Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Një vepër poetike me shumë vlera

Shko poshtë

Një vepër poetike me shumë vlera  Empty Një vepër poetike me shumë vlera

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jun 28, 2011 7:29 pm

Një vepër poetike me shumë vlera  28Botime%204Një vepër poetike me shumë vlera  195634_100000781570609_7245899_n

Një vepër poetike me shumë vlera

Botime të reja

Fehmi Korça (1969), është poet nga Gjilani. Ai, ditë më parë e promovoi librin e tij poetik me titull “Nuk jam larg”. Kjo vepër e Fehmi Korçës i afroi shumë krijuesit, të cilët erdhën nga Shqipëria, Maqedonia e mese tjera nga Kosova. Vepra është e botuar në Tiranë 2011. Është vepër poetike, të cilën disa studjues e vletësun si vepër me shumë vlera letrare e artistike. E quajtinë vepër histori, vepër dokumentare, por edhe vepër “serioze” me artikulim të thellë poetik. Pse jo? Gati në çdo varg të kësaj vepre është dashuria ndaj atdhetut, dashuria ndaj prindërve, njerëzve tanë, por dhe urrejtja kundër atyre që ia sollën të keqen popullit shqiptar. Folëse e parë ishte Valentina Dafa, redaktore e librit, e cila tha se “kjo vepër meriton të jetë njëra nga veprat e çmura e të rralla të artit letrar. Është vepër histori, vepër dokument, madje, madje edhe një poetikë e rrallë e letave tona. Ndonëse është vepra e parë e autorit, përkundrazi, ajo është një “tufë” me poezi, të cilat në vetë ngërthejnë drama të kohës e jetës sonë”. Ndërsa, një studjues nga Shqipëria, të cilit nuk mundëm t’ia mësojmë emrin, tha se, “poezia e kësaj vepre është një zë i brendshëm, është ai zë që kurrë nuk ka heshtur për sa kohë, se si shton poeti i veprës në fjalë, “shpirti duhet të gjallërojë”. Hysen Këqiku, shkrimtar, tha: “Në këtë vepër Fehmi Korça na sjell ndjenjën për liri, gakun e derdhur shtigjeve të kërkimit, kushtrimit dhe të gjakimit. Ëndrrimet e tij nëpër bodrume të mykura të burgjeve ku dergjeshin viganët e lirisë, ishte dhe është realitet dhe shembull, sepse nënat tona, loket tona u krenuan me bijtë e tyre që ranë për liri gjithandej trojeve tona etnike”. Ai vazhdoi duke pyetur: “Fatkeqësia jonë po vazhdon, ku është Janina, Kosova Lindore, Tetova, Malësia e Mdhe, Kosova. /Plisi në shtizë shterron, e bubullima nuk kanë të ndalur/”. Për vlerat e veprës në fjalë foli edhe Gani Korça, gjilanas, i cili tha se, nuk jemi larg këtyre fjalëve të bukura dhe nuk mundem as të shtoj më tjetër. I falenderoj miqtë dhe shokët nga Shqipëria dhe diaspora që erdhën në këtë “festë” të këti libri të vëllaut, mikut të të afërmit tonë”. Dhe, vërtet, për dallim nga krijuesit tjerë, të cilët vërehen nga artikulimi i tyre poetik, te ky autor është një zë i “pjekur” poetik, zë kumbues dhe zgjim ndjenjash, i cili hartimin e vargjeve e ka të “shijuar” nga thesari ynë popullor, por ka “erë” të këndshme nga poetët tanë të njohur: Mekuli, Migjeni, Fishta e disa të tjerë. Poezia e Fehmi Korçës është një e shkrirë e shkrimit të holltë të tij, i cili e “rrëfen” jo vetëm jetën e autorit, i cili të shumtën e kohës e kaloi jashta Kosovës, në botën e jashtme, por edhe “jetën” e popullit tonë e përvuajtur. Këto poezi të Korçës, janë zëra të fuqishëm të çdo atdhetari, të cilat tingëllojnë e janë “pjesë” të historisë së përvuajtur të popullit tonë. Pra, vepra në fjalë ka mesazhe të “forta” poetike, por ka edhe poetikë të mirëfilltë, të cilat poezi janë më shumë atdhetare e sociale, se sa ato përshkruese e motive tjera. Vepra e Fehmi Korçës dallon nga veprat tjera poetike, për faktin se, poezitë janë margaritaë të rrallë të poetizimit artsitik. Këto janë poezi që dalin nga thellësia e shpirtit dhe zemrës. Dalin dhe kanë thellësi poetike që shprehin dallgët e jetës së autorit dhe të tjerëve. Ajo që të lë përshtypjen e këtyre vargjeve të kësaj vepre poetike është fakti se, këtu ka kursim shprehjesh poetike, ka vrull e elan fuqie për të tjerët që u flijuan për çështje madhore. Janë edhe vargje që u kushtohen anëtarëve të familjes së ngushtë, prindërve, Lokës së dashur, atdheut të shtrenjtë, pragut të shtëpisë, dashurisë personale, hijes, plisit, simbolit shqiptar, kolosve tanë të njohur për trimëri, hartën gjeografike të atdhet tonë, vendit tonë të dashur, tokës sonë, mandej janë motive edhe të dhimbshme, të cilat “tingëllojnë si me atë ritmin e poezive të Migjenit me tituj “Pak dritë”, kalaja, nëna, historia që flet, lindja, poeti, koha, guri, heshtja e padrejtë, mallkimi, thirrje, e dua jetën, pasqyra, lutja, lakmia, telalli, mars i thyer, mos më trazo, ëndrra, mos na përshëndet, ndërgjegja, fjala e lirë, ti dhe gota, largësia, rikthimi, përjetësia, duke pritur, portreti etj.Vepra “Nuk jam lar” e Fehmi Korçës 56 poezi, të cilat ndahen në katër kaptina, si janë: “Kristal malli”, “Legjendë e dhetut tim”, “Pantomimat e marsit”, dhe kaptina e fundit “Rrugëtim shpirti”. Vepra ka 100 faqe dhe e botoi “Weso” - Tiranë, 2011./Tefik Selimi
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi