Silvana Berki:Pothuaj kisha harruar...!
Faqja 1 e 1
Silvana Berki:Pothuaj kisha harruar...!
Silvana Berki:Pothuaj kisha harruar...!
Ishte viti i dytë i ndërtimit të shtëpizës verore dhe po kërkoja punëtorë të vazhdonin punën. Dimrit të ftohtë ishte e pamundur të vazhdohej puna për shkak të dëborës së shumtë keshtuqë, menjëherë sa celin sythet e parë të filizave të njomë edhe ne ringjallemi sëbashku me to e ja fillojmë aktiviteve të njëpasnjëshme.
Një vit më parë kisha pas punëtorë dy finlandez, dhe dola e kënaqur me punën e tyre po ashtu edhe me sjelljen. Për rrogën u morëm vesh që në fillim dhe punën e mbaruan brënda afatit që ata planifikuan. Ushqimin e kishin të tyre kështuqë nuk ndjeva nevojën të shkoja për ndonjë ndihmë, apo për të verifikuar.
Ndërsa kesaj vere mendova se puna nuk është edhe aq e vështirë kështuqë do të kërkoja punëtorë emigrantë mbasi edhe fuqia punëtore e tyre është më e lirë. Mu paraqitën dy shqiptarë, njëri i Shqipërisë e tjetri i Maqedonisë. Ramë dakort për një cmim të caktuar dhe unë ju tregova se cfarë duhet të bënin. I pyeta disa herë a kishin ndonjë gjë të paqartë dhe për lehtësi pune ju lashë vizatimin në letër për ti orientuar. Ika në shtëpi dhe mëndjen e kisha ke ata të dy. Nuk më dhanë atë përshtypjen që mund t`ju besoja dhe ashtu ndihesha e parehat. Dikur nga mbrëmja thash...”më mirë po shkoj të shof c,po bëjnë apo c`kanë bërë” dhe ashtu i hipa makinës dhe shkova për nga shtëpiza.
U ndala ke rruga përpara portës së oborrit dhe po i shifja e habitur atje majë catisë. Hyra pak te oborri dhe vura re se lulet ishin vrarë e dëmtuar keq aq sa mu dhimbën ndaj renda përkundrejt tyre për ti parë nga afër në mundesha të bëja gjë.
”Po me lulet c,patët?- ju drejtova të dyve ndërsa hodha sytë drejt catije.
”Leni lulet, se njeri desh thevi qafën. Nuk po pyet si shpëtoi më mirë?”- u përgjigj tropojani duke treguar me sy nga shoku.
”U rrëzove që atje? A u vrave?”- e pyeta me merak, se mos kish pësuar gjë.
Në atë kohë vura re se ziftin e catisë nuk e kishin vendosur sipas radhës që ju kisha vizatuar dhe udhëzimeve përkatëse. Ashtu e xhindosur ju ktheva tropojanit.
”Krejt atë punë që ke bërë... prishe. Do t`ja nisësh edhe njëherë nga fillimi”- e urdhërova duke mos lënë shteg për shpjegime.
” Po pse?”- më pyeti i habitur.
” Ku i ke vizatimet që ti dhashë para se tja nisje punës”- e pyeta e mërzitur.
Maqedonasi shqiptarë zuri të kërkojë nëpër oborr letrën e vizatimeve të cilën e kishte marrë era dhe ma solli pranë.
” A e ke parë vizatimin? Shife si radhitet vendosja në cati e ziftit..! A e ke parë?”..e pyeta ndërsa ai i nguli sytë në vizatim.
” Jo , nuk e pash me aq vëmendje”- mu përgjigj
”Po thumbat a i ke ngulur në c,do ngjitje? Thumbat që të bleva”- e pyeta dhe vura re se paketa e thumbave ishte e pahapur, njëlloj sic e kisha blerë prej dyqani. "tani gjith ky material do të hidhet në plehra".-ju pergjigja e dëshpëruar.
Nuk e di sa më shkoi tensioni në atë moment kur dëgjoj Tomin e vogël 4-vjec, djalin e komshisë që më vështronte me habi:
”Me sa duket, ke mosmarrëveshje me të huajt sot”
”Tom. Të lutet teta, largohu dhe mos më fol sot”- ju përgjigja prerë se e dija sa fëmijë kureshtarë ishte ai, që në ambient tjetër do të kënaqesha në muhabet me të.
”Ti nuk duhet të marrësh punëtorë të huaj, por finlandez. Babi im punon në ndërtim dhe ai punon pa gabime. Do të ta jap numrin e telefonit të tij?”- vazhdoi ai llafet e tij prej fëmije , më teper për të me qetësuar. Tek ikja në drejtim për nga hyrja e oborrit vazhdoja të dëgjoja fjalët e tij ” Edhe unë punoj, e kam një lopatë ke oborri, por unë tani jam me pushime dhe nuk të ndihmoj dot”- të mos kisha qënë aq nervozë, me siguri do t`ja kisha plasur të qeshurit me fjalët e tij.
”Zonjë, ti nuk ke asnjë faj”- mu përgjigj tropojani në vend që të kërkonte vet të falur.
Njëherë mendova se po tallej, por kur vura re fytyrën serioze të tij, kuptova se e kishte me të vërtet.
”S`jam duke të marrë vesh....s`kam unë faj? E kush mundet të më bej mua me faj?”- e pyeta aq sa e mërzitur po aq edhe e habitur.
”Unë njëherë nuk të bëj me faj, nga unë mos ki merak”- mu përgjigj dhe i fshehu sytë si të dhelprës. Nuk ja kuptova këtë llogjikë, por mu duk e cuditshme kjo lloj autokritike, shumë e cuditshme.
Ngaqë e humba besimin ndaj kulturës së punës së tyre, ishte e pamundur ti lija vetëm gjatë punës. Menjëherë sa kthehesha nga puna, nisesha për në vilë dhe filloja të punoja edhe vetë dhe në të njëjtën kohë kontrolloja cdo veprim pune që bënin. Ishte e lodhshme por c,të bëja. Dikur më kërkuan edhe tju gatuaja dhe fillova c,do herë që kthehesha nga puna shkoja ke vila dhe ju gatuaja. Pak nga pak filluan të bënin naze për cmimin. ” Jo këtë punë të tjerë ma kanë paguar dyfish, shumë lirë po del ora e punës...etj”.
Unë i dëgjoja dhe filloi të më hip një lloj stresi dhe mërzie.
Maqedonsi shqiptarë kur e pa se unë nuk po reagoja ndaj ankesave të tyre, dhe as që më interesonin fare u afrua pranë dhe filloi të më tregonte se atje në vënd të vet e kishte motrën dhe nënën shumë të varfër, se tani verës kur të shkonte atij i duheshin para për tju cuar si ndihmë. Dhe ashtu pash se si nga sytë filluan ti dilnin lot. Për pak desh ju besova lotëve të tij, po të mos kisha hetuar shikimin e tij tinzar e me mburrje drejtuar tropojanit sikur donte ti thoshte” hajt se e bej unë ketë tani që të na paguajë më shumë”.
Aq mu pështiros sa u ngrita vrullshëm prej vëndit ku isha dhe prerë ju drejtova tropojanit.
”Për dy ditë e dua punën të mbaruar. Po qe se nuk e mbaron brënda këtyre dy ditëve, do të zbres nga paga 15% dhe do të paguaj e të largoheni”.
”O Zot- mendova dhe menjëherë më ra në mëndje fjalët e profesorit që na mësonte organizimin në biznes. Kulturën Finlandeze në biznes ai e cilësoi si stabël, ndryshe nga Italianët apo Grekët biznesmen të cilët kërkonin gjithë kohën pazar, pra ngritje e ulje cmimesh. Finlandezi të jipte një cmim që në fillim dhe më vonë do të ishte e pamundur të bëje pazar me ta, më mirë ai e prishte krejt pazarin se sa të bënte levizje në cmim. Teori e tyre ishte kjo, se lëvizja e cmimeve tregon për një biznes jo të qëndrueshëm". Dhe unë isha mësuar me një mendim të tille, ndaj forma e pazarit ballkanas të shqiptarëve më mërziti. "Nuk i thonë kot, malli i lirë të kushton më shtrenjtë nganjëherë".
Nuk ju lash më shteg për diskutime. Isha në shtëpinë time kur tropojani më thërret e tregon se e kishte mbaruar punën. Jashtë kishte filluar një shi dhe mendova se mund të shkoja ditën tjeter për ta parë punën. Por...si unë mo. S`më lë krimbi rehat kur është për të bërë dicka. U ngrita ashtu në mbrëmje e nëpër shi dhe u nisa për ke vila. ” Oh, Zot!” -mendova. Njërën anë e ka bërë përfekt e tjetrën skandal. Nuk e kuptoja atë lloj sistemi të menduari . Se të punosh saktë në një vënd tregon që je në gjëndje të punosh pastër e ke aftësi. Atëherë cila është arsyeja pse nuk e kish bërë punën njëlloj në anën tjetër. S`po arrija ta kuptoja, ndaj e pafjalë e thirra tropojanin”
”Jam ke vila se nuk më pritej deri nesër”- i thashë thatë.
”Hë a të pëlqeu puna?”- pyeti ai menjëherë me kureshtje.
” Si të them. Njëra anë ka dalë shumë mirë e ana nga dera...nuk është njëlloj me anën tjeter”- ju përgjigja duke e rënduar zërin me qëllim.
”C`është ajo anë? Unë i rregullova qysh duhet e më së miri”- filloi ai të derdhë një breshëri arsyetimesh .
”Qe, aty prit se po vij”- dhe pa folur më shumë dëgjova telefonin që u mbyll.
Mbasi erdhi aty dhe i tregova difektin, dhe arsyen pse kërkoja nga ana estetike të ishin njëlloj, pash se ai as e kishte kuptuar gjatë punës që e ka bërë punën ndryshe.
” Shife si më kanë dalë thinjat? Vetëm në këtë punë me ty mu kanë zbardh kaq shumë”- mu përgjigj i irrituar.
” Mirë, unë të falenderoj që e mbarove punën,pa marrëparasysh ti bëre aq sa munde dhe jam e bindur ke dhënë maksimumin tënd”- ju shpreha duke menduar se e kotë ndonjë debat që ai as e kupton.
”Gjithsesi, unë ty ta fali. Dhe e di pse? Se je shumë e sinqertë”- mu përgjegj duke më parë përsëri në sy.
”Me ma fal mua? A je ti normal, apo kërkon të bësh budallin tani?”- ju ktheva e irrituar ngaqë ishte hera e dytë që e përsëriste të njëjtën gjë. Kaq të vështirë e kishte të pranonte se nuk kishte punuar me ndërgjegje, por kërkonte ta ndante fajin qoftë me mua?
” E paske interesante këtë lloj kritike ti. Sa herë ndihesh në faj e të duhet të kërkosh ndjesë ju thua të tjerëve përpara ” S`ke faj ti, faji qëndron ke unë” .
Dhe ashtu....duke i lënë në dorë paret e rrogës dhe duke u nisur për nga makina mendova me vete” kisha kohë që nuk kisha hasur në veprime të tilla e njerëz të tillë, dhe pothuaj i kisha harruar”. Por ja, dicka do të ndodhte gjithmonë që do të më kujtonte të kaluarën.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi