Me rastin e ditlindjes me 24.06.2011-TREGIME NGA ARQILE GJATA
Faqja 1 e 1
Me rastin e ditlindjes me 24.06.2011-TREGIME NGA ARQILE GJATA
Me rastin e ditlindjes me 24.06.2011-TREGIME NGA ARQILE GJATA
PROFESORI
Mesnata sa kishte kaluar...
Për rreth dëgjohej çapitja e këmbëve të ushtarëve dhe të lehurat e ndonjë qeni, të cilit i ishte prishur qetësia e natës...
Komandant Ivanit i ritej dhe më tepër dëshira për të parë, se si mund ta poshtëronte Profesorin. Gjat viteve të luftës, ai i ishte përkushtuar spastrimit etnik të krahinës nga vendasit. Ky njeri nuk dinte asgjë nga bota, përveç urrejtjes ndaj shqptarëve Mendja e djallëzuar e komandant Ivanit bridhte për të gjetur helmin për ta vrarë Profesorin...
Ata i trembeshin emrit dhe ndikimit të tij në qytet dhe më gjër.Likujdimi fizik i Profesorit përbënte një rrevoltë masive në qytet....
Pasi shfreu me fjalë të ndyra e të poshtra për Profesorin,komandant Ivani klithi si egërsirë....
- Do të shohim! Do të shohim tani Profesor...!!
Djemtë silleshin para syve të Profesorit, lidhur për rreth një trungu pishe dhe pas dy- tre minutash dëgjoheshin breshëri automatiku për të joshur natën..
* * *
Kur binte nata Profesori gjendej i vetëm në dhomën e tij.Drita e llambës ia perëndonte sytë drejt ëndrrave të trazuara me pamje si dikur....
Ato pamje nuk janë të fshehta për kujtesën e Profesorit, por janë fakte, që e kanë tronditur dhe për më tepër e kanë fyer e poshtëruar dhe nuk mund ti ndajë me askënd përjetimet e asaj mesnate...
Në çdo ditë të javës Profesori zgjohej nga gjumi para orës gjashtë. Disi i përgjumur mbështetej mbi jastëkun, pak i anuar nga krahu i djathtë.Disa çaste më vonë ngrihej si me urdhër ushtarak, rrëmbente bram pantoflat duke u çapitur nëpër dhomë. I humbur nëpër qetësi, atë e kapte një shqetësim i drithëruar kujtimesh të hidhura. Atij i qaseshin shëmbëlltyra fytyrash në lëvizje. Skelete me emra që i ngjisheshin në kokë. Ata i kalojnë pranë një e nga një me sy të përlotur, e të malluar. Profesori bën apelin e atij mëngjesi nga klithjet e ngjyrave në shtratin e vdekjes, të atyre emrave.. Drini, Besmiri, Taulanti, Uka, Erzeni!I shqiptonte me zë të mekur dhe të drithëruar. Nga belbëzimi i tingujve të kujtesës dilte si i elektrizuar nga shtëpia.
Hapat e tij psherëtinin pa zë, por me një kënaqësi për të qenë prapë dhe këtë ditë banor i lagjes dhe mësues i gjuhës shqipe në shkollën e re të ndërtuar pas luftës.
Mëngjesin e hante në një lokal diku aty afër stacionit të autobuzave, ku në përgjithësi hanin punëtorët e pastrimit, hamejtë dhe disa burra të ngelur të vetëm. Paçja dhe një gotë verë sikur e qetësonte Profesorin. Më pas vazhdonte rrugën për në shkollë. Hija e tij e ndiqte nga pas,hap pas hapi dhe pa zhurmë. Shumë kalimtarë i kalonin pranë, disa i lironin krahun të kalonte, dikush e ftonte në makinë për ta respektuar.Vështrimi i përhumbur i syve nuk e lejonte të tregonte interes për çka ndodhte përreth. Që prej asaj nate askush nuk e kish parë të buzëqeshte njëherë. Atij i dukeshin të gjithë si ushtarë me armë në duar. U shmangej përshëndetjeve, kthente fytyrën në anën e kundërt dhe largohej me mospërfillje ndaj tyre përgjatë tortuarit për në shkollë. I fjalosur me veten e vet Profesori thoshte:
- Nuk ka gjë më të këshillushme se heshtja! Ajo është e qetë e pastër,pa thinja dhe e pafjalë....
Unë dua ta vizatoj heshtjen, po ku ta gjej...?!!
Një vogëlush i vonuar e pyeti.
- Sa është ora zotëri ?
- Nuk e di me saktësi, i thotë Profesori, të pyesim heshtjen.Ajo mund ta dijë më mirë..!
Fëmija e shikoi me çudi dhe një herazi vrapoi të arrinte kohën e humbur.
Me çantën në dorën e majtë dhe me dorën tjetër futur në pardesy (në anën e zemrës), ai i ngjante një statuje, që gjithkush e besonte, se nga çasti në çast mund të palosej si i shkëputur nga bazamenti dhe të binte në shesh.Por mesa dukej, ky ishte çast dhimbsurie, që ta impononte statuja e Profesorit, shqitur nga sheshi i monumenteve.Pasi ngjiste shkallët e katit të parë ai ndodhej para derës së klasës. Si zakonisht trokiste e si një mekanizëm i kurdisur ndodhej para tryezës së klasës.
Mësimi fillonte me leximin e emrave të studentëve. I shqiptonte me zë tingëllues e përkëdhelës disa emra, që askush nuk përgjigjej...Këta emra ishin po ata që Profesori ia kallëzonte i heshtur vetes çdo mëngjes.
Pasi përfundonte së lexuari regjistrin ulej në karrige dhe si gjithmonë vazhdonte mësimin. Nga çasti në çast Profesori ndryshonte frymëmarrjen... Kthente sytë nga studentët duke ndryshuar mënyrën e të ecurit nëpër klasë, vinte buzën në gaz e i ledhatonte me sy ata. Ai dëshironte t'u transmetonte studentëve të tëra të fshehtat,që për ata nuk ekzistonin. Apo t'ua lexonte deri në fund të vërtetat e turmave për të çmuar shkëlqimin e syve të atyre, që i dëgjonte nëpër rrugë nga kalimtarët e pasluftës. E shoqëronte shpesh herë bisedën me recitime të këngëve epike.Nga dita në ditë Profesori të ndillte pikëllim dhe e ndjente se po i ndërlikohej pamja e syve dhe se kishte nevojë ta zgjidhte kravatën, e cila ja shtrëngonte qafën.Në rrugicat ku kalonte ai dritat dukeshin e më të zbehta. Kjo bënte që ti ngatërronte emrat e kalimtarëve me ato, të cilat ai i mbante në shpirt.
Ai e shfrytëzonte kohën për të ndenjur vetëm e për tu fshehur në botën e tij.
- Më pëlqen shumë të ri vetëm, pasi kështu gëdhëndë figura prej druri nga bota ime shpirtërore.Këto figura, që janë gjaku dhe shpirti im, i vë në kërkim të paqes së humbur....
* * *
Qytetit ku banonte Profesori i mungonte jo vetëm deti, por dhe liqeni dhe lumi. Ky qytet dallohej për pyje të mbushur me përralla të fshehura nëpër gjethe. Dhe sot shumë degë të vjetra herë- herë dëgjohen të këputen e të bien me zhurmë therëse përtokë nga plagët e së kaluarës. Këto pyje ishin vende të mira për të pastruar shpirtin dhe për të tretur kufomat.
Në këtë pyll të moçëm, çdo të diel, Profesori shëtiste i shoqëruar me veten e tij, i kapur prej dore nga hijet e drurëve të pyllit. I kënaqur nga vetmia u thoshte drurëve.
- Në shpirt më notojnë lotë të rëndë,që po mbartin në krah një tufë të madhe me lule. Në çdo njëqind, njëqind e pesëdhjetë hapa do mbjell në tokë lule me ngjyrë të kuqe në vend të qirinjve. Në këtë rrugë kaq piktoreske çmallem me sytë e shpresës së tretur,të atyre djemve,që u shuan një e nga një si meteorë në qetësinë e natës....
Me të mbaruar pylli, mjegulla çahej e i jepte mundësi Profesorit të shikonte një si livadh me tokë të butë dhe të zhveshur nga trungjet e pemëve.Rreth e qark saj tani është ndërtuar një ledh me drurë nga të pyllit dhe në një sipërfaqe të pastër,në çdo dy metro janë mbjellë fidanë të reja pemësh frutore të ditëlindjes 1998...
- Ja shikoni!- thotë Profesori. Në atë copë tokë të zbukuruar tani gjallojnë sy të larë me vesë, ku ndihet tiktaku i kohës së pyllit. Nga lart shigjetojnë rreze drite për kopshtin...!!
Me duar të hedhura mbi pemët e mbjella, ai i përkëdhelte një e nga një Ato. Diçka u pëshpëriste dhe më pas u buzëqeshte me etje, e cila jehonte me tërë dëshirën e tij....
Dalëngadalë u lëshua mbi një nga pemët...
Në tërë pyllin u dëgjuan dënesat e tij të dëshpëruara...Kështu mund të qajë një njeri që nuk ka qarë kurrë në jetë..
- Pas pakë zemra e tij kishte pushuar...!
30 – 4 – 2007 Athinë
QYTETI QË LËRKON MUZIKË
- Mbas një pune të lodhshme të asaj nate, po bëja një gjumë të rënduar me ëndrra të çuditshme. Vetja më dukej sikur fluturoja nëpër flakët e një zjarri të madh qiellor. Dëgjoja britma kafshësh e cicërima zogjsh, që kërkonin ndihmë. Pasi kaluan disa çaste, para meje më shfaqeshin lepuj, qen gjahu e kunadhe. Dhe përsëri më luteshin t'i shpëtoja nga flakët përvëluese, të cilat zhuritnin çuditshëm gjithçka ruanin me madhështi pyjet. Pas këtyre pamjeve, mu qas në vesh një këngë e fuqishme e cila më përkundte nëpër ëndërr. Kur kënga mbaroi, dikush, të cilin unë nuk e shikoja kurrkund, më thoshte me zë të ëmbël:
'' Rrezarta..!
Vetëm ti mund ta ndihmosh popullin. Qyteti duhet të jetoj me muzikë dhe këngë. Eja...!
Prano lamtumirën nga ajo jetë! Të presim të triumfosh mbi legjendën e zjarreve...''
* * *
Ishte ora rreth njëmbëdhjetë e ditës. Atë të diel mbi qytet rëndonte një kupolë e zjarrtë. Një punonjës i Qendrës Muzikore të Pyjeve e njoftoi Rrezartën të shkonte sa më shpejt në vendin e ngjarjes. Ajo u rënqeth për çka dëgjoi. Atë e pushtoi mendimi se, fatkeqësia e vërtet ishte boshllëku i krijuar nga humbja e burrit...
Vetëm Alfredua i kishte mbetur si gjëja më e çmuar e jetës për Rrezartën. Për fatin e tyre të keq, ata nuk kishin fëmijë. Alfredua ishte kompozitori i Qendrës Muzikore të qytetit. Atë ditë kishte ikur shpejtë nga shtëpia, për të qen i gatshëm ndaj përhapjeve të zjarreve në Qendrën Muzikore....
Kur mbërriti në Qendrën Muzikore të Pyjeve, Rrezarta u drodh aq shumë, sa thirri e lebetitur:
- Oh...! E pa besueshme. Fatkeqësi e kobshme! Mos jam përsëri në një ëndërr ?!
Kjo bashkëshorte e butë dhe e ëmbël, gatuar me muzikë e këngë, tashmë kishte rënë në një pandjeshmëri të plotë dhe të akulltë. Nuk tha asnjë fjalë,por përfytyroi për një çast tërë atë mënxyrë të legjendës së zjarreve.
Melankolia që bulëzonte mureve të portretit të saj, ishte shprehje e shpirtit të goditur shumë rëndë. Humbje e pa llogaritshme ishte dhe shkrrumbosja e Qendrës Muzikore të Pyjeve. Aty kalonin natën artistë këngëtarë dhe studentë. Në atë qendër vinin gra të bukura nga pyje të largëta, si dhe turistë nga planet të tjerë të gjithësisë. Me pak fjalë, ishte shtëpi e dashur dhe një kartolinë muzikore për qytetin.
Një mbrëmje, kur populli po përballej me zjarret, Rrezartës iu ri përsërit ëndrra e disa ditëve të mëparshme. Ëndrrat ishin një përsiatje në ndërgjegjen vepruese vetjake të Rrezartës.
Në zemrën e saj gjeje vetëm pikëllim. E nxitur dhe nga ëndrrat, një mëngjes u zgjua me një ide tepër interesante. Me ngut kërkoi takim me kryetarin e Bashkisë Skënder Shpëtimi.
Kryetari ishte biri i atij qyteti dhe njihej si intelektual me mendje të kthjellët. Ai e priti me kënaqësi e kureshtje takimin me Rrezartën.
- Një grup grash të veja më kanë besuar të ju them se, jeni të lutur shpirtërisht të bëni të mundur thirrjen e Këshillit Bashkiak. Ne kemi kënaqësinë, që në dobi të popullit tonë, ti kërkojmë Këshillit Bashkiak të vendosë: Kudo në mjediset shoqërore, në rrugë dhe familje njerëzit të merren vesh midis tyre vetëm me muzikë dhe këngë...
Ajo fliste me zë të ulët dhe shumë qetë, duke i vetë përmbajtur emocionet....
- E ndjej që jam e tepërt në këtë jetë. Njeriun më të dashur e të çmuar të jetës ma dogjën stuhitë e zjarreve ditë më parë, Nuk më pëlqen të jetojë më e vetme dhe sidomos e plakur....
Unë kam një detyrim.....
Për të mos pasur përsëri fatkeqësi, si ato që kaluam ditë më parë,qyteti duhet të jetojë me muzikë dhe me këngë. Dhe se unë, me rënien e reshjeve të para do të vet flijohem në gjirin e virtytit të popullit tim, në sheshin e madh të qytetit...
Nga mirëkuptimi i këtij mendimi do të përcaktohet jeta e mëtejshme e qytetit...
Tani, më tepër se kurrë, qytetarët kanë nevojë për muzikë....
Kryetari po e dëgjonte dhe përpiqej ta shkëpuste nga ai vendim i jashtëzakonshëm, që i ngjante një çmendurie.
- Jam shumë i trishtuar! Unë e ndjej që ju jeni e pikëlluar dhe me vet kurrajo admiruese. Por megjithatë, ju duhet të kthjelloheni dhe të qetësoheni... - Kërkoi ta bindte kryetar Skënderi, Rrezartën.
Ajo qëndronte mbi karrige me një vështrim vjeshtak tepër të zymtë. Balli i saj ishte i frymëzuar dhe gati sa s'shpërthente. Të mallëngjente se si ajo e vinte veten në mundim, për tu dukur e gëzuar. Në këto rrethana kryetar Skënderi i tha:
- Më vjen ligsht nga kjo gjendje në të cilën ju shikoj. Por sakrifikimi juaj për lumturinë dhe begatinë e qytetit më detyron të pranoj gjithë sa ju kërkoni të bëni. Me këtë akt ju do arrini pavdekësinë. Ju faleminderit Rrezarta!!
Rrezarta ishte një grua energjike,e saktë dhe me shpirt melankolik për qytetin e saj.. Kufijtë moralë, kulturorë e psikikë të Rrezartës ishin shkrirë midis njeri tjetrit. Ajo ndihej në një gjendje shpirtërore të çuditshme dhe njihej si grua çudibërëse në Qendrën Muzikore të Pyjeve, e cila ditë më parë u hirëzua nga zjarret.
- Pas atij çasti, kur Rrezarta shpalli ditën e saj të shumë pritur, ajo nuk gjen qetësi për asnjë çast. Çdo mëngjes vesh rrobat më të bukura dhe e shoqëruar nga gra të tjera të veja kalon lagje më lagje duke lënë kudo mbresa dhe përshtypje të shkëlqyeshme. Kudo flitet për guximin dhe humanizmin e saj shpirtëror. Akti i saj është një testament për qytetin e lindjes. - Kështu u bëri të ditur gazetarëve Daniela, anëtarja e Këshillit Bashkiak të qytetit.
Ditën e Diel më 25 Gusht paradite u zhvillua mbledhja e Këshillit Bashkiak e hapur dhe për qytetarët. Me dhjetëra gazetarë, gra, të rinj e intelektualë ishin mbledhur në sallën e bashkisë. Të pranishmit ndiqnin me shumë vëmendje fjalën e kryetarit të Bashkisë.
Koha kur Rrezarta do kryej aktin e saj vetë flijues, do të jetë dita e parë e reshjeve, pas thatësirës. Ajo do e kryej këtë veprim në mënyrë krejt të veçantë, që do mbahet mend në shekuj. Prej atij çasti, që Rrezarta shpalli ditën më të lumtur të jetës së
saj(vdekjen ) kuvendimet i shoqëron me muzikë. Prandaj të nderuar bashkëqytetarë ju ftoj të vendosim të gjithë bashkë: Të flasim kudo vetëm me muzikë..!!
* * *
Qyteti kishte një forcë të madhe intelektualësh. Ata karakterizoheshin nga një shije e hollë humori.
Shumë kush në qytetin tonë e mban mend Gaqin, artistin e paharruar dhe historinë e qypit me mjaltë. Në ato vite, i madh e i vogël e tregonte me këngë historinë e qypit me mjaltë në krahinën tonë. Ndërsa tani intelektualët janë të dhënë pas koleksioneve të tapave të shisheve të birrës dhe nuk u interesojnë flijime të tilla, si ai i Rrezartës.Atyre tani,u pëlqen të harxhojnë sa më shumë letër dhe fjalë....
Në mbrëmje kur binte freskia, banorët e qytetit mblidheshin në grupe dhe të gjithë bisedonin me muzikë. Nën tingujt e një kitare klasike, disa të rinj këndonin një këngë, ku thuhej:
'' Njerëzit do arrijnë përsosmërinë / kur të flasin me këngë / E lule,lule ndalu pak! /Se zemra ime je ti vet, /kur me këngë më flet''
Këto mbrëmje zgjatën me ditë të tëra, njerëzia të shqetësuar nga zjarret dhe vapa e padurueshme mblidheshin për të fjetur në orët e vona të natës.
* * *
Shirat më në fund filluan të godasin ajrin e thatë. Rrezarta përfundimisht e preu mendjen për të bërë çdo gjë me vendosmëri e këmbëngulje. Ajo përcaktoi vendin dhe orën e aktit human, që do kryente në mënyrë publike.
Rreth orës dhjetë të datës 30 Shtator, veshi fustanin më të çmuar, për të treguar se ajo kishte shije dhe fantazi në zgjedhjen e së bukurës. E zbukuruar si për ditë feste, Rrezarta e shoqëruar dhe nga gra të tjera, u gjend në sheshin e madh të qytetit. Duke qenë të tubuar në një çast festiv të shkëlqyer, masa e njerëzve bisedonin me muzikë.Ardhja e Rrezartës e entusiazmoi popullin. Këngët dhe brohoritjet pushtuan gjithësinë e qytetit...
Nga rrethinat e qytetit kishin zbritur qindra njerëz, për tu çmallur me Rrezartën. Në krye të tyre qëndronin punonjësit dhe banorët e Qendrës Muzikore të Pyjeve. Ata ndiheshin sa krenarë, por dhe aq të pikëlluar për Rrezartën.
Në orën njëmbëdhjetë kryetari i Bashkisë Skënder Shpëtimi, nën tingujt e bandës muzikore të qytetit, hapi ceremonialin sipas vendimit '' Të kuvendohet vetëm me muzikë ''
- Të dashur qytetarë! Njeriu ka qejf të bëj gjëra të çuditshme. Të gjithë ne do marrim pjesë në një provë të padiskutueshme të forcës së vullnetit, dëshirës dhe kënaqësisë për të parë qytetin tonë, si një qytet që kërkon muzikë. Në një mënyrë shumë të veçantë e të pabesueshme Rrezarta Vogli do kryejë një akt human për të mirën e popullit, mrekullia e saj do të ngelet e përjetshme. Ajo gjatë gjithë këtyre javëve nuk ka reshtur së kërkuari nga ne të pranojmë këtë sakrifikim, Edhe pse ne nuk e miratojmë shpirtërisht aktin për tu vetëflijuar, ajo pas pak do prehet në gjirin e natyrës....
- Njerëz të dashur! Më në fund erdhi çasti i shumë dëshiruar. Kjo ditë për mua është sa një jetë. Po ju lë lamtumirën me besim se, populli i qytetit tim do jetë më i lumtur e i begatë me këngë e muzikë. Imazhi im le të shërbejë si forcë, për të përballuar në të ardhmen fatkeqësi si ato, që kaluam ditë më parë. Tani që do vdes, gjithçka do jenë tuajat.
Unë nuk heq dorë kollaj nga mendimi im. Jam si lejlekët, të cilët i ndërtojnë foletë në të njëjtin vend. Dhe unë, këtu midis jush e dua folenë...
* * *
Njerëzit ndiqnin me ankth dramën e tmerrshme, që ajo vet e kishte ideuar me kënaqësi....
Pasi ajo, i humbi ndjenjat dhe kurmi i saj jetonte çastet e fundit, fytyrën ja mbuloi shprehja e prehjes së përjetshme. I tërë populli i dha udhë lumit të lotëve me këngë e brohoritje...
- I vetmi, që nuk mund të këndoja isha unë!! Pasi gjuha më ishte tharë deri në grykë nga hidhërimi. Qëllimi i saj, dashuria për njerëzit dhe fisnikëria më shtyu të shkruaj këto kujtime për Rrezartën...!
- Ja shikoni!! Se si ajo pranoi të vdesë. A nuk është një zgjedhje e mirë ? Ajo po largohet duke marrë me vete frymën dhe dashurinë tonë. - më tha një ish punonjës i Qendrës Muzikore të Pyjeve
- Rrezarta i ngjante një pikture impresioniste...
Mbi atë pikturë, bulëza uji të ngritura pezull formonin pak nga pak reshje, dhuratë nga shpirti i një gruaje të ve me emrin Rrezarta.Poshtë trupit të saj rrënjët e pemëve thithnin të etur ujin. Fytyrën ja ledhatonin lehtë –lehtë gjethet e vjeshtës. Për këtë tablo, po punoj për ta ekspozuar sa më shpejt në qendrën e qytetit tonë. - Më tha pas ca ditësh, Piktori i Popullit Arben Besëmiri.
U mblodhën të gjithë...
Për shtatë ditë në atë burim uji, ku tretej kurmi i Rrezartës, njerëzit përshëndetnin me këngë...
Edhe sot, qyteti kuvendon dhe jeton me këngë e muzikë. Në vendin ku Rrezarta i dha lamtumirën qytetit, prehet shtatorja e saj.
_______________
URIMI NGA "SOFRA POETIKE":
Mikut tim te nderuar dhe letrarit te respektuar Arqile Gjata, ne emrin tim dhe te shume miqeve te tij ne "Sofra poetike" ia uroj ditlindjen me deshiren qe te jetoj edhe 100 vjet tjera te lumtura dhe te na gezoj edhe me shume poezi,tregime dhe libra te rinj!
SQARIM:
Urimi i ditlindjes dhe prezatimi i tregimeve eshte bere me nje dite vonese per shkak se administratori i kesaj faqeje gjendej ne nje udhetim te domosdoshem.
Për "Sofra poetike": Haxhi Muhaxheri
_______________
http://prozashqipe.blogspot.com/2011/06/tregime-nga-arqile-gjata.html
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi