Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

NJË POEZI E BUKUR METAFORIKE NGA SHQIPONJA AXHAMI

Shko poshtë

NJË POEZI E BUKUR METAFORIKE NGA SHQIPONJA AXHAMI Empty NJË POEZI E BUKUR METAFORIKE NGA SHQIPONJA AXHAMI

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jun 24, 2011 1:15 am

NJË POEZI E BUKUR METAFORIKE NGA SHQIPONJA AXHAMI 271099_226137884082291_100000582437455_815441_1156087_n
NJË POEZI E BUKUR METAFORIKE NGA SHQIPONJA AXHAMI


ÇOBANI I VONUAR...

Më bëni vend në sofren e madhe të kësaj kulle
E di që si ruajta mirë delet
Por, më besoni, jam çobani ai i urti
Akoma i kam të lagura nortat e vjetra
Akoma i kam të pahequra ferrat në gishta
Më lodhi i paudhi ujku
Por më bëni vend në sofrën e madhe
Kjo kullë ka oshëtimën e kollës së babës
Mezi ia ngjita shkallët
Se pasha baltën e këtij dheu që kam ndër gishta
do mund ti ruaj delet e mia
Më jepni kohë më bëni vend
Ndryshe sdo t´më kalbë dheu as mua
as gunën prej leshi të tim eti
Më bëni vend jam më i urti çoban
Pa kët kullë e pa kët sofër jam i pashpirtë
më lini ti mbledh thërrimet e bukës së nënlokes
Se vetëm ajo bukë e saj më dëbon gjumin
E mund ta pres pa frikë të paudhin
e nga këto fjalë trarët e kullës kërcasin
Se ato janë mësuar të falin
Të falësh
të falim
ndryshe nuk do kishte të nesërme
dhe tek hedh sytë rreth odës së miqve
i urti çoban
ofshanë...

Shqiponja Axhami Kukës, 21.06.2011


Dërgoi:Mentor Thaqi
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi