Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

FotoLajm: Nostalgjia për partizanin komunist Ramiz Sadiku

Shko poshtë

FotoLajm: Nostalgjia për partizanin komunist Ramiz Sadiku Empty FotoLajm: Nostalgjia për partizanin komunist Ramiz Sadiku

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jun 27, 2011 11:21 pm


FotoLajm: Nostalgjia për partizanin komunist Ramiz Sadiku

FotoLajm: Nostalgjia për partizanin komunist Ramiz Sadiku R%20Sadiku


Kjo tabelë që shihni në këtë fotografi është e vendosur në “zemër” të Prishtinës. Madje është vetëm dhjetëra metra nga selia e re e Qeverisë së Kosovës që njihet si “Pallati i medieve”.

Në fakt këtu ka qenë dikur edhe selia e kombinatit ndërtimor “Ramiz Sadiku”. Por pas privatizimit të këtij kombinati, duket se dikujt i ka mbetur “ëmbël” nga koha e komunizmit dhe ende e ka “në zemër” partizanin e vogël Ramiz Sadikun i cili për ideale komuniste u vra nga gjermanët bashkë me partizanin serb Boro Vukmiroviqin. Të gjithë ata që e kanë kryer shkollimin në vitet 80-ta para lufte sigurisht se kanë mësuar vjersha e historinë e Ramizit e Boros. Madje shumë qytetarë të Prishtinës edhe sot e kësaj dite e përdorin emërtimin “..te Boro e Ramizi” kur flasin për Pallatin Rinisë që gjendet poashtu në qendër të Prishtinës.

Por duket se një nostalgji për partizanin komunist Ramiz Sadikun ka edhe pronari i ri i kompanisë “Ramiz Sadiku, new co.” Ai megjithëse ka ndryshuar dizajnin e kompanisë nuk ka ndryshuar emrin. Pra ish-Ramizi Sadiku i vjetër është shndërruar vetëm në “Ramiz Sadiku new”.

Kësaj i thonë vetëm nostalgji për partizanin komunist Ramiz Sadiku!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi