Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Asllan Dibrani: Forcat e KFOR-it turk në Kosovë në rolin e misionareve fetar!

Shko poshtë

Asllan Dibrani: Forcat e KFOR-it turk në Kosovë në rolin e misionareve fetar! Empty Asllan Dibrani: Forcat e KFOR-it turk në Kosovë në rolin e misionareve fetar!

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jun 17, 2011 12:59 am


Asllan Dibrani: Forcat e KFOR-it turk në Kosovë në rolin e misionareve fetar! U1_AsllanDibrani
Forcat e KFOR-it turk në Kosovë në rolin e misionareve fetar!
Nga Asllan Dibrani
Kfori turk tashmë e bëri si tradicionale synetinë e fëmijëve shqiptarë që disa vite . Ky lloj veprimi siç duket i jap një imazh të keq misionarë, qe kanë ardhur të mbrojnë "qetësinë dhe paqen" në Kosove. Kësaj i thonë propagandë dhe thyrje e rregullave sipas konventës ndërkombëtare për misionaret në vendet e dala pas luftës. Kjo është një thyerje e etikës dhe e misionit ushtarak të turqve në kuadrin e KFOR-it . Pa u hamendur vetvetiu konfrontohet njeriu me te kaluarën historike dhe apetitet e Turqisë së vjetër ndaj Kosovë.
Këtë popull është duke e keqpërdorë, edhe në ketë mënyrë gjeja përmes organizimit te synetisë.Këto ditë po vazhdon në Kosovë aksioni i synetisë, siç po ndodhë që disa vite bile, bile me përcjellje edhe të medieve qe shkruajnë në gjuhën shqipe, a me mend dhe zemër janë pjellë turke,arabe,sllave etj ! Kjo politikë e ushtarëve turq të KFOR-it nxitet, përmes njerëzve tanë, në lajthitje me kodin shqiptar. Ky aksion synetie po vazhdon ne disa qytete te Kosovës me elitën e disa bashkëpunëtoreve të vet hoxhallarë të pa vetëdije,të pa shkollë ose të shitur duke devijuar nga parimet kombëtare shqiptare!?...
Asllan Dibrani: Forcat e KFOR-it turk në Kosovë në rolin e misionareve fetar! U1_1
Me veshjet e rrobave te synetisë fëmijët dhe me një shëtitje nëpër holet spitalore apo shpesh duke defiluar nëpër qendra të qyteteve! Synim për ti tërhequr vëmendjen, tek publiku gjeja se po e ndihmojmë këtë popull me prerjen e "penisave " fëmijëve të vegjël kosovar . “Përzgjedhja e fëmijëve për syneti, që tashmë është bërë traditë me KFOR-in turk, është bërë në bashkëpunim me njerëzit e vet hoxhallarë ,besimtare,administrator zyrtarë etj.
Për propagandën e KFOR-it turk në Kosovë nga misionar paqësor po kalojnë në misionar fetar, duke propaganduar fenë dhe duke u përpjekur qe përmes këtij "Aktivitet humanitar të synetisë " po përhapin informata se gjeja janë njerëz te humanitetit , ku edhe ne emër te humanitetit po përfitojnë poena të karakterit klasik fetar në Kosovë, poligon eksperimental pa mbikëqyrje,pa kontrolle, duke e keqpërdorur misionin e tyre se për çka kanë ardhur. A thua se Kosova pakë ka të sëmure fëmijë qe lëngojnë nga zemra qe presin me i ndihmua?. A thua pak fëmije ka pa prindër qe mbeten si pasoje e terrorit serb ne luftën e fundit që presin përkrahje dhe ndihmë?. A pak fëmije ka në Kosovë qe janë mbetur pa gjymtyrët te trupit qe ju preu shkau dhe qe presin shërim akoma ?. A pak fëmije ka qe nuk kane kushte as minimale të jetës pa çerdhe , e pa shkolla mësimi?!... Këta humanitar nuk u kujtuan ne këtë rang të fëmijëve që ta ndihmojnë !
Pasojat evidente nga propaganda e riteve fetare islame nga qarqe, te caktuara dhe të argatëve melez e gjysmë-shqiptarë që edhe gjatë historisë i kanë sjellë dëme popullit shqiptarë. Po ju sjellim fakte nga një takim i ngjashëm në Kosovë me një demagogji qorre dhe antikombëtare !
KBI MERR PJESË NË CEREMONINË TRADICIONALE TË SYNETISË NË VUSHTRRI
Asllan Dibrani: Forcat e KFOR-it turk në Kosovë në rolin e misionareve fetar! U1_2
Organizuar nga Shoqata “Cesme” dhe përkrahur nga KFOR-i turk, ne Vushtrri edhe këtë vit, më3/8/2010, u mbajt ceremonia e Synetisë ne qytetin e bukur të Vushtrrisë. Pjesëmarrës te këtij takimi qenë Komandanti i Forcave Turke ne Kosove, zt. Bahadiri, i shoqëruar me bashkëpunëtorë dhe ekipin mjekësor ushtarak. Në fillim, fjalën përshëndetëse e bënë organizatorët, më pas Komandanti i Forcave Turke, e më pas përfaqësuesi i KBI- Vushtrri, Sedat ef. Islami. Ja teksti i fjalimit: BISMIL-LAHI’RR RRAHMANI’RR RRAHIM Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit! I nderuari Komandant I Forcave Turke, I nderuari përfaqësues i Shoqatës “Cesme”, Vëllezër dhe motra! Më lejoni që fillimisht t’iu përshëndes me përshëndetjen qiellore es Selamu alejkum, dhe njëherit t’iu përcjell edhe përshëndetjet e Institucionit qe përfaqësoj dhe Kryetarit të saj. Islami nuk është ashtu siç shkruajnë të tjerët për të dhe as ashtu siç paraqitet nga ata që vetëm formalisht kanë përkatësi të tij. Islami është krejtësisht tjetër. Nëse sot, me rastin e kësaj ceremonie, shprehet një aspekt shëndetësor i Islamit, shprehet motoja dhe esenca e tij, atëherë dijeni se Islami i tëri është i tillë. Kredoja dhe ritet islame, që të gjitha, pa përjashtim, promovojnë vetëm vlera, humanitet, mirëqenie, rend dhe siguri. Mos harroni se këtë rit, urtësitë e të cilit bota moderne i ka zbuluar vetëm tash së voni, Islami e ka aprovuar para më shumë se njëmijë vjet. E po kështu, mos harroni se para vetes keni muajin madhështor, një muaj që nga gjuhët e mjekëve mban epitetin e operuesit pa brisk. Për të mos e zgjatur më shumë, më lejoni që në emrin tim dhe tuaj të falënderoj Komandantin e Forcave Turke dhe këto shoqata turke që janë duke kontribuar sa në ngritjen e vetëdijes fetare, kombëtare dhe shkencore po aq edhe në ruajtjen e rendit dhe sigurisë si pjesë e forcave të NATO-s në Kosovë.
Ja çka i servojnë Forcat turke me shërbëtorët e vet gjysmë-shqiptarë dhe te pa shkollë ose të shitur , popullit shqiptare , një popull me qytetërim evropian , mëkat të mbyllen këto të reja nen ritet fetare të imponuara nga një pushtues 500 vjeçar, të largohen nga bankat e shkollës, universitetit, nga çerdhja e vetëdijes për kulturë, arsim,art dhe muzikë. Duke e diskriminuar dhe ndaluar hovin ta shijoj rininë e sajë, për një edukim emancipues sikurse femrat e botës së zhvilluar.
I nderuari Komandant,
Fjalët janë të pakta për të përshkruar falënderimet që duhet tua bëjmë por më lejoni që ta lus Allahun bashkërisht me gjuhët dhe zemrat e këtyre muslimanëve këtu qe juve, familjen, ushtrinë dhe shtetin tuaj t’i ruaj, t’iu begatojë me përparim dhe zhvillim, dhe përfundimisht, në botën e amshueshme, t’iu shpërblej me Xhennetet e Tij!
Ju faleminderit!
Wes selamu alejkum!
Tani këta njerëz tradhtarë dhe të përkëdhelur i harrojnë sakrificat e vëllezërve Frashri, e harrojnë "Lidhjen Shqiptare të Prizrenit" besën e burrave të mëdhenj , e harrojnë periudhën e "Rilindësve tanë"
Asllan Dibrani: Forcat e KFOR-it turk në Kosovë në rolin e misionareve fetar! U1_3
Ja shiheni lexues të nderuar se me çka mashtrohen shqiptarët nga jo shqiptarë ose gjysme shqiptarë! Lavdëron një ushti të huaj , një shtet të huaj që të pushtoj 500 vjet, nuk përmendet as kund se jemi shqiptarë te besimit islam duke e nuancuar më ngjyra të një komb asnjanës ose në një komb mysliman pa shqiptarë me gjuhë arabo-turke. Gjithë ai tubim pa asnjë element shqiptarë , asnjë fjalë kombëtare, asnjë fjalë historike, asnjë fjale, në kulturë , asnjë fjalë me terme medicionale!? Ky njeri Sedat Islami kush e dinë se kush e paguan, kush e urdhëron, dyshohet të jetë shqiptarë si e verbon popullin mbas një lecke të dhuruar nga pushtuesi 500 vjeçar në Kosovë? Tani këta njerëz tradhtarë dhe të përkëdhelur i harrojnë sakrificat e vëllezërve Frashri, e harrojnë "Lidhjen Shqiptare të Prizrenit" besën e burrave të mëdhenj , e harrojnë periudhën e "Rilindësve tanë" dhe heroizmin e shqiptarëve qe dhanë në beteja të ndryshme për ta luftuar turkun si pushtues shekullor. Këtyre "humanitarëve " është e rrugës tu tregohet nga ndonjë institucion i Kosovës apo ndërkombëtar t'u thuhet se nuk jeni ardhë me pre "penisa të fëmijëve shqiptarë dhe propagandë fetare islame " sipas (artikullit të lartshënuar) po le ta ruajnë atë për çka i ka përcaktuar bota. Ne kemi edhe doktorë dhe kuadro të mjaftueshme , bile edhe të pa punë qe i kryejnë këto ceremoni edhe ma mirë se këta ish pushtues. Shqiptarët duhet të jenë ma te pranishëm në këto situata, duke ju treguar vendin se cilit ku e ka nëse themi se jemi te pavarur . Pavarësia e Kosovës nuk e ka secili që qohet ma herët, dhe t'i teket ta bënë lamë thiu shtëpinë tënde!
Asllan Dibrani Qershor 2011
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi