Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Drita Krasniqi:Me ti zbutë plagët e jetës

Shko poshtë

Drita Krasniqi:Me ti zbutë plagët e jetës Empty Drita Krasniqi:Me ti zbutë plagët e jetës

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jun 22, 2011 1:01 am

Drita Krasniqi:Me ti zbutë plagët e jetës 251311_195603183825842_100001284851546_606581_2622748_n
Drita Krasniqi:Me ti zbutë plagët e jetës 247404_191068057612688_100001284851546_577691_7383277_n
Drita Krasniqi:Me ti zbutë plagët e jetës
(Agim Gashit)

Agim Gashi o mërgimtar
Poet, shkrimtar e këngëtar,
Mora lapsin të shkruaj për Ty
Me ta thurr nji poezi.

Nuk jam poete as artiste
Por e du artin e poezinë,
Këto fjalë që po i renditi
Janë për Ty dhe për sharkinë.

Jeta jote plot me burgje
Plot me lot, mall e peripeti,
Kur kam lexue biografinë tënde
I kam derdh ca lot për Ty.

Je i varfër të gjithë e dimë
Ske para as pasuri,
Je i vetmi artist i popullit
Që nuk e ke kulmin mbi kry.

Me marr vesh popujt tjerë
Se si jetojnë artistët tanë,
Kan me na sha në nder e bes
Kan me na sha dhe babe e nanë.

Ne e dime se sa ke dhënë
Për liri e Dardani,
Sa herë me lot ke la sharkinë
Për Kosovë e Shqipëri.

Por Ty populli shumë te do
Edhe pse shteti stë përfill,
Por ke miqët anë e mbanë
Që e kanë zemren e dlirë.

I bashkojmë forcat ne miqësia
Do të ndihmojmë Ty dhe Azalenë,
Me ta zbut vuajtjen që ke
Edhe mallin për mëmdhenë.

Kënga yte prap t´jehoj
Të marr qiellin melodia,
Anë e mbanë rruzullit toksor
Le të nëgjohet shqip sharkia.
Me ti zbutë plagët e jetë
(Agim Gashit)

Agim Gashi o mërgimtar
Poet, shkrimtar e këngëtar,
Mora lapsin të shkruaj për Ty
Me ta thurr nji poezi.

Nuk jam poete as artiste
Por e du artin e poezinë,
Këto fjalë që po i renditi
Janë për Ty dhe për sharkinë.

Jeta jote plot me burgje
Plot me lot, mall e peripeti,
Kur kam lexue biografinë tënde
I kam derdh ca lot për Ty.

Je i varfër të gjithë e dimë
Ske para as pasuri,
Je i vetmi artist i popullit
Që nuk e ke kulmin mbi kry.

Me marr vesh popujt tjerë
Se si jetojnë artistët tanë,
Kan me na sha në nder e bes
Kan me na sha dhe babe e nanë.

Ne e dime se sa ke dhënë
Për liri e Dardani,
Sa herë me lot ke la sharkinë
Për Kosovë e Shqipëri.

Por Ty populli shumë te do
Edhe pse shteti stë përfill,
Por ke miqët anë e mbanë
Që e kanë zemren e dlirë.

I bashkojmë forcat ne miqësia
Do të ndihmojmë Ty dhe Azalenë,
Me ta zbut vuajtjen që ke
Edhe mallin për mëmdhenë.

Kënga yte prap t´jehoj
Të marr qiellin melodia,
Anë e mbanë rruzullit toksor
Le të nëgjohet shqip sharkia.

AGIM GASHI MERITON DHE KA NEVOJË PËR NDIHMËN TONË

Miq dhe mikesha te nderuar dhe te respektuar....
Agim Gashi eshte nje njeri jo vetëm i vetes dhe i joni por i kombit në përgjithësi. Vepra e tij madhore lartëson çdo shqiptar dhe çdo pjes të atdheut e sidomos neve që jemi jasht atdheut si kurbetçar. Ai jeton me çdo shqiptar, jeton me gëzimin dhe vuajtjen e çdo shqiptari, jeton me dhimbjen e mallin e çdo shpirti shqiptar por pa dyshim se eshte njeri i madh qe popujt tjere do te krenoheshin po ta kishin dhe do ti ofronin kushte maksimale per jete e per veprim. Jam e bindur se Agim Gashi po të kishte kushte jetese sepaku minimale ai do vepronte dyfishin e kesaj te sotmes. A jemi ne popull humanitar aq sa e pershkruajm ne te vertete? Sa mundohemi ne ti dalim ne ndihme nje njeriu i cili shkruan e kendon per ne? Aspak dhe aspak. As ne e as shtetet tona Agimin se ndimhmuam kur e dime te gjithe jeten e tij me plot peripeti, i semure, i vetmuar me nje vajze poashtu te semure. Ne i shkruajme lavdta Agimit por shtrohet pyetja: a jetohet me lavdata dhe me shkrime te bukura per te? Ja sa e nderojme ne Agimin kur nuk jemi ne gjendje nje liber pre njemije euro te ia investojme e kur e dime se te Agim Gashi kemi dhjetra libra ne sirtar e dhjetra albume qe nuk e pan driten e tyre per shkak te mjeteve financiare. Cili njeri jeton me 200 euro ne muaj pos Agim Gashit? Pse ne lejojme që njeriu i cili çdo ditë na dhuron neve e kombit vlera artistike e kulturore, lejojmë që ai të vuan e të mos ketë as buken të mjaftueshme? A e dini Ju se Agimi ushqimin e merr çdo javë te shoqatat humanitare që ushqejnë të varfërit në Gjermani? A nuk është ky turpi i turpit të shifet Agim Gashi, poeti e këngëtari i kombit në radhët e të varfërve me dy qese najloni për ti mbush me bukë? Apeloj tek të gjithë që jo me fjal por me vepra ta ndihmojmë Agim Gashin e popullit, Agim Gashin tonë. Apeloj edhe te shtetet tona që sa më parë Agim Gashit ti sigurohet një kulm mbi kokë atje ku edhe ka lindë. Të veprojmë o miq të dashur e mos të bëhemi gazi i botes.
Edhe dy fjal atyre që deri sot e ndjeken Agim Gashin për ta vrarë duke e futur ne listat e likuidimit:lereni Agim Gashin ti dhuroj popullit tonë vlera, ti dhuroj dashuri e mirësi, ti dhuroj gaz e hare se ky popull ka nevoj për njerz si Agim Gashi. "A jemi ne popull humanitar aq sa në të vërtetë përshkruajmë vetën tonë? Sa jemi ne të gatshëm t'i dalim ne ndihme nje njeriu i cili shkruan e këndon dhe jep çdo gjë nga vetja për popullin dhe atdheun e tij të dashur në kufijtë e tij etnikë? Me keqardhje më duhet të konstatoj se jo në një masë dhe nivel çfarë do të duhej të ishim".
Duke shpresuar se letra ime do gjen përkrahje ...Ju përshëndes unë mërgimtarja e Juaj
Drita Krasniqi-Itali

Tani po ua sjellim Kontonumrin që miku Ynë Mentor Thaqi e hapi për mikun tonë Agim Gashin:


Mentor Thaqi EDHE NJË HERË PËR TË GJITH TË DASHURIT TANË QË NUK E KISHIN SA DUHET TË QARTË FORMEN E PAGIMIT NGA SHTETE TJERA PO I JAPI KOMPLET TË DHËNAT:

Mentor Thaqi Brënda Gjermanis:
MENTOR THAQI
SPARKASSE VILLINGEN-SCHWENNINGEN
GIRO COMFORT (KONTO-NR.) 0028130459
BLZ 694 500 65


Nga Shtetet tjera shkruhet kështu:

MENTOR THAQI
SPARKASSE VILLINGEN-SCHWENNINGEN
GIRO COMFORT (KONTO-NR.) 0028130459
BLZ 694 500 65

I B A N
DE 40 6945 0065 0028 1304 59

SWIFT-BIC: SOLADES1VSS

DEDIKIMI: HELP-AGIM GASHI
Kjo është formë komplete!


Me këtë rast kam nderin që z. Mentor Thaqin ta falenderojmë nga zemra për gadishmërinë që ta marri mbi barren e Tij një punë e cila don kujdes pasiqë të gjithë emrat e donatorëve do të publikohen këtu në FB dhe në mjete tjera informimi.
Shpresoj se miqët tanë kudo që gjenden në boten mbarë do ti përgjigjen këtij aksioni tejet humanitar dhe njerzor.

Me rrespekt Drita Krasniqi-Itali
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi