Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vullnet Mato:GJYSHJA PËR BIJËN E SHEJTANIT

Shko poshtë

Vullnet Mato:GJYSHJA PËR BIJËN E SHEJTANIT Empty Vullnet Mato:GJYSHJA PËR BIJËN E SHEJTANIT

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jun 25, 2011 3:50 am

Vullnet Mato:GJYSHJA PËR BIJËN E SHEJTANIT 263700_1723459217479_1568334934_31240866_2746696_nVullnet Mato:GJYSHJA PËR BIJËN E SHEJTANIT 211912_1568334934_1371152_n




Vullnet Mato

GJYSHJA PËR BIJËN E SHEJTANIT

Gjyshja pa dhëmbë në gojën e madhe,
qeshte dhe me ledha më quante keç.
Nëna e nënës, jetëgjata me tumane
qeshi plot nëntëdhjetë e tetë vjeç.

Si ajo plakë gazmore dhe kapedane,
në jetën time nuk më deshi askush.
Më lëmonte kokën e nxirrte bajame,
nga xhepat e tumaneve të fryrë kaush.

Bir i gjyshes të bëhesh djalë i mirë,
mos puthësh kurrë “Bijën e shejtanit”,
si ai dajua i madh që na vjen i pirë,
me atë të flamosur nga degët e manit.

Dajua sarhosh s’më pëlqente as mua,
ndonëse më jepte të thyeja bajame.
Se kur vinte me këmbët i penguar,
kundërmonte të puthura era shejtane.

Kur arrita vetë moshën e pjekurisë,
u bërë kureshtar si ishte ajo dreqe.
Putha buzët e saj te gota e rakisë,
bija e shejtanit s’mu duk aq e keqe...

Dhe në dasmën e motrës, çakërrqejf,
i thashë gjyshes para shishes me verë:
Putha bijën e shejtanit sa u bëra dreq!
Ajo qeshi atë ditë më fort se çdo herë...
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi