Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ramadan Emini:SHQYERJE FLAMUJSH

Shko poshtë

Ramadan Emini:SHQYERJE FLAMUJSH Empty Ramadan Emini:SHQYERJE FLAMUJSH

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jun 17, 2011 12:44 pm

Ramadan Emini:SHQYERJE FLAMUJSH 246857_154468657956436_100001799075412_299658_1394319_n
Ramadan Emini:SHQYERJE FLAMUJSH

Jemi dëshmitarë të një historie të gjatë të shqyerjes dhe djegies së flamujve. Po unë do të përqëndrohem këtu shkurt te shqyerja e flamurit ahtisarian të Kosovës më 10 qershor me rastin e përvjetorit të 133-të të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit…A thua kush i prini kësaj pune të shqyerjes së flamujve!? Po a nuk jane shqyerësit dhe piromanët në radhë të parë ata që na e shqyen historinë bashkë me flamurin tonë kombëtar, pra ata që sot janë mbretërit e pakurorëzuar kurrë të Kosovës bashke me vasalët e tyretë, të cilët, këta të fundit, gati pothuaj e kanë harruar krejt se cilit popull e cilës etni i përkasin…A nuk ia filluan pirromanisë pikërisht ata, që e ndaluan në Prizren përdorimin e Llogos (emblemës) së qytetit, përveç shumë shqyerjeve tjera që na kanë bërë në vazhdimësi, duke e coptuar në dhjetra copa edhe vetë qytetin e Prizrenit me eksteritorialitetin dhe enklavizimin e tij!? Cilët qenkan këtu piromanët dhe shqyerësit e flamujve dhe të historisë, e mbi të gjitha cilët qenkan ketu shqyerësit e Gjeografisë shqiptare!?...Na dalin sot këtu disa mehmurë të vetëquajtur analistë e nuk di çka tjetër dhe duan t’ia tregojnë arat babait, e të na thonë se Flamuri ynë kombëtar, i shenjti flamur i Kastriotit, i besës e zotit, duhet të lidhet pas qerres së flamurit të Ahtisaarit!!! …O tempora o mores!...

(Foto: fotomontazh punuar nga R. Emini)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi