Kristaq Shabani:Kumti qe do te mbahet ne kuvendin e dates 20 qershor 2011
Faqja 1 e 1
Kristaq Shabani:Kumti qe do te mbahet ne kuvendin e dates 20 qershor 2011
Kristaq Shabani:Kumti qe do te mbahet ne kuvendin e dates 20 qershor 2011
LEGJITIMIMI I ELIMINIMIT NË HAPËSIRËN E MJEGULLUAR.
Jeta është aq e shkurtër sa shpesh herë kjo “jetëshkurtësi e saj” lakohet gjithmonë nga njerëzit. Gjatë kësaj jete ata nuk arrijnë të thonë “fjalën” e tyre. Krijesa njerëzore është një krijesë arti, të cilën natyra e dhuroi në momente lindjeje të guxuar dhe qysh atëhere ajo vijon të “prodhohet” në përmasa më cilësore inteligjente, duke arritur në nivele shumë të larta.Shumë përkufizime ka për njeriun si qenie aktive njerëzore, të cilat janë ngulitur në kujtesat e mijëvjeçarëve të kaluar të përcjellë me aftësi në të tashmen dhe që do të përcillen në ardhmërinë. Çdo epokë e kaluar ngulitet dhe ka heronjtë, eruditët, korifejtë, tribunët, ciceronët, diplomatët, filozofët, estetët, etimologët, shkencëtarët, artistët dhe klounët e saj, të cilët përgatisin me aftësi vegjetimin dhe ndriçojnë për ecuri aktive...
Kryesorja është se njerëzit janë aktivë dhe përpiqen sipas aftësisë, predispozitës, talentit, dhuntisë të japin kontribut në shoqëri në kahjen e prosperitetit, avancës për qytetërim vetiak, civil e social. Por, shpesh ëndrrat e këtyre njerëzve të guxuar ndërpriten në mes, copëzohen, prangosen, ganxhohen, asfiksohen, u hiqet nervi, meitizohen, humbasin pulsimin, tjetërsohen duke i denatyruar, duke i inkuzicionuar moderisht, duke u hequr dritëzimin, duke i errësuar përfundimisht në shpirt e duke u prerë shpresimin.
Në të gjitha formacionet shoqërore në të cilat ka kaluar shoqëria njerëzore këtë fat kanë pasur shumë njerëz, të cilët kanë qenë të përkushtuar për progres ose që kanë luajtur rol aktiv në ecurinë drejt një begatie sipas logjizmit të vet në interes social. Por, aktivë kanë qenë edhe trekëmbshat, gijotinat, kurthet, atentatet, duelet, përplasjet, passhpinat, intrigat, të cilat unë i quaj si veprime “alguasile”*, kur njerëzit epokorë janë ftuar në ceremonialë mashtrimi dhe vdekja u ka ardhur nga “tekat” e një perandori, princi, sulltani, mbreti, udhëheqës xhungle, princeshë, fallxhore...
A mund të këputet një jetë në mes? Kësaj pyetjeje të gjithë do t’i përgjigjeshin me një zë: “Jo!” Dhe përgjigjja është e kahjes pozitive, një përgjigje dinjitoze...
Përvoja e “eliminimit” apo teoria e eliminimit është e vjetër sa vetë bota dhe s’ka patur “terapi” që ta shërojë këtë “peng” të madh ...
Pse ka ekzistuar kjo teori eliminimi? Pse kjo teori është zbatuar me një fanatizëm të pashoq në një praktikë gjaksore ku viktimat janë vetë këto qenie njerëzore të krijuara tërë art, siç thamë më lart, nga Natyra? Pse grupet e ndryshme shoqërore përpunuan taktika eliminimi, duke përdorur të gjitha mjetet sipas evoluimit të teknikës me shënjestër: Njeriun? Kush e nxiti këtë armiqësi njerëzore të eliminimit? Pse pikërisht Njeriu fokusoi në “teatrin e eliminimit” objektiv vetë njeriun? Me këto pyetje mund të vijohej dhe të shtrihej më gjerësisht, por fakti mbetet fakt. Në përleshjet njerëzore të kohërave dhe në ato që vijojnë në epiqendër vihet njeriu, eliminimi i kundërshtarit. Paçka nga trumbetimet paqedashëse, paçka nga fryrja e erërave të humanizmit, njeriu përsëri vë në objektiv njeriun. Vrasja si koncept konkret është jo vetëm një vrasje fizike, praktike, por edhe një vrasje mendore, e cila e ka rrjedhojën tek psikologjia sociale, te kultivimi i asaj ideje mbizotëruese për eliminim mendor.
Shënim: 1. “Oficerë” të policisë, ruajtës të moralit në Spanjë, të cilët ruanin moralin
artificialisht për vjelje parash. Përmendet në një vepër të Servantesit.
Ne nuk kemi ndërmend të bëjmë zbërthime të tilla me objekt psikologjik në këtë kumt , por të evidentojmë atë të keqe të madhe të eliminimit të kundërshtarit. Vetë betejat më të mëdha të zhvilluara në Glob dhe që ky Glob “Lufte” nuk pushon asnjëherë nga luftrat me shkak, pa shkak apo improvizim shkaku, tregojnë se në disa raste ose më të shumti “Urtësia e kësaj bote ka në thelb marrëzinë”, që vepron e starton marramendësh në korsi inkoherence dhe hipokrizie të pashoqe. Shpeshherë eliminimi fizik i kundërshtarit kthehet në një pompozitet fisnikërie të lëmuara e një dëfrimi mondan festiv, ku festohet vrasja.... Kjo ka ndodhur gjatë kohërave. Tërësia e cilësive të mira të njeriut si dinjitet personal, gojëtaria, sjellja, ndjenja,çiltërsia, trimëria, virtyti etj. janë tipare qendrore të karakterit, por në kahjen tjetër u “profilizuan” me një shfaqje të “ndritur”: mizoria, tradhtia, fanatizmi, sakatizmi dhe egoja. Në këtë kontekst u shfaq dyfytyrësia njerëzore: Njeriu dhe antipodi i tij, “Mosnjeriu”, i etur për të bërë gjithçka për të “plasdarmuar” në tokë, jetë, qiell,det dhe oqean...
Sa bukur e “punon” mëndafshin krimbi i mëndafshit! Ç’stilizëm dhe ndjenjë për prodhimin! Një art i vërtetë thurjeje që mendja njerëzore mezi guxon ta rivalizojë! Apo rasti i mjaltit të bletës... Në këtë shtjellim të mjegulluar ecin në zona të ndaluara njerëzit, që insistojnë në frone, “oda”, “vila”, “tendenca”, “ndërtime e arkitekturime” të “ëndrrave qiellore” të pushtimit të Universit...
Sakrificat e tyre për të arritur në këto stade janë nga më të guxuarat...
Teoria e kundërshtarit dhe e kundërshtisë është shumë e vjetër dhe kjo teori transmetohet me një shpejtësi të habitshme, ndoshta me shpejtësinë e dritës apo të zërit. Vargjet e mëposhtme të G.Veertit e shpjegojnë dhe e vërtetojnë këtë:
“S’ka gjë më gazmore në botë
se kur armikun e thumbon,
Shkulesh e qesh me lot,
Romuzet varg kur ia lëshon...”
*G.Veert “S’ka gjë më gazmore në botë”
***
Njeriu në “epokë krizimesh” për të realizuar eliminimin e kundërshtarit apo të synimeve shkatërruese është bërë e modës të thërrasë në ndihmë për realizuar “personazhet mistike”, ata që janë shquar në kësisoj realizimesh, duke përdorur mjetet dhe vandalizimin e shfrenuar për të arritur qëllimin. Bile vetë ky “MOSNJERI” ka thurur për ndihmë “katakombet” e lashtësisë më me emër dhe është veshur vetë me “mantelin dhe kapërcimin e pengesave”. Ky është një huazim, në këtë rast, i pashpirt se është përdorur për të realizuar objektiva të mëdha me tendenca eliminimi. Sa i bukur, fisnik dhe i kundërt kur këto “epitetizime” apo “simbole” janë përdorur në favor të lëvizjes për progres shoqëror se çdo njeri ka një idol, ka një simbol shtytës, ka një personazh mistik, që e shtyn në bukurinë mendore dhe në atë të realizimit!... Por, kështu ndodh jo së shumti... Pra, ringjallja e imagjinatës nëpërmjet fantazmës së “idolit” apo “shtytësit”vepron në të dy kahjet.
Duke fryrë era e eliminimit në Glob padyshim që kjo erë e “Gollsthrimit” elimininues preku verbërisht, sakatësisht dhe njeriun e kombit tonë, i cili u fut në rrugë të pambarimta gjakësimi edhe kultivoi “hakmarrjen” e rëndë, mbyllëzimin, eliminimin fizik, duke e kushtëzuar e “legjitimuar” në kanune të “ligjësuara” dhe të pranuara. Pra, vetë shoqëria jonë pranoi eliminimin e saj dhe kjo teori “lëshon” lule të verdha sot e kësaj dite, paçka nga rëniet e “kambanës” së paqes vendore e të përbotshme. Eliminimi fizik është veprues dhe vepron me gjithë “gjeneralitetet” e tij dhe në të gjitha zonat. Është një edukim i mbrapshtë që në tërësi s’mund të frenohet apo asqë duhet menduar të “rudimentohet”, pale të eliminohet...
Shfaqjet e këtij procesioni ne do t’i paraqesim me art edhe në këtë antologji vetiake ( gjashtëtip) vetëm në disa detaje për të cilat duhet të nxirren përfundime logjike. Mesazhi ynë është i madh : “Sa më pak njerëz të eliminuar me dëshirë njerëzore. “Procesi eliminues i njerëzores” nuk varet plotësisht nga mendësia mendore e lidhur me fenomenet klimatike dhe natyrore... Po kundërshtitë njëra me tjetrën? Kanë arritur edhe në gjakësimin e tyre apo kanë ekzekutuar njëra tjetrën?... Ç’faj e ç’fat!...
A mund të ngrihesh ndaj kohës që të “statuzojë”? Të shembësh këtë “nder” do të thotë të shembësh vetveten... Por, sa e vështirë është të shembësh vetveten!...
Po të ngrihesh ndaj vetvetes prapë është vështirë, paçka se diç kupton dhe rri mënjanë në “odat e nderit” ..., duke u mënjanuar së toku me heshtjen që falet dhe rrëfehet në “TEMPULLIN E HESHTJES”
Duhet bërë sakrifica dhe duhet dalë nga “sakrifica”...
(botuar te gjashtëtipi "VIRTYTI I GENJYER" i autorit , viti 2003
KULLA E JETIMORES
nga Kristaq F. Shabani
. Virtyti ndihet i fyer aq rëndë
sa dhe kupa qiellore mund të thyhet...
Njeriu ky prodhues i madh ndjenjash
është nisur qyshkur në një “Pistë Lotimi”
ku loti ngjason me një breshër
që bie rrëmbyeshëm nga një hapësirë shpirti...
•. Njerëzit marrin plagë dhe gjaku u rrjedh
nga trupat e tyre të stolisur me armë vrasëse...
U shkëlqejnë armët në dritën e Diellit,
në zbehtësinë e dritës së Hënës,
në ndriçimin e Yjeve
tek presin “teatrin e dueleve”
me objekt eliminimi të kundërshtarit...
Sa “akte” paskan këto duele?
Akte të pambarimta me skena puthjesh, përshëndetjesh
dashuri të ndërprera, të përgjysmuara, prerje venash,
synime pa syth të prekura nga ngrica dimri!...
Lulet nuk zbukurojnë livadhet,
edhe oazet e shkretëtirës thahen aq brutalisht
sa s’mendohet për ujin e së nesërmes-etje...
.Këtej nga hemisfera e Nënës
dridhje, tensione të pambarimta, ankthe.
Njeriu i zemrës humbet jetën natyrore
në marrarendje të trëndafilit të zi...
Njerëzit ngjasojnë në aktet e ndërmarra si
fëmijë të paedukuar
dhe fëmijët ngjasojnë të mençur si pleq,
tek i lutin të kthehen nga duelet e pakuptimta
se e nesërmja i gdhin jetimë...
S’ka më keq se të jetuarit “jetim”
pa krahë, pa zemër, pa mbrojtje, pa çati, me
qiell të hapur që veç shi kërcënimi hedh...
. Një yll i vogël, që rrallë shfaqet në qiell,
veten e pyet:
“Mirë ne humbasim jetën në qiell
po Njerëzit pse veten e hedhin në qiell?”
Kjo pyetje e torturon Yllin e vogël,
ngjasues “xhuxhmaxhuxh” me yjet e tjerë...
Njeriu ngre supet...
Sot e pret një trekëmbësh,
një gijotinë e hapur,
një kryqëzim,
një nxjerrje syri,
një kotësirë gjaku... e mjegullt.
. Çezarët e Kohës pyesin në çuditje:
“Edhe ti, Brut?”
Brutët lëshojnë “piskamën” e vrasjes...
Në vend të tyre përgjigjen thikat:
“Jo, Çezar, ç’ne unë!”
. Zhvishet ndjenja nga thelbi
dhe lëkura ka ngjyra kameleoni.
Kthesat, urat, kthinat, lavamanët,
autostradat, pluset, shenjat e pikësimit,
kullojnë gjak njeriu... mjegullisht.
Nga kokat fluturojnë
si zogj “truri” truret e njerëzve
të arratisur detyrimisht nga kafkat.
kodrushkat, sinqeriteti,
çiltërsia,...
Marrë nga gjashtëtipi "VIRTYTI I GWNJYWR" i autorit
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Kristaq Shabani:Pas perfundimit me sukses te Simpozimit Nderkombetar "MUZA POETIKE PEGASI 2011" GJIROKASTER, TIRANE , PRISHTINE 13-18 PRILL 2011
» Kristaq Shabani:NE KONKURSIN E MADH "28 NENTOR 2011 PEGASI"-NJOFTIM
» Kristaq Shabani:LNPSHA "PEGASI" ALBANIA-DEGA "PEGASI" GJAKOVE e LNPSHA "PEGASI" KOSOVA BEFASON ME VEPRIMTARINE E DATES 29.10.2011
» Kristaq Shabani:INFORMIM-STIMUJ NDERIMI MORALË TE LNPSHA “PEGASI’ ALBANIA 2011
» Kristaq Shabani:INFORMIM I DATES 26.12.2012
» Kristaq Shabani:NE KONKURSIN E MADH "28 NENTOR 2011 PEGASI"-NJOFTIM
» Kristaq Shabani:LNPSHA "PEGASI" ALBANIA-DEGA "PEGASI" GJAKOVE e LNPSHA "PEGASI" KOSOVA BEFASON ME VEPRIMTARINE E DATES 29.10.2011
» Kristaq Shabani:INFORMIM-STIMUJ NDERIMI MORALË TE LNPSHA “PEGASI’ ALBANIA 2011
» Kristaq Shabani:INFORMIM I DATES 26.12.2012
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi