Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Me rastin e ditlindjes:CIKËL POETIK NGA DEMUSH ZEFI

Shko poshtë

Me rastin e ditlindjes:CIKËL POETIK NGA DEMUSH ZEFI Empty Me rastin e ditlindjes:CIKËL POETIK NGA DEMUSH ZEFI

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jun 17, 2011 1:27 pm

Me rastin e ditlindjes:CIKËL POETIK NGA DEMUSH ZEFI 264472_216955378338339_100000716346990_697707_7571841_n
Me rastin e ditlindjes:CIKËL POETIK NGA DEMUSH ZEFI

( Poezite jan marrur nga veprat “Kumti i Dhut” “Ortrët e Bardh” dhe “Loti i gdhendur”)


RRËNJË FISI

Lëshoi rrënjë gjerë e gjatë rrënjë lisi
Shpejt shumoi rriti në ritëm fije-fisi

Lis i vjetër Të thërrasin edhe sot o lis
Dukesh fort i thellë ne tëndin fis

Lis ke një fshehtësi të artë , të gjallë
Mos ngushto , hap rrënjët në shkallë

Trungun plotë rrënjë në gur që ke
Pamja jote tregon se kush je

Lis i vjetër ndër më të vjetër
Edhe një si ti s’rritet më tjetër

Degët e njoma nuk të thahen rriten
Zot asnjëherë ato mos të priten

Ke gjethet që ti shumojnë rrezet e diellit
Dhuratë më e bukur një thesar prej qiellit

Mjegullat degët nuk mund t’i shkurtojnë
I rrit me ëndje ato plot zemër shumojnë

Lis o lis që ke gjithherë tëndin fis
Më fto në ëndërr edhe unë me uratë të rris

Në tokë e qiell dukesh plot mundim
Thonë trungu yt fitoi dje shartim

Ato trazira i hedh jashtë me shtat
Është dhembja ime nuk bëj mëkat

Me ato rrënjë edhe lisat e tjerë rriten
Rrënjët i shton mos e ndal kurrë dritën


NJË PJESË LUMI

Zalli i përvëluar
Thith ujë nga lumi

Një pjesë lumi
Prehet në gji të zallit

Që të mos bëhet
Valë e furishme


VAJ VETMIE

Në heshtjen e natës
Hijet shtiren

Malli e kravata
Larg janë pas bregut
Ka vetëm shpresa

Lotët burojnë

Sa vështirë
Lum miku
Kur nuk i ke pranë
Së paku
Dy gurra lot


NDJEKJE

Njëri-tjetrin vajtojnë
Për peshqit e humbur

I qetë uji nuk rri
Ndjek peshqit e zhdukur


KUMTI I LAHUTËS

Në kumtin burrëror
Të lahutës jetike
Si zhumhuri i gurrës
Kushtrim burrash
Britma kreshnikësh
Tingëllimë tiganësh
Vezullues verbues
Nën qiellin dhe diellin
Në fushë te betejave


PËLLUMBI

A këndon ti pëllumb porosi
A fluturon ti pëllumb në malësi

O pëllumb ç’të rëndon ty sot
Ëndrra jote e lagur me lot

Atje ngrit lapidar me rreze
Natën vonë dritë ndeze

Lum miku edhe ti ëndërron dritën
Lules së vyshkur kush ja ndal rriten

Ajo nënë mban lapidar me rreze
Një natë qetëson të pushoj në mrize

O pëllumb ligjëro pa pushuar porosi
I bukur pëllumb hiq valle atje në malësi


KRYQI I BARDHË

Vazhdon rrugën lirisë
Kryqi plak

Merr për dore mijëvjeçarët
Ushtarët, komandarët
E kërkon, e tregon
Dhembjen e shpirtit tonë
Pik e pesë na shikon
E gjen fillin , na bashkon
E gjen gjuhën, na këndon
Në Lezhë e Krujë ai na fton
Na bekon
Me dorën e bardhë
Mbi tokën e Gjergjit tonë

FISHTA

Ndërtohesh piramidë fjale
Takohesh me qiell e tokë
Zbulon tisin e oreolëve
Të shpërthen gurra e shpirtit

Ngri shpatën e fjalës
Heshtjen pret , robërinë e dhembjen
Krenarinë s’e lë të shkelet e rrënohet
As kullat të marrin rrokullimën

Marash Uci vije përkujtime
Malësor më i lashtë se guri
Oso Kuka shungullon shekujt
Në tel lahute merr hapin Evropës

Bota e njeh bardhin e pavdekësisë.


GJERGJI

Varrin me njomësi të përhershme
Pesë shekuj ta sulmuan
Pesë shekuj sulmove
Të kemi përmendore

Pesë shekuj i blerove stinët
Sa rrugë e gjatë o Zot
Sa rrugë e gjatë
Asnjëherë s’na le të etur

Gjergji po na vjen
Është në rrugë Gjergji

Njomësin e ke në shesh
Plak erdhe i ri je
Dhe do të mbetesh pranë nesh


Të drejtën e botimin të poezive e mbanë autori.

BIOGRAFIA

Demush Zefi u lind në fshatin Dunav të Gjilanit 17/06/1952.
.Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen (Normale) në Gjilan , Fakultetin Juridik – Dega Gazetari-Diplomaci e Marrëdhënie Ndërkombëtare në Prishtinë. Mësimdhwnws, pastaj gazetar ne Gazetën “Rilindja” , TV Shkup , “Bota-Sot” , Agjensinë e lajmeve “Kosova”, Drejtor i Drejtorisë Komunale Gjeodezi, Kadastër dhe Pronësi, Drejtor i Drejtorisë për Kulturë Rini dhe Sport në KK të Ferizajt.
Librat e botuar “Kumti i dheut”, “Loti i Gdhendur”, “Orët e Bardha”.
Ka botuar shumë poezi në revista dhe gazeta shqiptare, ndërsa shumë poezi janë përkthyer edhe në gjuhë angleze, gjermane dhe italiane. Është prezantuar në antologjinë Lule Për Nënën , e cila është përkthyer në disa gjuhë botërore .



Për "Sofra poetike": Haxhi Muhaxheri
17.06.2011
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi