Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Maki Canolli:Valë me flamur

Shko poshtë

Maki Canolli:Valë me flamur Empty Maki Canolli:Valë me flamur

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jun 26, 2011 5:54 pm

Maki Canolli:Valë me flamur 267653_211737352200900_100000939113817_555473_4358465_nMaki Canolli:Valë me flamur 211945_100000394627674_1649329_n
Maki Canolli:Valë me flamur

Shqiponja sa bukur të rri,
ty flamur kuqezi,
për ty u flijuan e u bënë hi
...djem e vajza, pleq e të rinj.

Shumë furtuna përjetove,
por krenar gjithnjë qëndrove,
se u ujite me gjak shqiptari,
prandaj çdo herë do të jesh i pari.

Trima me fletë për ty u flijuan,
nga këmbët e armikut të shpëtuan,
kryen amanetin të parëve tanë,
për ty edhe jetën e dhanë.

Valo flamur, ti valo krenar!
Se je nderi gjithëkombëtar,
brez pas brezi do të nderohesh
dhe përjetë nuk do të rrëzohesh.

Jemi stërnipat e Skënderbeut,
që është nderi i gjithë mëmëdheut,
por jo vetëm në Shqipëri,
por kudo ku ka shqiptari.

Të nderon ty edhe Kosova
gjithnjë të mbajmë në zemrat tona,
se me ty nisim këngën, vallën,
prandaj nuk ka forcë që ta ndalë valën.

Që ti ke një trup e dy koka,
tregon se me thikë na ndau Evropa,
një popull me dy shtete,
sikur të ishin dy planete.

Mjaft u talle, Evropa plakë!
Pa shih një herë Ballkanin me sy!
Nga shtrihej e tërë Iliria,
E di dhe ti,ishte Shqipëria.

Dergoi Tina Tina
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi