Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sanije Tahiri:-Nje grusht dhe-

Shko poshtë

Sanije Tahiri:-Nje grusht dhe- Empty Sanije Tahiri:-Nje grusht dhe-

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jun 22, 2011 9:21 pm

Sanije Tahiri:-Nje grusht dhe- 261732_139230316152279_100001959345707_258585_1223720_nSanije Tahiri:-Nje grusht dhe- 195438_100001959345707_5397253_n
Sanije Tahiri:-Nje grusht dhe-

E mbetur peng ne strehen e vetmise
Nje fuqi ndjenjash mbeshtolli shpirtin tim

E strukur ne driten pa sy
Shoh mallin e tretur ne largesi
Lus zanat e malit te me falin pak magji
Endrra ime te lundroj lehte

Ne syprinen e melodise se ndjenjave
une e mbeshtetur ne krah te shpreses
e murosur ne kanata te kohes
fshihem pas kujtimeve ne kaptinen e jetes

ku si gur kengon zemra ne qetesi
qe lumturine ma vodhi era
dhe ne hirin e gurbetit e ngujoi
ndersa ne mua heshtjen vulosi.

Ne verigun e viteve numron kollaret
nene e gjore qe e bren droja
se mos keputet dhe mbetet
syri pa u ç'malle.

Amanetin ia le zogut
ta gdhend nje lule ne gur te varrit
dhe nje grusht dhe ta gjuan mbi te.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi