Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Me rastin e dilindjes me 24.06.2011 CIKËL POETIK NGA LULJETA SHALA

Shko poshtë

Me rastin e dilindjes me 24.06.2011 CIKËL POETIK NGA LULJETA SHALA Empty Me rastin e dilindjes me 24.06.2011 CIKËL POETIK NGA LULJETA SHALA

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jun 26, 2011 11:52 am

Me rastin e dilindjes me 24.06.2011 CIKËL POETIK NGA LULJETA SHALA Ditelindje15%5B1%5DMe rastin e dilindjes me 24.06.2011 CIKËL POETIK NGA LULJETA SHALA 260345_220301794670364_100000716346990_711580_7457809_n
Me rastin e dilindjes me 24.06.2011 CIKËL POETIK NGA LULJETA SHALA

ATDHEUT TIM

Diku ka mesi i natës
yjet shkëlqenin
në shpirtin endacak
ndieja drithërimat
e prehje kërkojnë sytë .

Me zemër lutëm
që asnjë çast të mos ndahemi
mbi këtë fole të ngrohtë
t'i rrisim lulet si pellumbat
paqe të sjellin
mbi të shtrejtin Atdhe
largësia të zhduket
për ne.

S'dua të mbetem mediokre
e ëndrrave të mija
por s'mund të them
se Karolina më intrigon
edhe kur e vdekur është
kinematografija jonë.

Pa ankth në zemër
me ajrin e mëngjesit do të ngopem
në malin e Korabit
s` dua të fitoi
përtej trungut të Oqeanit
fati shpesh më ka sfiduar.

Në të ngrohtë e në acar
dua të qaj
për ironi tani skam
as lot.

Rruga e jetës ishte e gjatë
për mua shndritë përherë
e lidhur me të dashurin
Atdhe
pran gjirit të fisit tim
çdo natë e agim...


KUSHTRIMI I LIRISË

Qerdhja e lumturisë humbi
mbi lumin e pafajësisë
nga rete molise zbehtë
ate mengjes dielli nuk ndriqoi

Pse o Marathonomak solle lajmine
tërë familja u lemeritën
as t'i ngushllojmë nuk kishim fuqin

Me mallin e pazakonshëm
një dekadë sa mijëra shekujë
shpirt graniit ky hero
ç'do herë i pari në kushtrim

Fëmijtë aq shume i deshe
si engjujtë lutën për ty
për shpirtin tëndë të pavdekshëm
që atdheun e mbi të gjithë e kishte

S` mund të hapi portën
në sofër s` mund të ulem
ai krua s`më freskon
më mungon fjala jote e artë

Me shpresën e fjalës jetojmë
e shtrejtë është Liria
të rrojnë përjetë si Nënë e bije
KOSOVA dhe SHQIPËRIA !!!

PIRAMIDA MODERNE

Shkoqur nga dallgët e jetes
arrnoj thesin e grisur
zëra të zhurmosur
grimcuan ikën dhe e lan.

E mbështjellë me copëza te artit
aty gjendet pallati i ëndërrave
te mia
e me gaz te zemres mbroj
nga dora s`mund ta lëshoi.

E vërteta ngadhnjen
mbi zërin që kumbon
do t` pendoheni
ajo ditë do të vjen
jo më kot thonë
,, Padrejtësia drejësinë
Sundon,,

Mes brengash dhimbjesh e mërëzi
buzëqeshja nuk është venitur fare
ashtu sic iu sfiduam Ju
mbi kete do të ngrem Kala....


Qetësia e detit

Lëkundet barka pa dashuri
Si ne erëra të ftohta të antikes
As mbretëritë se zunë dot
Nën arsyen se është vegla
më e lehtë në kët botë.

Si s` lundëroi kurrë e qetë
tani e ndjekë një uragan
sa më shumë lëkundet barka
aq më teper i rri pranë.

Eh kjo barkë ka një fuqi
erërat tani si ndien fare
uraganin do ta sfidoi.

Qetësinë e jetesë ta ndiej
mbi Oqean
nën drejtimin e Marinarit të zemrës
gjerë sa të prapri dita
e bukuria e Hënë të praroi
të lundroi !

Jeta eshte...

Jeta eshte enigme duhet ta zbulosh
ai kthen koken në një anë
heshtë në orët pa fund
derisa ata tingujt e shoqërojnë
mallengjimim e pushton
e buzeqeshja tret bashkë me tingujtë

Zila e derës ja prish qetesinë
ai ngrihet nga kolltuku
jeta është thirrje
duhet t’i dalësh përballë.

Mos u fsheh ne krahët e mashtruesit
lumturinë duhet shijuar
mos të duket vetja Mbret
kur nderin nuk e ke fituar

Nuk mund t'i mbani dot
te poshtruar e te fyer
te bekuar ne mes te djallit
jeta ditet po i ha ...!!!


Mall


Kolonës së vargut tim
i bashkohet dhe ky mall
mbi supe duke rënduar
nje dekadë s` jemi parë.

Më kujtohet ai moment
ishte i fundit per shumë kohë
duart shtrengoheshin e zemrat
nuk pushonin
lumi u mbsuh me lotet e tanë.

Ne u kthyem ne shtepi pa njëri tjetërin
por zemra e kishim njëri tjetrin
sikur nëna pa fëmijët ne gji.
une mbeta pa ty..


EJA PO TË PRES

Ah sa i shtrenjtë je për mua
s`është e lehtë të dashurosh
nuk ka ndjenjë më mizore
zogun larg ta ëndërrosh.

Neser s` dua te zgjohem
ankthi le të më mbyt
nuk mundem të pajtohem
kur s`mi puthe dy sytë
yjet le të fikën e dielli
mos të ndriqoi
i ngorhtë loti i shpirtit
për Ty po buron.

Jastëkun bosh nga dhoma do t`a flake
afsh dhembjes s`mund t'i gjindet ilaqe
mijëra kilometra sa na ndajnë
qenies sime i mungon
boshllekun në zemer
askush s`më zëvendeson
eja më puth.

Me krahët e Dedalit
me pushto si i marrë
mposhtmi dallgët e oqeanit.

Trëndafil të kuq të kam
mos me le të hedhi në lum lotit të ngrate
eja o zemër eja ,koha eshte te jemi bashkë.


MARGARITARËS SIME

Penda e e shpikur në antikë
mund të të portretizoi
para bukurisë të gjunëzohet
bashk me Yjet po shëndritë

Ecën me libra nën sqetullë
ëndrrën tuaj po e ndjek
studente me balle hapur
je margaritare e dashurisë

Të gjithë rrezet e diellit
jane grumbulluar në fytyren
tende plot madheshti
aromë tulipanësh
shtati yt si Selvi

Në mes të vapës
na mbush me eter
flokët e perdredhura
të zgjatura gjër në bel
të zgjasinë bukurinë
shembull e dijes je!


PLEQËRIA

Pleqeria nuk është moshë turpi
duhet pritur me forcë dhe ngazëllim
sepse çdo hap i njeriut tutje
është i pambarim...
Zemra dhe shpirti
e fjalët e arta
nuk plakën kurrë
janë të pavdekshme...!

Kur pushojme së ëndërruari
mbyllim perden për rreze dielli
zgjedhim rrugën e gabuar
atëherë mund të themi
jemi plakur e jemi harruar.

Mbase edhe fytyra rrudhet
por mendja e ndritur rrezatzon gjithnjë
se JO nuk mplaket mëndja
më patë thënë një misionare
sa më e vjetër të jetë aq më shumë
fryte na dhuron.

Pleqëria është koha e dhurimit të dijës
një thesar i dashurisë
simbol i fisnikërisë për burra të ndershëm
të paqës dhe pavdekësisë !!!


HYMNI IM

Gjërsa më vazhdoni të më fyeni
edhe më teper
lagjën time e dua edhe më shumë
këtë lagje të vjetër
e cila çdo ditë shton dashurinë e re
Disa më quajnë shkrumbe
por të tillë janë vetë-shkrumb
as vetën e tyre nuk e njohin
pa atdhe
nuk e dinë nga vijnë
jetojnë me frikën se mos të tjerët do t'i zbulojnë
dera e botës nuk është strehë e kokës.

Në lagjën e baltosur aq shumë
nga vuajtjet e thashethemet
në fund fitova
bukë e kryp në vatrën time

Krenare para botës me lagjen
dhe vendin tim.

Me fyeni edhe më teper
që të dua edhe më shumë lagjen time të vjeter !!!


Poetit

Gjurmëve, të thella, sa deti,
më shumë vlerë, se argjendi,
me pendën magjike Botës,
i sjell paqe,
koha s'të sfidon
dot.
I dashur Poet, në çdo kilometer,
e largesi ,ku ndodhesh ,dua
të të falenderoi, per ngrohtesine,
e çdo vargu, që më fale,
s` dua të të mërzisë,
e të harroi.
I dashur Poet, edhe kur të hidherojnë,
vleren t'a mohojnë , e fjalën ta censurojnë,
Librin askush se blen,
mos u ndale .
se me lenë në rrugë pa shpresë,
pa vargun tuaj,
VDES.

NATA PA HËNË

Duket sikur yjet sonte
nuk dalin, mbase rrinë
të heshtur si unë ,
e rigat e shiut nuk ndalen,
për sherr s` kam as një grimë
gjumë .
Si peshku në rërë,
përpelitem nën errësirën e natës,
ca tinguj ne radio
në atë natë, vallëzimin së
bashku
me kujtojnë.
Medalionin, nga qafa
s`e kam hequr kurrë ,
në duar e mbaj e sytë
s `mund t'i heq
dot.
Disi tek ndihem në siklet,
kam filluar, të frigohem,
nga dashuritë e medha
të japin eufori, por edhe lot
pa fund.
Mbase në të ardhmen ,
do të ndryshoi gjithçka ,
do të prehem pranë ati që më dashuron ,
gjithmonë në zemren time do të
mbetet mbishkrim ,
I SHTRENJTI ZJARRI I SHPIRTI TIM



Për "Sofra poetike": Haxhi Muhaxheri
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi