Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Zyra e kryetarit të Mitrovicës reagon ashpër ndaj Spahiut

Shko poshtë

Zyra e kryetarit të Mitrovicës reagon ashpër ndaj Spahiut Empty Zyra e kryetarit të Mitrovicës reagon ashpër ndaj Spahiut

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jun 22, 2011 8:09 pm


Zyra e kryetarit të Mitrovicës reagon ashpër ndaj Spahiut

Zyra e kryetarit të Mitrovicës reagon ashpër ndaj Spahiut _kastrati_spahiu


Zyra e kryetarit të Komunës së Mitrovicës ka reaguar përmes një komunikate për media, kundër drejtorit të TV “Mitrovica”, Nexhmedin Spahiu, i cili ka përdorur një mënyrë speciale në përpjekje për ta dëmtuar reputacionin e kryetarit të Komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati.

“Duke mos i mjaftuar vetja, përkundër shquarësisë për ofendime, sharje, gënjeshtra, montime etj, drejtori, kryeredaktori, analisti, moderatori dhe gazetari i “TV Mitrovicës”, Nexhmedin Spahiu, ka përdorur një mënyrë speciale në përpjekje për ta dëmtuar reputacionin e kryetarit të Komunës së Mitrovicës, z.Avni Kastrati. Në mungesë të vullnetit të qytetarëve shqiptarë, të cilët do t’i rekrutonte kundër kryetarit të komunës, të cilin e ka pasur rival në zgjedhjet e fundit lokale, z. Spahiu, për këtë qëllim ka nisur të shfrytëzoj qytetarët serbë.

Sigurisht se as kjo nuk do t’i mjaftoj, meqë mllefi i tij, ka tejkaluar çdo kufi. Nesër ai mund t’i drejtohet për ndihmë strukturave paralele serbe, qarqeve në Serbi apo administratës së UNMIK-ut në veri. Këtë të fundit ai e kishte bërë në kohën kur kryetar i Mitrovicës ishte Bajram Rexhepi. Në kohën kur Rexhepi pat ngrirë raportet me ish-administratorin rajonal të UNMIKU-ut, Gerard Galluci, një kundërshtar i shquar i shqiptarëve dhe integrimit të Mitrovicës, për çka nuk ka pushuar aktivitetin edhe pas ikjes nga Kosova, z. Spahiu i kishte dalur në mbrojtje duke shpifur. Në prani të gazetarëve mitrovicas, të cilët ishin në takim me administratorin rajonal që po rrëfehej para tyre, Spahiu e kishte akuzuar kryetarin e komunës se kishte paguar shoqërinë civile për të protestuar kundër Gallucit. Kjo e pavërtetë e madhe e kishte habitur edhe vetë Gallucin, i cili nuk kishte gjetur fjalë të përshtatshme për ta falënderuar mikun që po i dilte krah në kohën kur të gjithë shqiptarët ishin kundër tij. Mosdurimi i Spahiut ndaj rivalëve që e kanë mundur në zgjedhje, si Rexhepi poashtu edhe Kastrati, ka arritur në skajshmëri tani. Z.Spahiu e ka bërë temë dite rastin e një qytetari serb që nuk ka mundur ta takoj kryetarin Kastrati në zyrën e tij. Ai ka anashkaluar gjithçka tjetër në Mitrovicë, meqë ka menduar që rrëfimi i atij qytetari serb, i cili ka tentuar me dhunë të futet në zyrën e kryetarit, do ta dëmtoj imixhin e kryetarit. Madje në kronikën e transmetuar në “TV” e tij personale, e ka cilësuar ligësi të kryetarit faktin që ai nuk e ka takuar këtë qytetar të dhunshëm. Njëjtë e ka cilësuar edhe punën e policisë që ka intervenuar për të evituar ndonjë problem me të madh pas arrogancës së atij qytetari si dhe vendimin e gjykatës për dënimin e tij. Nuk ka kursyer as leksikun e tij të pasur “patriotik”, për ta vlerësuar këtë si një thyerjeve të traditave shqiptare të mikpritjes. Më se paku është mundur për të vërtetën. Kjo madje as që ka qenë ndonjëherë në agjendën e tij. Si zakonisht “të vërtetën” e ka ndërtuar duke mos përfilluar as kriterin më të vogël të profesionalizmit në gazetari. Është bazuar në deklaratën e atij qytetari të dhunshëm serb të dhënë në hapësirat që ka uzurpuar për “TV” e tij si dhe në vlerësimet e tij subjektive, pa marrë asnjë prononcim nga zyrtarët komunalë, policia apo gjykata. Ai ka injoruar të gjithë këta faktorë meqë do t’ia rrënonin storien e tij kundër kryetarit. Zyrtarët komunalë do t’ia sqaronin opinionit se ai qytetar serb nuk ka pasur takim të caktuar me kryetarin, policia do t’ia sqaronte faktin se ka qenë i dehur, ndërsa gjykata do të tregonte se me veprimet e tij të dhunshme ka thyer ligjet e Republikës së Kosovës. Këto janë kritere profesionale në gazetari, për të cilat ai nuk mërzitet fare meqë objektiviteti është qëllimi i fundit i tij. Esenciale për këtë njeri, që i pëlqen ta quaj veten parashikues të së ardhmes, sikur faltoret e së kaluarës, është ta plotësoj egon e tij të sëmurë, duke vjellë ndaj kryetarit, i cili gëzon një autoritet dhe respekt të lartë në Mitrovicë. Argument shtesë që mund ta ketë nervozuar edhe më tej partizanin e coptimit të kombit shqiptar, është edhe rezultati i hulumtimit të fundit të UNDP-së që tregon rritjen e kënaqëshmërisë së qytetarëve me punën e kryetarit”, thuhet në fund të reagimit të zyrës së kryetarit të Komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zyra e kryetarit të Mitrovicës reagon ashpër ndaj Spahiut Empty Re: Zyra e kryetarit të Mitrovicës reagon ashpër ndaj Spahiut

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jun 22, 2011 8:11 pm

Bëhu gadi për mbylljen e TV Mitrovicës more Avni. E paskan vendos!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi