ENVER BYTYÇI:Sfidat postzgjedhore të Lulzim Bashës
Faqja 1 e 1
ENVER BYTYÇI:Sfidat postzgjedhore të Lulzim Bashës
ENVER BYTYÇI:Sfidat postzgjedhore të Lulzim Bashës
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve më në fund e ka shpallur rezultatin e votimeve për kreun e Bashkisë së Tiranës. Kandidati demokrat Lulzim Basha ka fituar 93 vota më shumë se ish-numri një i qytetarëve të kryeqytetit Edi Rama. Ndërsa Arben Ristani ka shpallur rezultatin e për pasojë fituesin e zgjedhjeve të 8 majit, Lulzim Basha është shfaqur para publikut me një prononcim, që shkon në të njëjtën linjë me qëndrimet e mëparshme të tij. Basha shprehu kënaqësinë që vota e qytetarëve u numërua, duke mos lejuar injorimin e zërit të asnjërit prej kryeqytetasve shqiptarë. Kanë votuar për Lulzim Bashën gjithsej 125042 votues. Ai ka thyer rekordin e votave që janë dhënë në Tiranë deri më sot për ndonjë kryetar bashkie. Ky numër votash, të numëruara me lup në ekranet e televizioneve shqiptare, pra këto fletë votimi më të shumtat në favor të ndonjë kandidati të derisotëm për kreun e Bashkisë së Tiranës e të lexuara me transparencën më të dukshme të mundshme, janë shprehje e një rekordi dhe standardi tjetër të batuar në fushatën elektorale nga ana e Bashës.
Ai, pasi zhvilloi një fushatë elektorale model të qytetarisë evropiane, ka formuluar përsëri angazhimin e tij se pas shpalljes së rezultatit të votimeve do të përveshë llërët. Ai u shpreh pardje saktësisht në të njëjtën linjë si dhe gjatë fushatës. Nuk i ka ndryshuar asnjë nuancë kuptimit që kishte mesazhi i tij në fushatën elektorale. “Së shpejti procesi zgjedhor do të mbarojë dhe sakaq do të nisë menjëherë koha dhe beteja e vërtetë për qeverisjen e qytetit. Ky do të jetë angazhimi im i vetëm. Të përvesh mëngët dhe të nis së bashku me ju punën e madhe që na pret, sepse “ju jeni të parët, Tirana është e para”, nuk ishte dhe nuk është një slogan, por një bindje dhe një program i madh pune dhe djerse”. Është për t’u parë nëse Lulzim Basha do ta fitojë ose jo sfidën e përkushtimit të tij qytetar në dobi të komunitetit dhe zgjedhësve që e kanë votuar. Angazhimi i tij i ripërsëritur është një premisë, është një sinjal i mirë dhe i besueshëm për të filluar betejën dhe sfidën me angazhimet që ai ka marrë para elektoratit. Unë nuk bëj pjesë të njerëzit skeptikë, por përvoja e premtimeve të dhëna e të pambajtura në Shqipëri është një sëmundje e përhapur. Pikërisht kjo do të shihet si sfida më e madhe e Lulzim Bashës. Ai që ndryshoi filozofinë e të bërit fushatë elektorale a do të ndryshojë dhe filozofinë e premtimeve të pambajtura?! Megjithatë, shumë njerëz janë shfaqur skeptikë në këtë çështje. Ka nga ata që premtimet elektorale të kandidatit demokrat i kanë quajtur demagogji. Edhe vetë Rama ka thënë të njëjtën gjë gjatë turit të tij elektoral. Analistë të ndikuar nga ideologjia majtiste kanë shfaqur thjesht perceptime ideologjike, duke u shprehur në të njëjtën linjë me kreun e majtizmit anarkist në Shqipëri, Edi Ramën.
Por a i ka Lulzim Basha të gjitha shanset që në këta katër vjet të vendosë rekordin e mbajtjes së premtimeve? Nëse do të shihnim me vëmendje përparimin e madh të Shqipërisë në këta gjashtë vjet, do të mund të kujtonim se në këtë turravrap të zhvillimeve marramendëse në ndërtimin e infrastrukturës rrugore dhe zhvillimeve të tjera në vend ka një ndikim të pazëvendësueshëm edhe Lulzim Basha. Kundërshtarët e tij politikë, për shkak të përpjekjeve që ata bëjnë për manipulimin e opinionit, i kanë veshur kreut të ri të Bashkisë së Tiranës shumë akuza dhe shpifje. Fatmirësisht, ai nuk është marrë me kundërpërgjigje e kundërreagime, shkurt, nuk ka rënë në kurthin e provokimeve të ish-kreut të bashkisë së kryeqytetit. Ndërkaq qytetarët kryeqytetas i besuan Lulzim Bashës, ndërkohë që nuk u pajtuan me shpifjet e Edi Ramës dhe mercenarëve të tij në adresë të kundërshtarit. Votuesit i njohën meritat dhe kontributet Lulzim Bashës për ndërtimin e infrastrukturës moderne në Shqipëri, njohën angazhimin e tij për ta pranuar Shqipërinë në NATO dhe për të forcuar më tej lidhjet e ngushta me SHBA-të dhe Bashkimin Evropian, perceptuan realisht përkushtimin e kreut të sotëm të Bashkisë së Tiranës për liberalizimin e vizave dhe afrimin shpirtëror dhe fizik të shqiptarëve me Evropën. Sado që megafonat e opozitës anarkiste u përpoqën të çmontojnë punën atdhetare dhe të palodhur të Lulit, kjo nuk ndodhi, për shkak se Basha kishte ndërtuar një strategji të re për ta fituar sfidën me kreun e opozitës. Dhe sfida me kreun e opozitës nuk ishte aq lehtë të fitohej, sepse përballë Bashës kishte kandiduar kryetari i partisë më të madhe opozitare, kreu i partisë më të organizuar në Shqipëri (për shkak të parimeve leniniste të ndërtimit të partisë), kishte kandiduar vetë fantazma e diktatorit, që përveç dhunës e terrorit në Shqipëri nuk kishte mundur të përçonte në dy vjet qoftë dhe një copëz demokraci. Dhe ai kishte punuar me formulën e “lodhjes së njerëzve”, të cilët donte t’i çonte në formulën e “lëshimit të rrugës për të marrin”. Nuk ishte lehtë ta fitoje këtë lloj sfide përballë një njeriu që 11 vjet kishte mbledhur taksa të panumërta nën e mbi dorë për të mbajtur dhe ruajtur me çdo kusht e me çdo mënyrë pushtetin politik, ekonomik, moral e financiar në kryeqytet. Lulzim Basha zgjodhi qytetarinë për ta sfiduar egërsinë. Dhe ia arriti kësaj.
Por a do ta përdorë edhe në të ardhmen qytetarinë si mjet të fitores në sfidat me të cilat ai do të përballet? Një analizë e sipërfaqshme e asaj që do të ndodhë në të ardhmen e afërt nuk të jep shumë optimizëm. Sado që kreu i Bashkisë së Tiranës të përkushtohet në përpjekjet e tij për të ndërtuar një Tiranë të re të qytetarëve, ai do të ketë disa vështirësi, të cilat nuk mund të përballohen lehtë.
Së pari, pritet që mazhoranca të përballet me aksione të reja politike destruktive të opozitës së Edi Ramës. Nëse do të kemi aksione dhe furtuna të reja, atëherë kuptohet se puna e kreut të Bashkisë së Tiranës do të vështirësohet. Destruktiviteti i Ramës mund të shkojë deri te bllokimi i dorëzimit të detyrës, çka nënkupton mobilizimin e policëve bashkiakë të tij e të kryetarëve të tjerë në rrethe, me qëllim konfrontimin me pushtetin qendror. Kështu Bashkia e Tiranës mund të shndërrohet në një shesh beteje për kalimin e pushtetit nga Rama te Basha. Rama ka filluar ta përpunojë këtë aksion, sepse “konsultimet” e tij me bazën socialiste nuk nënkuptojnë ndonjë ndryshim të kursit revanshist të tij. Sa është i përgatitur Lulzim Basha për ta përballuar këtë sfidë? A do të jetë mjet i fitores së sfidës së tillë përsëri qytetaria e tij?! Shumëkush mund të mendojë se nuk mund të ndodhë që Edi Rama të refuzojë dorëzimin e detyrës së kreut të Bashkisë së Tiranës. Ndoshta një raport i fundit i Këshillit të Europës mund ta bëjë liderin e opozitës që të ridimensionojë veprimtarinë e tij e t’u rikthehet institucioneve. Por Rama ka frikë koston e kësaj fature. Dikush mund të thotë se, edhe nëse ndodh kjo, sfida nuk është e Bashës, por e mazhorancës dhe e institucioneve të shtetit ligjor. Por çdo gabim do të pakësonte asetet e kryetarit të zgjedhur të Bashkisë për të pasur autoritetin dhe integritetin e nevojshëm për të realizuar premtimet që ai u ka dhënë qytetarëve të kryeqytetit. Kalimi i pushtetit në mënyrë institucionale dhe paqësore nga një përfaqësues i një force politike të një tjetër është veprim demokratik i papajtueshëm me filozofinë e dhunës të Edi Ramës. Ndërkaq ai jo pa qëllim para disa kohësh “martirizoi” dy policët bashkiakë. Mesazhi ishte i qartë: këta policë po përgatiteshin të përdoreshin si kamikazët e Edi Ramës. Pra, kjo është sfida e parë dhe përballimi me sukses i kësaj sfide do të jetë gjithashtu gur i provës për të përballuar sfidat e tjera.
Në radhën e dytë do të jenë sfidat me situatën ekonomike e financiare që do të ketë gjithë Shqipëria. Lulzim Basha, nëse do t’i përmbahet kursit të tij të premtimeve, do të duhet të ketë konsensusin e qeverisë, përfshirë ministrin e financave, me qëllim që të implementojë politikat fiskale për kryeqytetin. A do të sigurojë ai mbështetjen e duhur për këtë? Shanset më të mëdha janë se do të këtë mbështetjen e qeverisë. Madje, qytetarët e Tiranës në njëfarë mënyre votuan për Bashën edhe për shkak të evitimit të konflikteve qeveri-bashki. Megjithatë, edhe kjo nuk do të jetë një formulë që do të realizohet aq lehtë. Shkaku dhe sebepi do të jetë kriza ekonomike e financiare botërore dhe pasojat e saj mbi vendin tonë.
Së treti, Bashës do t’i duhet të shpallë disa moratoriume. Moratoriumi i bllokimit të ndërtimeve deri në hartimin e miratimin e planit urbanistik të kryeqytetit, i cili do të kapë me sa duket verën e vitit të ardhshëm, do të bllokojë dhënien e lejeve të ndërtimit. Por një vit i bllokuar do ta rëndojë situatën financiare dhe mund të ndikojë në rritjen e çmimeve në tregun e banesave. Kjo është një kosto që shkon në dëm të ndeshjeve afatshkurtra me sfidat e zhvillimit. Megjithatë, në fund të fundit, është një sfidë e paralajmëruar në fushatën parazgjedhore e, si e tillë, mund të mirëkuptohet prej qytetarëve, por jo edhe prej biznesit të ndërtuesve.
Një bilanc për realizimin e premtimeve të tij pritet që Basha ta ketë të paktën pas dy vjetve në qeverisjen lokale të kryeqytetit. Asokohe do të shohim sa sfida ka përballuar dhe a do të ketë në proces për t’i përballuar. Megjithatë të gjithë shpresojnë se kryeqyteti i Shqipërisë, pas katër vjetësh do të ketë një pamje tjetër, do të ketë më shumë punë me plan e me mend dhe më pak ndërtime dhe zhvillime anarkike. Ndryshe nga Rama, Basha nuk mund të marrë namin e Ramës tashmë me prishjen e disa kioskave dhe rikthimin e Lanës në gjendjen e mëparshme. Basha ka një mision shumë herë më të vështirë: të ndërtojë jo vetëm një ose dy Lana të reja, por të implemetojë një program për një kryeqytet të ri. Nëse do të sfidojë kohën dhe do të realizojë projektin e tij të Tiranës evropiane, ai do të ketë gjithashtu të ardhme të sigurt në politikën shqiptare. Nës këtë kuptim sfida e Bashës fillon tani, pasi të zërë vendin e kryebashkiakut të kryeqytetit të Shqipërisë. Nëse e fitoi sfidën e parë e të vështirë të fitores së zgjedhjeve, nëse i fitoi zemrat e qytetarëve me premtime e sjellje qytetarie, kjo është vetëm akti i parë i betejës për ta fituar plotësisht Tiranën, me qëllim që në majin e vitit 2015 të mos ketë më një diferencë prej 93 votash.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi