Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

QKIEFBKSH:VETËM ANTISHQIPTARËT "ME BISHTA" E JUSTIFIKOJNË PRIFTIN RACIST DOM ANTON KQIRA!

Shko poshtë

QKIEFBKSH:VETËM ANTISHQIPTARËT "ME BISHTA" E JUSTIFIKOJNË PRIFTIN RACIST DOM ANTON KQIRA! Empty QKIEFBKSH:VETËM ANTISHQIPTARËT "ME BISHTA" E JUSTIFIKOJNË PRIFTIN RACIST DOM ANTON KQIRA!

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jun 22, 2011 9:30 pm

Qendra Kombëtare Informimit e Frontit Bashkimit Kombëtar Shqiptar (QKIEFBKSH)
QKIEFBKSH:VETËM ANTISHQIPTARËT "ME BISHTA" E JUSTIFIKOJNË PRIFTIN RACIST DOM ANTON KQIRA! U1_FBKSH
VETËM ANTISHQIPTARËT "ME BISHTA" E JUSTIFIKOJNË PRIFTIN RACIST DOM ANTON KQIRA!

Askush nuk mund t’ia falë priftit Kqira të bëmet që i ka bërë në dëm të kombit shqiptar. Zoti i Plotfuqishëm dhe i dërguari i tij, Jezu Krishti çfarë do të bëjnë me të, vetëm ATA e dinë, por kemi bindjen se zemrat e miliona shqiptarëve veprimtar të kauzës gjithëkombëtare as Zoti i Plotëfuqishëm e as Jezu krishti nuk e thyejn për shkak të një prifti siç është prifti Kqira, pra nuk do ta falin kurrë për shkak se një të keqe të madhe i ka sjell kombit Shqiptar. Bile – bile pohimet e tij si edhe shkrimi i z. Mrijaj, ka elemente përçarëse ndërmjet shqiptarëve të besimeve të ndryshme, do të thosha përpjekje për vëllavrasje. Pikërisht për këtë arsye të gjithë ne duhet të distancohemi nga pohimet e priftit Kqira si edhe ashpër ta dënojmë qëndrimin dhe krahasimin ndërmjet priftit Kqira dhe të një burri të madh të kombit shqiptar, Atë Gjergj Fishta. Sikur të ish gjallë fizikisht Gjergj Fishta, me siguri do të kërkonte nga elita e Kishës që përjetësisht me e dënuar duke e zhveshur nga priftëllëku. Fronti Bashkimit Kombëtar Shqiptar, kërkon nga të gjithë ata që merren me shkrime, që figurat e ndritura siç ka qenë Gjergj Fishta ti mos i zënë në gojë duke i krahasuar me njerëzit antikombëtar me të ndriturin Fishta dhe “sojin” e tij.

Prifti Kqira nuk ka kurrfarë pike takuese në vi të çështjes kombëtare, njerëzore e as fetare, si mund ti epet një vlerësim veprimtar i devotshëm i Shqipërisë së Ribashkuar, humanist..! Sikur të ishte prifti Kqira çfarë e paraqet në shkrimin z. Mrijaj, ai kurrë nuk do të thoshte se: - "1.900.000 shqiptarë të Kosovës janë qejë dhe me bishta dhe, të gjithë është dashur që t’i rrjepte Sllobodan Millosheviqi, si dhe ata nuk e meritojnë lirinë nga Serbia". Kjo tregon se atë që tërë jetën e ka ndier në zemër Renegati Kqira, edhe ia ka thënë goja me 2007 para dhjetëra intelektualeve malësorë në një tubim rasti. Pse Anton Kqira nuk ka thënë "2000.000 qejë me bishta”, po 1.900.000? Sepse ka aluduar se 1.900.000 janë myslimanë shqiptarë në Kosovë!!! Sipas kësaj se çfarë ka thënë prifti Kqira, atë është dashur me e krahasuarme priftin Artemija i dytë dhe i ngjashëm me priftërinjtë tjerë të ortodoksisë sllavo, greko, ruse, këtë konstatim askush nuk do ta kontestonte. Kështu krahasimin që e ka bërë z. Mrijaj, se prifti Kqira është Atë Gjergj Fishta i II-të, për çdo veprimtar të kauzës gjithëkombëtare, për çdo veprimtar të drejtave kombëtare shqiptare, për çdo bamirës që vepron në dobi të kombit shqiptar, veçanërisht shpirti i të madhit Gjergj Fishta është lënduar, janë lënduar edhe të gjithë ata që ia duan të mirën kombit shqiptar, ndër të cilët bëjnë pjesë të gjithë ata që sakrifikuan jetën për ditën e sotme që gëzon Kosova ( qofshin ata që tashmë i ka mbuluar dheu i Shtetit Sovran të Kosovës, qofshin ata që janë në jetë dhe angazhohen për ta quar betimin në vend, për ta ribashkuar kombin shqiptar në një Shqipëri të Vetme). Me një fjalë të gjithë ata që sot më me lehtësi angazhohen rreth kauzës gjithëkombëtare, respektivisht më me dashuri angazhohen për bërjen e SHQIPËRISË ETNIKE, janë të lënduar dhe të fyer. Fronti Bashkimit Kombëtar Shqiptar, pyet: Ku janë zyrtarët e Bashkësive fetare të Kosovës, për ta dënuar, për t’u distancuar nga pohimet e priftit Kqira. Pse sot këta nuk protestojnë për shkrimet që bëjnë krahasime që shkojnë në dëm të personalitetit të Atë Gjergj Fishtës. Pse asociacionet, partitë relevante me orientime kombëtare shqiptare të Kosovës nuk reagojnë kundër shkrimeve që krahasojnë priftin Kqira me të madhin Gjergj Fishta. Pse veteranët e të gjitha luftërave të Kosovës bashkë me përfaqësuesit e familjeve të dëshmorëve nuk e qortojnë publikisht artikullshkruesin për krahasime të tilla si edhe pse ata nuk e qortojnë publikisht priftin Kqira dhe përkrahësit e tij për qëndrime raciste, për qëndrime kundër interesave kombëtare shqiptare. Racistit Kqira (përveç tjerash duhet thënë se ai nuk meriton të jetë prift, klerik fetar ngaqë me qëndrimet e tij thjesht ka dëshmuar të kundërtën e njeriut të Zotit dhe të kombit) luan me ndjenjat e veprimtarëve të kauzës gjithëkombëtare si edhe me ndjenjat e të gjithë shqiptarëve që i takojnë besimit mysliman.

Për ta zënë vendin, e “sojit” Gjergj Fishtës, nuk është vështirë, por është vështirë madje e pa arritshme me arrit kontributin e tij kombëtar dhe fetar. Gjergj Fishtën një herë e ka bërë nëna, ashu siç e ka bërë nëna njëherë Adem jasharin, zahir parazitin e shumë e shumë dëshmor të kombit. Atë Gjergj Fishta me sa dihet me punën e tij asnjëherë nuk është dalluar se është kundër një besimtari besimit tjetër, e si mund të krahasohet prifti Kqira me të madhin Fishta? Pra me e zënë vendin e Gjergj Fishtës, prifti Kqira ka gjasa vetëm nëpërmjet të shkrimeve të porositura nga ai vetë, si në shkrimin e z. Mrijajt. Priftit A. KQIRA të bëmet e tij antikombëtare, respektivisht antishqiptare janë aq të mëdha saqë ato që i ka bërë ( po shkruajnë disa se ka bërë edhe vepra të mira) “sojin” e tij nuk e ka regjistruar historia shqiptare. Mëkati i tij është shumë i madh, përkundër asaj se ai është penduar dhe ka kërkuar falje publike, ai është person që i gjithë kombi shqiptar ( lexo: përveç disa njerëzve të pendës por pa unë të vetin) mundohen ta lartësojnë një hiç në nivel absolutisht të një njeriu të madh që ka pasur kombi shqiptar. Çka është edhe më shqetësuese, njerëzit të porositur, njerëz të pendës (madje fare lehtë mund të jetë që edhe janë të paguar për shkrimet që i bëjnë në favor të priftit Kqira) mundohen ta shfajësojnë deri në atë mas që thjesht me të ardhur “gjynah” pse e akuzojnë priftin KQIRA. Fakti që ai, pra prifti Kqira ka bërë përpjekje për tu arsyetuar ( ma kanë montuar filmin, jo e kanë bërë atë, këtë) tregon se ai të thënat i ka bërë për qëllime të caktuara, ndonëse për një gjë të tillë njeriu sigurisht pa dashur edhe me shpirt nuk mund ti bëjë. Ai që mundohet të justifikojë thëniet dhe qëndrimet e më vonshme të priftit Kqira, sigurisht se ka për ti hyr në hak gjithë kombit, bile - bile ky mund të jetë edhe më i rrezikshëm duke qenë vetë puthadorë i priftit Kqira. Ky skandal e ka edhe anën e vet të mirë. Plasi në kohë të duhur dhe në moment të duhur, sepse po të mos u identifikonte si antikombëtar, antishqiptar, ai shumë më shumë të këqija do ti sillte kombit shqiptar. Kështu tani qindra mijëra besimtar katolik nga e gjithë bota e kanë kuptuar se kush na qenka prifti Anton Kqira. Për hir të vërtetës ende paska njerëz të pendës dhe jo të pendës që përkundër shpalosjes së qëndrimeve të priftit Kqira, atë e madhështojnë, e çka është edhe më keq dhe më ofenduese për çdo shqiptar pavarësisht nga besimi i tij, është krahasimin e tij me të madhin Fishta.

Natyrisht është gjithashtu brengosëse fakti që njerëzit me orientime fetare ( çdo respekt të gjithë atyre që në forma të ndryshme nuk e kanë miratuar veprimin e priftit Kqira) gjithandej botës shqiptare që nuk u distancuan dhe nuk e dënuan veprimin e priftit Kqira. Ata përveç distancimit do të duhej të kërkonin që edhe SHBA-të ta dëbojnë nga trualli i shtetit më demokratik në rruzullin tokësor, në anën tjetër trojet shqiptare ta “lëçitin” nga kombësia shqiptare me vendim të Gjyqit. Shqiptarët e Detroitit (malësor dhe jo vetëm malësor ) dhe jo vetëm ata kanë nevojë pikësëpari për një prift të mirëfilltë fetarisht dhe kombëtarisht. Është mirë që shqiptarët e Detroitit, pra dhe jo vetëm praktikuesit e fesë që të angazhohen ta sjellin një prift që bashkon njerëzit (veçanërisht besimtarët) ndërmjet veti e jo përçarës çfarë ka qenë prifti Kqira. Sikur të formohej ndonjë Këshill punues për vlerësimin e punës së tij disa vjeçare, me siguri del se ai ka bërë edhe punë të tjera të jashtëligjshme dhe antikombëtare, ai ka gisht sigurisht edhe në lëvizjen e njerëzve të dyshmitë dhe jo shqiptar në hapësirat ku ai ka punuar, sepse ai ato qëndrime antivëllazërore nuk ka mundur që ti formojë brenda natës.

Fetë ekzistuese janë pasuri kombëtare, ato gjithmonë kanë shërbyer për afrimin e njerëzve ndërmjet veti. Edhe sot shumica e kombit nuk bëjnë dallime, ne në gjirin tonë kemi besimtar praktikues dhe jo praktikues të riteve fetare të besimeve të ndryshme, asnjërit kjo gjë nuk i pengon, bile – bile ne që të gjithë jemi betuar në libra të shenjtë dhe në flamur (Kuq e Zi e me Shqiponjë dy krenare) se do të angazhohemi deri në vdekje për Ribashkim Kombëtar, për një Shqipëri të Vetme, neve qëndrimet e priftit Kqira dhe të kujtdo qoftë tjetër, vetëm që na forcojnë drejt realizimit të synimeve tona, pra drejt bërjes së SHQIPËRISË ETNIKE.
Shkrimi i z. Mrijaj, nuk është i rastit, edhe pse “rasti Kqira” thuajse i mbeti historisë. Zotëri Mrijaj del dhe e aktualizon dhe jo vetëm kaq, por merr guximin që (sipas tij) edhe ta madhështoj priftin Kqira e ta krahasoj me të madhin Fishta. Ata që shkruajnë sot mirë dhe në favor të priftit Kqira, ose janë tepër të mishëruar me te dhe nuk shohin më larg, ose thjesht ata janë më të zi se ai vetë. Për këtë konstatim që e deklaruam kemi parasysh faktin që një njeri që ka pikëpamje raciste e çka jo tjetër, nuk mund të jetë Gjergj Fishta i dytë-i gjallë. Ai për kombin Shqiptar tashmë është i pavlerë edhe si njeri edhe si prift. Krejt në fund, e pyesim artikull shkruesin si edhe të gjithë bashkëmendimtarët e tij: Çfarë patrioti shqiptar mund të jetë prifti Kqira, kur para gjithë botës pranon ofendimin dhe gënjeshtrën e paskrupullt se "1.900.000 shqiptarë në Kosovë "janë me bishta dhe qeje"????!!!!!!!, a do ta thoshte Atë Gjergj Fishta? Kurrë!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi