Dorian Koçi:Ekonomia, turizmi dhe politika
Faqja 1 e 1
Dorian Koçi:Ekonomia, turizmi dhe politika
Dorian Koçi:Ekonomia, turizmi dhe politika
Mirëpo kjo amulli në vendimmarrje nuk është prezent vetëm në privatizimet dhe dhënien me koncesion të sektorëve jetikë të ekonomisë por dhe në hartimin e politikave që lidhen drejtë për së drejtë me këta sektorë strategjikë. Një i tillë p.sh është shpallur turizmi në Shqipëri,përcaktim që u bë nga ekspertët e ekonomisë shqiptare sidomos pas krizës ndërkombëtare që pushtoi botën dhe që natyrisht nuk la pa prekur dhe Shqipërinë. Ky realitet u reflektua në rënien e kërkesës për apartamente banimi dhe rrjedhimisht ndërtimi si sektori më i rëndësishëm në ekonominë shqiptare u zhvendos në vend të dytë duke ia lënë vendin turizmit. Duke u shpallur si sektor strategjik i ekonomisë së vendit, logjika e kërkonte që të kishte një vëmendje të veçantë në fillim të hapjes së sezonit turistik si dhe në infrastrukturën e shërbimeve të ndryshme.
Për fat të keq Shqipëria, që nga data 8 maj vazhdon ende të jetë e përfshirë në një debat për numërim vote, çka ka bërë që vëmendja e qytetarëve dhe e politikës të jetë e përqendruar në debat të ashpër politik. Por nëse politika shqiptare nuk është e aftë që të bëjë një palë zgjedhje për së mbari apo dhe të numërojë saktë vota, ekonomistët kanë filluar të numërojnë një nga një pasojat e kësaj situate politike dhe sidomos këto në fushën e turizmit. Sot , Shqipëria në kundërshtim me çka të bie rasti të dëgjosh shpesh herë në stacione televizive , për fat të keq nuk është një destinacion i mirëfilltë turistik si janë vendet tona fqinje, por pjesë e paketave turistike 1-2 ditore që afrojnë kompanitë turistike të këtyre vendeve. Është e pafalshme , që një vend me bukuri natyrore të radhë, i vendosur në zemër të Mesdheut, pas 20 vjetësh reformash dhe zbatimi të ekonomisë së tregut të mos jetë në gjendje që të shndërrohet në një destinacion të mirëfilltë dhe konkurrues turistik në rajon. Për ironi të fatit në qytetet bregdetare të Shqipërisë , Durrës dhe Vlorë, si dhe në Shkodër dhe Tiranë ekzistojnë katedra të studimeve universitare për Turizmin, katedra që kanë mbetur më tepër në nivelin e përfitimit të një diplome universitare për studentët sesa kanë qenë në gjendje të ndërtojnë politika të mirëfillta në këtë sektor. Shumë kush duke parë këtë gjendje që prezantohet sot në turizmin shqiptar mund të përpiqet që t’ia faturojë një qeverie të vetme apo disa aktorëve lokalë, kurse një vëzhgim më i përqendruar nxjerr në dritë një problematikë të mbartur në radhë të parë në mentalitetin rreth turizmit sesa në politikat e ndjekura.
Qeveria dhe pushtetet lokale duhet të pushojnë së menduari se në ndërtimin e infrastrukturës rrugore dhe ujësjellës-kanalizimeve mbaron përgjegjësia e tyre rreth turizmit, pasi ashtu si dëshmon eksperienca e vendeve fqinj një rol të rëndësishëm luan dhe infrastruktura njerëzore në këtë sektor të rëndësishëm të shërbimeve. Trajnimi, publiciteti, informacioni ,mirëmbajta e plazheve dhe ruajtja dhe prezantimi i trashëgimisë kulturore janë elementë të rëndësishëm të një strategjie të mirëfilltë që duhet hartuar për ti dhënë cilësi turizmit shqiptar. Zhvillimet më të fundit në rajon, me trazirat politike shoqërore në Afrikën Veriore si dhe kriza greke duhet të jenë rasti i artë për të prezantuar një politikë më konkurruese dhe më agresive në rajon. Nëse Shqipëria në vitet 90’ “prodhonte” anije të mbushura plot me refugjatë që iknin në Evropë port një jetë më të mirë, ka ardhur koha që këto anije të vinë të mbushura plot me turistë drejt brigjeve shqiptare pasi ky vend e meriton përsa i përket bukurisë që mund të afrojë. Problemi, këtë sezon turistik ashtu si dhe më të mëparshmit qëndron në pyetjen që i referohet politikës dhe jo vullnetit të popullit shqiptar, a mundet ajo që ta realizojë këtë synim?Në fakt , kjo mbetet një nga sfidat më të mëdha të politikës dhe politikave që ajo harton për zhvillimin strategjik të vendit.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi