Hyseni: Ka korrupsion në arsim
Hyseni: Ka korrupsion në arsim
Hyseni: Ka korrupsion në arsim
Korrupsioni në Kosovë ka përfshirë edhe sistemin e arsimit. Sipas përfaqësuesve të studentëve dhe organizatave joqeveritare që merren me këtë çështje, korrupsioni në këtë sektor fillon nga institucionet parashkollore, e deri tek universitet. Edhe zyrtarë në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, nuk e kanë mohuar një dukuri të tillë, por sipas tyre, kjo dukuri mbetet e izoluar për shkak se palët nuk paraqesin dëshmi.
Prania e dukurisë së korrupsionit tashmë vërehet edhe në sektorin e arsimit, madje duke filluar nga niveli parashkollor, e deri tek ai universitar, thonë përfaqësues të organizatave joqeveritare që merren më këtë çështje.
Halim Hyseni, nga Qendra për Arsim e Kosovës, konsideron se korrupsioni në këtë sistem zhvillohet në forma të ndryshme, duke filluar nga punësimi i mësimdhënësve, regjistrimi i studentëve e deri te blerja e diplomave universitare.
“Korrupsionin mund ta gjejmë në procesin e vlerësimit të dijeve, do të thotë dhënies se parave për të siguruar certifikata, me rastin e pranimit dhe regjistrimit të mësimdhënësve”, thotë Hyseni.
Hyseni, po ashtu thotë se korrupsioni në këtë fushë, është faktori kryesor që ka ndikuar në cilësinë e ulët të arsimit. Kjo, sipas tij, nënkupton mundësi për të blerë diplomat.
“Arsimi i Kosovës po prodhon njerëz të papërgatitur, mendje të pashkolluara, dhe kjo drejtpërdrejtë e godet të ardhmen e këtij kombi. Unë mendoj se pjesë e gjithë kësaj është cilësia dobët e arsimit, por natyrisht edhe korrupsioni e atakon jashtëzakonisht sistemin e arsimit”, thekson Hyseni.
Se kjo dukuri është e pranishme në Universitetin e Prishtinës, pranojnë edhe përfaqësues të studentëve.
Selim Daku, ish kryetar i Parlamentit Studentor, thotë se kanë vërejtur elemente të korrupsionit në këtë institucion, kur studentët u kanë dhënë mito profesorëve për notim më të mirë, apo edhe dhënien e provimit.
“Studentët ia ofrojnë për të bërë ndonjë zgjidhje, për të marrë ndonjë vlerësim sa më të mirë, për të kaluar provimin në një lëndë, apo për të përfunduar ndonjë shërbim tjetër i cili i hynë në punë të studentit. Do të thotë, ka disa raste, që ndodhin realisht e më të cilat të gjithë ne ballafaqohemi”, shprehet Daku.
Zyrtarë të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, nuk e mohojnë faktin se korrupsioni është i pranishëm edhe në fushën e arsimit, por që sipas tyre, nuk dihet se në çfarë niveli gjendet.
Ragip Gjoshi, këshilltar i ministrit të arsimit, thotë se problemi kryesor në këtë sistem është se korrupsioni është i pazbuluar, për faktin se palët nuk paraqesin dëshmi.
“Korrupsioni është një e keqe nga e cila asnjë pjesë e shoqërisë nuk është anashkaluar, por në arsim, nuk kemi fakte për këtë, dhe i bëj thirrje të gjithëve që kanë fakte për ndonjë element korruptimi, e që unë besoj se edhe nëse ka, janë raste të izoluara, që ti njoftojnë organet e drejtësisë, e pastaj ne si institucion”, thotë Gjoshi.
Megjithatë, Halim Hyseni, kërkon nga institucionet kompetente, që t’i shpallet luftë kësaj dukurie, edhe pse sipas tij, eliminimi i korrupsionit në këtë fushë është një proces i gjatë, i cili kërkon shumë punë dhe angazhime.
Ndërsa Ragip Gjoshi, thekson se tashme janë marrë të gjitha masat parandaluese për të evituar këtë dukuri.
“Nga avancimi i kuadrit mësimor dhe zhvillimi i të gjithë punëtorëve mësimor, duke filluar nga akreditimi i projekteve të caktuara për universitete publike dhe private. Duke krijuar mundësitë që arsimtarët të kenë paga më të mira dhe të mos të qojnë mendjen nga kjo e ligë”.
“Paga të dinjitetshme kanë, sidomos profesorët universitarë, kanë kushte të përafërta më personelin në rajon. Këto janë disa hapa konkret që kemi marrë që të evitohet së paku në arsim kjo e ligë e shoqërisë”, thekson Gjoshi.
Gjoshi shton se Ministria e Arsimit është e gatshme që të trajtojë dhe të marrë masa ndaj cilitdo profesor për të cilin ka fakte për elemente korruptive.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi