Adem Berisha:SOT PESË VITE DIELLZA IKU NË PËRJETËSI
Faqja 1 e 1
Adem Berisha:SOT PESË VITE DIELLZA IKU NË PËRJETËSI
Adem Berisha:SOT PESË VITE DIELLZA IKU NË PËRJETËSI
Motra e vëllezër të dashur, (nesër nga puna nuk mund të shkruaj)
nuk kam dëshirë të ju krijoj momente shqetësimi sepse kështu preku edhe ndjenjat e shumë
motrave dhe vëllezërve të cilët kanë përjetuar plagë e dhimbje për më të dashurit e tyre. Poashtu, jam i vetëdijshëm se rasti im nuk është as i pari e as i fundit dhe as më i lehti e as më i rëndi.
Mirëpo, duke qenë i vetëdijshëm për ndjenjën tuaj të dhimbjes dhe solidaritetit e bashkëndjesisë me ata që kanë zemrat e plagosura, gjë që këtë e keni dëshmuar për sa e sa herë edhe duke i kushtuar vargje zemre engjëllushës tonë tashmë të përbashkët Diellzës së bekuar, sot më 28. 06. 2011. kur po mbushën pesë vite dhimbjeje e pikëllimi prej kur u nda nga jeta në këtë botë për të shkuar në jetën e amshueshme dhe për të mos vdekur kurrë, është momenti qe të përkujtojmë këtë engjëllushe te të dy botëve e cila falë përkushtimit të shumë motrave e vëllezërve, tashmë është bërë një urë magjike e lidhjes dhe krijimit të miqësive të reja në gjithë trevat etnike shqiptare por edhe gjithandej Evropës e Amerikës. Pikërisht në saje të kësaj mirësie dhe bashkëndjesie që motrat e vëllezërit e dashur manifestuan, unë titullova ciklin e dytë të librit tim “Lulja la lulishten” me emrin simbolik “Zemërbardhët për Diellzen”. ( Libri mund të lexohet në lidhjen: http://ademgjurgjeviku.multiply.com/home)
Le të kujtojmë pra sot së bashku këtë engjellushe tonën dhe le të lutemi që kurrë dhe askujt më zemra të mos i digjet për më të dashurit e tyre, për pjesët e pa kompenzueshme të qenieve të tyre ndërsa ata që kanë provuar humbje të tilla, sa më lehtë të përballojnë dhe tejkalojnë dhimbjet e pësuara.
Këtë herë Diellzen do të përkujtojmë me një poezi që motra jonë e dashur Merita Lulaj kohë më parë i kishte kushtuar. Faleminderit motër e dashur Merita, i madhi Zot shpërbleftë zemërbardhësinë tuaj.
Merita Lulaj:
ENGJËJT S’KANË VDEKJE, KANË PËRJETËSINË
Kushtuar engjëllit të përjetësisë Diellza Berisha
Në ditët e fundit atij shtatori të ngrohtë
u linde ti engjëllushe, zoti të bekoftë.
Një motër në mes dy vëllezërve si një luleborë
erdhe pranë familjes tamam si një meteor.
Me emrin Diellzë të pagëzuan për jetë,
rrezeve të diellit ti iu ngjasoje, vërtetë.
I gëzove të gjithë, vëllezërit edhe prindërit
butësisht gjyshi të përkëdhelte ty oj lulja e blirit.
Më e bukura në shkollë, më e dashura n'shtëpi
e para në mësime, më e ëmbla n'shoqëri.
E ëmbël, e dashur oj e mira engjëllushe
kur hyje ti n'shtëpi, zemrat gëzim na i mbushje.
Nga buzëqeshja jote shkrihej edhe bora
rreze hidhje mbi kopshte si e këndshmja aurora.
Pranë yllit Afërditë, tash të bukur ke folenë
kur vjen në ëndrrat tona, ti zbukuron gjithë dhenë.
Engjëllushja jonë Diellza, vetëm datëlindje ka
engjëjt kurrë nuk vdesin jo, fluturojnë gjithkah.
Oj vogëlushja e shpirtit ty të duam shumë
Ndaj nuk pranojmë dot vdekjen, ti jeton çdo kund.
Diellza Berisha; 29. 09. 1995 - 28. 06. 2006.
Mentor Thaqi
Në bashkëndjesi dhimbjeje me Bacen Adem Berisha dhe Familjen e tij shumë të nderuar, në 5 Vjetorin përkujtimor të shkuarjes në Amshim të Diellzës sonë të gjithmbarshme, dua që përmes këtyre vargjeve të i ngushlloi për aq sa ka mundësi ngushëllimi dhe të iu thëm se vërtetë me shpirtë jam pranë tyre, unë, Familja ime dhe gjithë kjo vëllazëri e shumënderuar Kombëtare! Zoti iu dhëntë forcën e përballimit dinjitoz!
DIELLZË, NDAÇ DRITËHËNE!
Diellzë, çupëz, o Engjëllushe,
vetë Emrin e bukur, ke Sinonim,
ah, mallin tonë sot na shprushe,
në t´pestin, ah, t´pestin Përkujtim!
Gjyshi yt sot n´maje Pene,
të gdhendi plot dashuri, Homazh,
ndaç Diellzë, ndaç Dritëhëne,
vargjet ylberngjyrash, janë kollazh!
E bekuar, nga lartë në Qiellë,
na i zbutë dhe mbëlton dhimbjet,
s´numërojmë vitmordjet, Diellzë,
do numërojmë gjithmonë Ditëlindjet!
Dhe, ta thëmi sot zemërhapur,
se ke Familjen e Madhe Shqiptare,
jenë njerëzit tuaj t´dashur, t´afërt,
e gjithë vëllazëria Kombëtare!
T´falim Dashuri dhe Bekim,
Diellza jonë, o Dritë-Jete,
jo jo, s´do ketë lot n´përkujtim,
se TI, përjetë buzëqeshja jonë mbete!!!
Mentor Thaqi VS., 27.06.2011***
Agim Gashi
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Adem Berisha:SOT PESË VITE DIELLZA IKU NË PËRJETËSI
Me zemër të thyer të shprehu ngushllimet e mia i dashur Baca Adem. Bëhu i fortë ashtu si ke qeë edhe në furtuna.Yt vlla Agimi!
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi