Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shyhrete Ahma(Shpresa Besa):EH, KJO JETE, JETE E TRISHTE......

Shko poshtë

Shyhrete Ahma(Shpresa Besa):EH, KJO JETE, JETE E TRISHTE...... Empty Shyhrete Ahma(Shpresa Besa):EH, KJO JETE, JETE E TRISHTE......

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jun 24, 2011 12:09 pm

Shyhrete Ahma(Shpresa Besa):EH, KJO JETE, JETE E TRISHTE...... 202868_100000745564260_3848496_n
Shyhrete Ahma(Shpresa Besa):EH, KJO JETE, JETE E TRISHTE......

Te nderuar lexues, sa here qe shof skena te trishta mjerimi, mua me mbren permbrenda , dhe nuk mundem te mos e qfaqe ne vargje ate ndjenje qe me trazon shpirtin...

Eh, kjo jetë për njerëz me shum halle e brenga...
të lodhur ,e keq të katandisur
me shpirt të keputur, të zemruar përmbrenda,
shëndrruar në bredharakë, të braktisur.

Këmbëkëputur, e shpresë humbur,
rrugëtojnë për të kërkuar, kuptimin e jetës!
lindur janë për të qenë të lumtur,
por fati i gënjeu, lotët pikojnë, si pikat e vesës.

Halle shumë, dritë shuar,edhe kur ngrohë dielli,
drithëron ngrica, në shpirtin e tyre...
lëngatë në zemrën te tyre, kur mungon mielli
e uria gris, dhimbja fillon, dhe teri iu bie syve.

I molisur i sëmure, kërkon ndihmë i mjeri,
ku të trokase?, ku te drejtohet? nga kush te presë?
shërimi është bërë biznes, kushton shum mjekimi!
duhet pajtuar në fund, se duhet të vdesë.

Eh kjo jetë, jetë e trishtë, në këtë botë të pistë
ca lëngojnë të sëmurë, e vdesin urie...
ca ngrejnë pallate, jetojnë jetë luksoze
e ca ngrejnë tenda mbi kokë, bëjnë kulm shtëpie.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi