Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Besnik Boletini:Policët serbë, marrin rroga, rrinë në shtëpi

Shko poshtë

Besnik Boletini:Policët serbë, marrin rroga, rrinë në shtëpi Empty Besnik Boletini:Policët serbë, marrin rroga, rrinë në shtëpi

Mesazh nga Agim Gashi Sat Mar 28, 2009 11:59 pm

Policët serbë, marrin rroga, rrinë në shtëpi

Besnik Boletini, BOTA SOT

Besnik Boletini:Policët serbë, marrin rroga, rrinë në shtëpi Sh_b


Besnik Boletini:Policët serbë, marrin rroga, rrinë në shtëpi Shpk%20(Small)

Bojkoti i policëve serbë në Policinë e Kosovës, nuk ka të ndalur ndërsa rrogat e tyre rrjedhin normalisht në xhirollogaritë e tyre private. Rreth 300 policë të minoritetit serb që janë kryesisht nga rajonet e i Prishtinës, Gjilanit, Ferizajt, të cilët po e bojkotojnë punën e tyre në Policinë e Kosovës njofton Arbër Beka, zëdhënës i Policisë së Kosovës. Kjo çështje tashmë është problem problem politik më tepër sesa institucionalë, prandaj Ministria e Punëve të Brendshme ka vendosë që këtyre policëve tu vazhdohet suspendimi me pagesë, ndërsa Policia e Kosovës nuk mund të shpallë konkurs pa u zgjidhur çështja e këtyre policëve. “Ky problem është bërë problem politikë, dhe me këtë çështje po merret Ministria e Punëve të Brendshme, ndërsa Policia e Kosovës nuk mund të shpallë konkurs pa zgjidhjen e kësaj çështje”, theksoi zëdhënësi Beka. Ndërsa rekrutimi i pjesëtarëve të rinj nuk shihet si problem nga Policia e Kosovës, sepse ka shumë kërkesa nga qytetarët e komunitetit serb, për tu inkuadruar në Policinë e Kosovës, shtoi Beka.
Ministria e Punëve të Brendshme po bënë përpjekje të vazhdueshme për të gjetur një zgjidhje për këtë çështje, dhe së bashku me EULEX-in kanë themeluar një grup punues për të bërë një vlerësim të situatës, dhe ndoshta për të marrë një vendim përfundimtar. “Në këtë fazë nuk ka asgjë të re, por është duke u punuar në këtë drejtim. Ministria e Punëve të Brendshme së bashku me EULEX-in, ka themeluar një grup punues i cili kryesohet nga Zëvendës Ministri Fatmir Xhelili, pra është duke u bërë një vlerësim i situatës. Ky grup punues do t’i sjellë Ministrit rekomandimet dhe Ministri në konsultim me Qeverinë dhe me partnerët ndërkombëtar do të merr një vendim”, tha Këshilltari i Ministrit të Punëve të Brendshme Fisnik Rexhepi, duke mos cekur ndonjë afat të mundshëm së kur do të merret vendimi konkret
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi