Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

BASHKIM BUXHOVI - KUJTIM RINIJE...

Shko poshtë

BASHKIM BUXHOVI - KUJTIM RINIJE... Empty BASHKIM BUXHOVI - KUJTIM RINIJE...

Mesazh nga Bashkim Buxhovi Fri Jun 24, 2011 8:36 pm


KUJTIM RINIJE...

Duke lagur buzët me kafe, n’restorantin e Bahnhoff-it,
gjithë gazetat duke shfletuar, rexhistroja unë çdo adresë,
ende pyetjen pa iu bërë, me një “nein” ma këputnin shkurt,
pa vizën “B”që ata m’ kërkonin, as n’çudi më s’kisha shpresë...

Bredhja rrugëve të Cyrrihut, e një sendviç për tu ushqyer,
me gisht t’ënjtur çaloja rruges, se këpuca ma kish bërë varrë,
fytyrëparruar e flokpakrerë, herë syshtjerrë e herë syshkyer,
as dhe nëna s’do t’më njifte, me pamjen që kisha marrë...

Nga plot vendas kësi si unë, mbushë ishte Bhanhoff-i,
dy nga ta bile m’ofruan, edhe vend ku bëhet gjumë,
në një shtëpi gjysë të rrënuar, ku s’banonte më i zoti,
vetëm naten duhet kaluar, e asnjë orë më shumë...

Nga ne minjt u mshefën fillë, mu si ne prej policisë,
as me tesh me zë s’guxonim, kush mos t’na ndëgjoi,
nëpër terr ne aty hynim, nëpër terr dhe duhej dalë,
se përndryshe nëpër kabina, m’duhej naten prap ta kaloj...

Bashkim Buxhovi

Bashkim Buxhovi

Numri i postimeve : 31
Registration date : 23/05/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi