Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Agim Doçi:Përgjigje akadem(y)kut Qosja

2 posters

Shko poshtë

Agim Doçi:Përgjigje akadem(y)kut Qosja Empty Agim Doçi:Përgjigje akadem(y)kut Qosja

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jun 24, 2011 1:13 pm

Agim Doçi:Përgjigje akadem(y)kut Qosja 211361_100000767925340_7689044_n
Agim Doçi:Përgjigje akadem(y)kut Qosja

Ngucakeqi, kur luan “kompetentin” bahet edhe i bezdisshëm edhe sherrexhi.

Qosja nuk lodhet, nuk harron “zanatin” e tij prej akadem(y)ku. Me një xhelozi mjerane, makina e tij prodhon vetëm mllef.

Nuk e fsheh inatin dhe urrejtjen e tij ndaj personaliteteve të kombit. Në “kazanin” e çorbave mediatike për t’i hedhur sheqerit uthull, patjetër në krye të listës së atyre që u ka mbetur peng se askush nuk i përfill, do të jetë Qosja.

Allahile pse?!...

Mbasi ishte i pranishëm në Rambuje, Qosja mbante përkrah Surroin (njohës ekselent i anglishtes), mbajti edhe një ditar... Faqet e Ditarit ishin mbushur plot mllef e xhelozi ndaj presidentit Rugova, madje dhe ndaj zonjës, Edita Tahiri.

Shoku Qosja! Mos harro!

Dr. Rugova është në piedestalin e të nderuarve të Kombit, z. Edita Tahiri, zëvendëskryeministre, ndërsa ti ishe dhe mbete një ngucakeq me dëshira të parealizuara (!).

Pse fut hundët në punët e brendshme të politikës në Shqipëri?

A u more me themelimin e një partie në Kosovë dhe s’të erdhi askush nga pas?

A e “deshe” Kosovën të lirë dhe të pavarur edhe ti?

Qe pra tek është Republika e Kosovës, e gëzofsh!

Gjë për të cilën ti s’ke asnjë meritë. Ti kurrë nuk fute hundët në republikat fqinje të Kosovës, se ndoshta druheshe prej ndonjë hundëleshi ballkanas, që ta ndreq samarin... Pse pra i fut hundët në punët e Republikës së Shqipërisë? A mos merr ndonjë honorar prej dikujt, apo ke ndonjë iriq xhelozie në stomakun tënd prej akadem(y)ku, që të lë pa fjetur duke të grricur ambiciet dhe smirën se kurrë nuk u bëre personalitet karizmatik kombëtar?!

Ku e njeh ti Lulzim Bashën, more grindavec tipik i pakorrigjueshëm?! Ndoshta tek ortodoksia e selisë rozë në Tiranë, ku ti “merr avdes” informatash.

Lulzim Basha nuk do t’i kishte punët mirë, po ta lavdëroje ti.

Ndoshta jo rastësisht, ke harruar të merresh me Dick Marty-n apo me Carla Del Ponte-n, duke ua mbajtur “kasavetin” Ramushit dhe Fatmirit, që aspak nuk është e sinqertë nga ana jote.

Atë ditë që ti t’i bëhesh avokat Ramushit dhe Fatmir Limajt, të dyve atyre iu thafshin krahët!

Qosja, je kaq shpirtzi, sa shpesh mendoj “i ziu zift që është i zi...”. Je palodhshmërisht ngucakeq i pakënaqur dhe për këtë të mirëkuptoj. Për sa kohë nuk ta var askush, kruhesh me të gjithë...

Ti duhet urgjentisht të ndërrosh ilaçet. Të ndërrosh terapinë, shoku Qosja!

Më 9 maj është ditëlindja ime, është njëherësh Dita e Fitores ndaj nazifashizmit! Do të jetë dhe Dita e Fitores së Lulzim Bashës për kryetar të Bashkisë së Tiranës. Do të jetë një fitore për të gjithë ne, qytetarët e Tiranës. Ndoshta, ti dhe klani i Sorosit, klani i korbave dhe klientëve të Edvinit, apo 99-shat e kombit, do ta vajtoni humbjen e dhëndrit tuaj. Bëni gajret, se as Hysni Milloshi nuk do t’ua mbajë dertin!...

A po vjen, shoku Qosja, më 9 maj në Tiranë, të festojmë? Eja se ta ruaj unë “vendin” që meriton? Do të jesh solist në Koncertin Elegjiak (vajtimor) të PS-së, me titull “E vetmja rrugë!”. Do të jetë rruga drejt funeralit të zhganit të Edvinit. Do të bëhet Tiran dhe jo TiRama...

Ti bën, në artikullin tënd botuar te GSH më 19.04.2011, dhe rolin e prokurorit, kur shkruan që z. Basha duhej të ishte nën hetim dhe jo në garë për kryebashkiak të Tiranës. Mos përto, shoku Qosja, eja dhe gjendu pranë prokurorisë se do të jetë ndihmë juridike dhe hetimore me vlera të jashtëzakoshme! Po dhe prej kësaj fushe po merrke vesh, or burrë!?

Gjithandej jep “këshilla” dhe “mësime”, që më rikujton shokun Zylo të D. Agollit. Tejet “kompetent” dëshmohesh dhe në diplomaci.

Në atë artikull bën vërejtje të rënda edhe për z. Haxhinasto, që paska mbajtur tri deklarata të gabuara në Prishtinë. Ke “shumë të drejtë”, shoku Qosja. Po ky Haxhinasto xhanëm, para se të bëjë deklarata në Prishtinë, pse dreqin nuk konsultohet me ty?...

Ti asnjëherë, madje dhe në shkrimin në fjalë, nuk e njohe dr. Rugovën për president të Kosovës, por vetëm stigmatizon personin e tij vetëm si kryetar i LDK-së. Pse, allahile?!...

A mos sheh ëndrra se ndonjë ditë do të bahesh ti president Kosove? Mos e shtjer ndër mend, or burrë, se kosovarët dhe ata djemtë që u flijuan e luftuan për Kosovën, aty të kanë. Po të ishte se e meritoje atë karrige, nuk dyshoj se e kanë pasur problem të të propozojnë. Por, të njohin, me sa duket, dhe për këtë u qofsha falë!

Në shkrim, ti e quan të paligjshëm B. Pacollin për ato ditë që u zgjodh president dhe që mbajti një fjalë të artë në Kuvendin e Shqipërisë. Ndoshta, ka dhe ndonjë “iriq” tjetër aty në Prishtinë, që nuk i do burrat e mençur dhe personalitetet e shquara kombëtare, duke vënë në skenë skenarin e duetit të iriqëve...

Individi i pasur është barazi me shtet i fuqishëm. Pacolli është atdhetar dhe burrë shteti i lindur. Ti më duket se ke lindur i vekur, shoku Qosja. Nuk shkojnë më në Shqipëri përrallat me “mençurinë” e Qosjes, që na kanë treguar gjyshet tona...

Ti moti, nga intelektual i shquar, je shndërruar në intelektual të shqyer.

Sinqerisht më vjen keq, se në fund të fundit edhe pse je nga Vuthajt (komshi i Ramiz Alisë), përsëri shqiptar je...
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Agim Doçi:Përgjigje akadem(y)kut Qosja Empty Re: Agim Doçi:Përgjigje akadem(y)kut Qosja

Mesazh nga Marjan Bunaj Fri Jun 24, 2011 8:04 pm

Befasues ne thjeshtesi e elokuence me te vertete efikase.

Marjan Bunaj

Numri i postimeve : 1
Registration date : 07/06/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi