Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Astrit Patozi:Era e NATO-s ka nisur

Shko poshtë

Astrit Patozi:Era e NATO-s ka nisur Empty Astrit Patozi:Era e NATO-s ka nisur

Mesazh nga Agim Gashi Sun Mar 29, 2009 12:34 am

Era e NATO-s ka nisur

Astrit PATOZI, deputet i PD-së

Astrit Patozi:Era e NATO-s ka nisur Sh_b

Astrit Patozi:Era e NATO-s ka nisur ASTRITI%20PATOZI%20(Small)

Pranimi i Shqpërisë në NATO është një ditë e veçantë dhe solemne për shqiptarët dhe Shqipërinë. Në një vështrim të përciptë, duket sikur sot ne thjesht do të konsumojmë një akt të thjeshtë dhe formal, pasi nuk pritet që dikush të votojë kundër apo që dikush të thotë ndonjë fjalë të keqe për Aleancën e Atlantikut të Veriut. Tani nuk ka më socialistë të mërzitur, si në vitet '90, që e shihnin ende NATO-n me syzet e errëta të Traktatit të Varshavës dhe praninë e saj në Shqipëri si cënim të kufijve të saj të paprekshëm. Koha ka bërë të vetën dhe ky evolucion pozitiv i së majtës duhet përshëndetur. Por në thelb, sot është një ditë e madhe, pasi mund të konsiderohet si finalizimi i një proçesi ndër më të rëndësishmit dhe më jetikët që Shqipëria ka njohur në të gjithë historinë e saj.
Ne sot duhet të ndjehemi krenarë se kemi përmbushur një mision të jashtëzakonshëm, i cili pas pak ditësh i rreshton shqiptarët në krah të vendeve më të fuqishme, më demokratike dhe më të qytetëruara të planetit.
Por të gjithë ne e dimë se nuk kemi mbërritur as rastësisht dhe as për inerci në portat e NATO-s. Ne jemi sot në prag të përmbushjes së detyrimit të fundit përpara se të pranohemi si vend anëtar me të drejta të plota i Aleancës së Lirisë, falë një vullneti të palëkundur politik, jo vetëm për të njohur dhe pranuar vlerat dhe filozofinë, që ka krijuar dhe mbajtur në këmbë NATO-n, nga viti 1949 e deri më sot, por më shumë për bindjen e krijuar tek aleatët tanë të mëdhenj se ato vlera po zbatohen në praktikë dhe me përkushtim nga institucionet tona.
Ne jemi sot në portat e NATO-s, në radhë të parë dhe mbi të gjitha për shkak të suksesit të reformave të gjithanshme, që u ndërmorën nga mazhoranca pas vititit 2005, kohë kur edhe më optimisti midis nesh nuk e parashikonte kaq të shpejtë ditën e bekuar të anëtarësimit.
Ne gjendemi sot vetëm pak metra larg hapësirës dhe botës euroatlantike, para së gjithash për shkak të vlerësimit realist që vendet anëtare të NATO-s kanë pasur për progresin e Shqipërisë dhe besimit të krijuar te ato se reformat, jo vetëm që nuk do të ndalen, por as nuk do të njohin ngadalësim në të ardhmen. Dhe kjo është shumë më e rëndësishme se sa hapësirat e pamata të sigurisë që i ofron vendit anëtarësimi.
Nuk është aspak rastësi që në vetëm gjashtë muaj nisi dhe përfundoi ratifikimi i Protokollit të Anëtarësimit të Shqipërisë në NATO nga të 26 vendet anëtare të saj, i cili ishte në një farë mënyre bekimi pa mëdyshje i tyre për reformat tona.
Ne jemi sot në portat e NATO-s, sepse kemi kryer me seriozitet dhe përkushtim të ashtuquajturat "detyra të shtëpisë" dhe vetëm në këtë kuptim, votimi i sotëm si akt procedurial, është thjesht një formalitet. Gjatë të gjitha lëvizjeve të mëdha në kursin e integrimit të Shqipërisë pas vitit 2005, që siç e dini, kanë qenë të shpeshta, ne shpeshherë kemi dëgjuar këngën e vjetër të gjoja privatizimit të arritjeve mbarëshqiptare nga mazhoranca. Në fakt, ky nuk ka qenë për asnjë çast qëllimi dhe synimi ynë politik.
Ne nuk mund të mos e përmendim sot se aspiratën e shqiptarëve për t'u anëtarësuar në NATO, shpallur 17 vjet më parë nga Partia Demokratike, e pengonte dhe e zvarriste kleptokracia, korrupsioni i vendosur në sistem, lidhjet e politikës me krimin e organizuar, abuzivizmi ekstrem me pushtetin dhe antivlera të tjera që nuk kanë asgjë të përbashkët me filozofinë e Aleancës së Lirisë.
Sot është një ditë e shënuar për Parlamentin, për tempullin e demokracisë sonë të re, sepse këtu u ngjizën dhe morën rrugë reformat, që na çuan me shpejtësi në dyert e NATO-s. Ne sot firmosim me krenari dhe me emocion aktin e hyrjes së Shqipërisë në familjen e vendeve më të fuqishme, më të lira dhe më demokratike të botës, duke pritur me padurim firmën e Samitit të Strasburg-Kelit. Era e NATO-s ka nisur
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi