shqipërisë, ata që kishte luftuar Skënderbeu dhe kështu do të kishim dy kombe, që nga origjina janë armiq në mes vete. Çka i sugjerojnë tjetër shqiptarëve profesori i ndritur, shkencëtari, doktori i shkencave Nexhmedin Spahiu dhe përkrahësit e tij? Duke dashur t’i përfshijë në kombin kosovar edhe pakicat e Kosovës, ata u rekomandojnë shqiptarëve të Luginës ta quajnë veten serb. Ata u rekomandojnë shqiptarëve të Maqedonisë, ta quajnë veten maqedon, ata u rekomandojnë shqiptarëve të Malit të Zi ta quajnë veten malazezë, sepse pikërisht me këtë riçetë ata dëshirojnë t’ i shndërrojnë edhe serbet e Kosovës në “kosovari”. “Kombi kosovar është përforcim i shqiptarizmës” tha doktori i shkencave, që paska qenë edhe këshilltar i ish Kryeministrit. Nëse i besohet kësaj demagogjie provokues, atëherë për ta përforcuar akoma më shumë shqiptarizmin, duhet urgjentisht formuar edhe kombin drenicak! Të Anamoravës! Të Luginës dhe të Iliridës. Pesë kombe janë më shumë se një, apo jo?
Sikur një intelektual gjerman nga ish Republika Demokratike e Gjermanisë t’ ishte shfaqur me ide për formimin e kombit tjetër, do ta kishin konsideruar të shitur tek rusët. Sikur një gjerman i rëndomtë, t’ ishte kacavarur në dritaren e vet dhe të kishte bërtitur se duhet formuar kombin e ri, do ta kishin konsideruar të krisur. Gjermanët besojnë e besonin se bashkimi bën fuqinë, njësimi, jo përçarja e brendshme. Kështu mendon edhe populli korean, i cili edhe pse në dy shtete, ruan kombin e vet.
Sikur të ishte ndarja më e mirë, atëherë as Unionin Europian nuk do ta përligjte synimin e vet. Pse duhet bashkuar, kur regjionalizimi dhe krahinorizmi janë më të mirë? Në Ballkan nuk ka krijuar kombe vetëm politika, por edhe religjioni. Njerëzit që flasin gjuhën e njëjtë dhe që kanë tradita të njëjta, kanë përkatësi tjetër etnike, vetëm pse i bëjnë qoftet apo turshitë ndryshe...Kërkesat për krijimin e kombit të ri, janë frymëzime nga kjo kuzhinë ballkanike.
Propaganduesve të kombit kosovar u pëlqen shembulli austriak. Lexuesit e tyre impresionohet, mrekullohen nga ky krahasim dhe flasin për mirëqenien, që do të vijë pas arratisë së madhe nacionale. Ata mendojnë se me formimin e kombit kosovar, të nesërmen, sapo të zgjohen nga gjumi, do të gdhihen si austriak, Kosova si Austri! Gjermania humbi territore se u ndëshkua nazizmi. Shqiptari nuk ka nevojë të braktisë ndjenjat kombëtare shqiptare, sepse nuk ka dëmtuar asnjë komb rreth vetes. Dhe, bota perëndimore, nuk është kundër dy shteteve shqiptare. Përkundrazi, ajo urdhëroi, përmbaroi dhe ndihmoi sendërtimin e tyre.
Ja se çka tha profesori, doktori dhe shkencëtari Nexhmedin Spahiu pas deklaratës së Tadiçit:
“Një prononcim i imi për mediat serbe se “propozimi për ndarje të Kosovës nga ana e Daçiqit dhe Tadiqit do të thotë se Serbia po e njeh kombin kosovar, por po i konteston kufijtë e shtetit të Kosovës”, bëri që Tadiqi të del nga takti dhe të propozojë ndarjen e Kosovës jo me Prishtinën, po me Tiranën.”N. Saphiu.
Pra, sipas profesorit dhe doktorit të shkencave, Tadiçi me këtë deklaratë njohu kombin e Kosovës. Tadiçi në fakt çnjohu pikërisht këtë dhe iu drejtua Shqipërisë sepse konsideronte se i ka marrë troje Shqipërisë, shqiptarëve, jo Kosovës, jo kosovarëve. Doktori i shkencave po manipulon qëllimisht, sepse Tadiçi duke u pajtuar me bashkimin e shqiptarëve, bënë pikërisht të kundërtën: varrosë idenë e kombit kosovar dhe pranon realitetin: kombin shqiptar. Çfarë rëndësie paska për ne a njeh Tadiçi kombin kosovar apo jo ? Tadiçi mund dhe duhet ta njohë shtetin e Kosovës, por, a njeh ai kombin dardan apo kosovar, nuk është aspak me rëndësi. Ajo është ndjesi dhe bindje e jona. As nuk mund të na hiqet, as të na imponohet. Për të treguar përsëri se është profesor dhe doktor i shkencave ja se çka shkarraviti:
“Çështja është që Kosova duhet t’i ketë njerëzit që e nxisin Tadiqin të gabojë. E ata që nxisin Tadiqin të gabojë nuk janë ata që kundërshtojnë ekzistencën e kombit kosovar, por përkrahësit e kombit kosovar, falë të cilëve do të mbijetojë Kosova si shtet.”
Përsëri sugjestionim! Përsëri manipulim! Përsëri tendencioz. Përsëri demagogji! Thua se Tadiçi nuk ka punë tjetër, pos të lexoj gazetat kosovare! E lexuat mirë se çka thotë profesori dhe doktori i shkencave? Tadiçi detyrohet të gabojë nëse ne angazhohemi në krijimin e kombit kosovar, nëse ne nuk e bëjmë këtë, atëherë Tadiç mbetet i pagabueshëm. Dhe, nëse nuk luftojmë për krijimin e kombit kosovar, atëherë mbijetesa e shtetit të Kosovës rrezikohet, konstaton profesori! Lexojeni edhe një herë”... përkrahësit e kombit kosovar, falë të cilëve do të mbijetojë Kosova si shtet”. Sa veta përkrahin këtë ide? Nëse janë shumë pak, e dihet se janë, pse po mbijeton atëherë Kosova si shtet? Përgjigjen time do ta lexoni në fund.
Nuk di si ju duken në atdhe mendimet e tija: në Gjermani duken shumë të cekëta. Të cekëta, sa s’ bëhet më. Mënyra e gjykimit, fuqia e thellësisë analitike, zbërthyese, len shumë për të dëshiruar. Duket se po dëshiron të behet i pari! Kosova nuk mund të mbijetojë si shtet, nëse nuk krijohet kombi kosovar. E pse Koretë po mbijetojnë me të njëjtin komb? Pse arabët po mbijetojnë me 22 shtete dhe madje ndjehen krenarë se janë arab? Pse profesor po mbijetojnë shtetet arabe?
Në fund, edhe një margaritar nga profesori: “ -Të jesh komb d.m.th. të jesh pronar shteti.” “Pronar i fabrikave është klasa punëtore!” Pronar i shtetit! Ç’ ka domethënë kjo? Shteti është pronë e individit dhe ai mund edhe ta çnduk, si pulës puplat. Siç po çndukim në Ballkan dhe po e përjetojmë tani në Greqi! Edhe atë mendim infantil të profesorit, doktorit dhe ish këshilltarit të ish Kryeministrit e demantojnë dy Koretë dhe 22 vendet arabe. Nëse nuk bëhesh komb kosovar, d.m.th. nuk je pronar i shtetit tënd. E kush qenkan pronarë i shteteve arabe? Eskimezët profesor?! Kush profesor doktor?!
Ja përgjigja që ju premtova më lartë pse mbijeton Kosova pa komb kosovar: derisa të jemi miq me SHBA-të, ajo nuk guxon të preket prej askujt, po humbëm këtë miqësi, (Amerika nuk duron shumë, pas vrasjes së amerikanëve nisën spekulimet për tërheqje dhe këto duhet marrë si sinjale të qarta) atëherë brenda 24 orëve do ta humbim shtetin, tok me kombin kosovar dhe do t’ ai mbathim përsëri drejt Shqipërisë dhe Perëndimit, jo drejt Turqisë. Shteti mbahet falë aleancave dhe orientimit të drejtë, jo duke i plotësuar dëshira Serbisë: me flamurin, me himnin dhe tash ta kënaqim dhe eksitojmë edhe me një etnonim serb! Etnonimi “kosovar” ka origjinë serbe. Etnonimi dardan ka origjinë ilire dhe dëshmon për autoktoninë tonë!Kaq! Më shumë kohë nuk meriton një profesor i tillë! Në fakt, kjo ishte e tepërt! Për mua dhe për ju që e lexuat këtë shkrim kaq të gjatë...
P.S.
Sapo mbarova, dola në qytet të çlodhesha nga ky shkrim dhe rastësisht takova një gjykatës gjerman, doktor i shkencave juridike, që nuk e kisha parë disa muaj. Biseduam në rrugë një çerek ore dhe më foli për mbresat e tij mbi Kanunin e Lekës. Në fund më pyeti se ç’ kishte të re në Kosovë. I thash se ka disa kërkesa për krijimin e kombit kosovar. “Ç’është ky budallallëk i madh?!”, pyeti ai me sy të zgurdulluar! “Në politikë dhe religjion një është më shumë se dy, tha ai në mes të tjerash deri sa po shkyçte biçikletën...I thash edhe unë se ky synim është idiotësi, por Ballkani dikur ishte kuzhinë e eksperimenteve kombëtare sllave, tani jemi helmuar edhe ne...
Gjermani, 15.06.2011
Simboli jonë
Simboli i patriotëve kosovarë
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Kimete Berisha:Nëse nesër do të vdiste shpikësi i 'kombit kosovar', bashkë me të do të vdiste edhe 'kombi kosovar'
» Lis Bukuroca:Tallava politika
» Lis Bukuroca: Dita e Falënderimit të madh
» Kombi i djathtë
» Lis Bukuroca: Një Zot
» Lis Bukuroca:Tallava politika
» Lis Bukuroca: Dita e Falënderimit të madh
» Kombi i djathtë
» Lis Bukuroca: Një Zot
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi