Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

vojsava, vajza e skenderbeut

Shko poshtë

vojsava, vajza e skenderbeut Empty vojsava, vajza e skenderbeut

Mesazh nga Ilirjan Gjika Wed Jun 29, 2011 8:36 pm

vojsava vajza e skenderbeut

Ilirjan Gjika

Numri i postimeve : 11
Registration date : 31/03/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

vojsava, vajza e skenderbeut Empty Re: vojsava, vajza e skenderbeut

Mesazh nga Ilirjan Gjika Wed Jun 29, 2011 8:38 pm

Vojsava, vajza e Skëndërbeut.
1
Si një ‘’lajthitje’’ të autorit do të mendonte çdokush që do ta lexonte fillimisht titullin e këtij shkrimi. Ndoshta kjo gjë mund të më ndodhte edhe mua në pozicionin e lexuesit, sepse nga njohuritë e marra në shkollë të gjithë e dimë se Vojsava ka qenë e ëma dhe jo e bija e Gjergj Kastriotit. Por le ta shohim më konkretisht të vërtetën rreth këtij problemi.
Vite më parë diku nga mesi i viteve 1990-të, kur një delegacion zyrtar shqiptar shkoi për arsye pune në Itali u ndodh përpara një situate të papritur. Diku në njërin prej takimeve, një biznesmen i njohur vendas, pasi ju prezantua njërit prej anëtarëve të delegacionit tonë, midis të tjerave i thotë se ai kishte një lidhje të veçantë me Shqipërinë, pasi njëra nga paraardhëset e familjes së tij kishte qënë vajza e Skëndërbeut.
Zyrtari shqiptar, jo vetëm që u çudit dhe mbeti i papregatitur gjatë bisedës me mikun italian, por edhe kur erdhi në Shqipëri nuk mori ndonjë përgjigje të saktë nga disa të njohurit e tij historianë.
Dhe ja tani edhe enigmës së tij të vjetër i erdhi fundi. Vetëm disa ditë më parë erdhi në vendin tonë përfaqsuesi i njërës prëj dy degëve të Familjes Kastrioti që jetojnë sot në Itali. I ftuar nga Instituti Kombëtar i Diasporës, pjesë e Ministrisë së Punëve të Jashtëme, pasardhësi i Heroit tonë Kombëtar, z. Giorgio Maria Castriota Skanderbeg, zhvilloi një vizitë zyrtare në Shqipëri, ku vizitoi Tiranën, Krujën dhe Dibrën. Ndërkohë ajo që është e rëndësishme të theksohet është fakti se z. Giorgio, solli nga Italia dhe dorëzoi në Arkivin e Shtetit dhe Muzeun e Skëndërbeut në Krujë një dokument të vitit 1910, i cili është i njohur zyrtarisht nga Arkivi Qëndror i Shtetit Italian, Konsulta Heraldike (Consulta Araldika) dhe Qeveria Italiane dhe pasqyron trungun gjenealogjik të kastriotëve.
Ky dokument nis që nga martesa e Gjon Kastriotit me Vojsavën dhe shkon deri tek lindja e Aleksandrit (Alessandros), njërit prej pjestarëve më të rinj të familjes Kastrioti, lindur në 6 shkurt të vitit 1992. Ai pati fatin që të botohet në shtypin e përditshëm dhe pikërisht nga Milosao, suplementin e përjavshëm të Gazetës Shqiptare, pikërisht ditën e dielë të datës 12 qershor 2011.
Nga vëzhgimi për aq mundësi sa na lejonte leximi dhe studimi i bërë nëpërmjet gazetës, nxjerrim si konkluzion se vlera e tij është e patjetërsueshme për Historinë Kombëtare në përgjithësi dhe për Historinë e kastriotëve në veçanti. Por ajo që duhet theksuar është fakti se shumica e shqiptarëve e ka ditur deri tanimë se Skëndërbeu ka patur vetëm një fëmi, Gjonin, i cili pas vdekjes së Heroit u largua me të ëmën, Donikën, në Itali. Ndërsa dokumenti i mësipërm për herë të parë na pohon se Gjergj Kastrioti nga martesa e tij kishte edhe një vajzë, të cilës i kishte vendosur emrin e së ëmës, Vojsavës.
Por risitë që sjell ky dokument janë shumë të rëndësishme dhe mund të themi se ai patjetër do të sjellë ndryshime në rishkrimin e një pjese të historisë së kastriotëve. Duke i renditur disa prej tyre mund të themi së pari se ai na jep si vit të lindjes së Skënderbeut vitin 1403, ndryshe nga teksti zyrtar i Historisë së Shqipërisë, i cili thekson deri tanimë se Gjergj Kastrioti ka lindur në vitin 1405. Së dyti deri ditën e publikimit të gjenealogjisë ne kemi njohur dy tituj zyrtarë të Heroit si: ‘’Zot i Shqipërisë’’ dhe ‘’Zot i Qytetit të Krujës’’, ndërsa gjenealogjia në fjalë na tregon se ai kishte edhe titujt: ‘’Zot i Monte San Anxhelos të San Xhovani Rotondos (Signore di Monte S. Angelo di S. Giovanni Rotondo), dy feudeve që Ferdinanti mbreti i Napolit ja dhuroi pas ndihmës ushtarake, që Skëndërbeu i dha atij gjatë fushatës së Italisë në fillim të viteve 1460. Këtu jepet edhe akti i dhurimit të tyre në vitin 1464.
Duhet tju kujtojmë lexuesit se një vit më parë në Gazetën Standart kemi botuar një shkrim studimor me titull ‘’Martesa e Skënderbeut’’, ku midis të tjerave kemi theksuar faktin se kurorëzimi i martesës së Skënderbeut me Donika Arianitin u bë në 26 prill 1451 në Manastirin e Ardenicës. Këtë fakt e pohon edhe gjenealogjia e mësipërme e kastriotëve, tek e cila shohim të shkruar se martesa midis tyre u bë pikërisht në 26 prill 1451.
Nga kjo martesë lindën sipas këtij dokumenti dy fëmijë. Gjoni i ri në vitin 1456 dhe Vojsava e re, data e lindjes të së cilës nuk jepet. Arsyet në këtë rast duhen hetuar nga historianët. Pra, jemi në gjendje të themi se Gjergj Kastrioti e ruajti traditën jo vetëm të fisnikërisë feudale por edhe atë shqiptare të ripërtëritjes së emrave, duke u vendosur fëmijëve të tij emrat e prindërve si: Gjon dhe Vojsava. Por në këtë pikë dokumenti na jep edhe një të dhënë tjetër, që përket tashmë fushës së sociologjisë, e cila flet për dukurinë e endogamisë tek shqiptarët, siç eshtë martesa brenda grupit, rracës, fisit apo kategorisë shoqërore.
Në traditën shqiptare endogaminë e kemi ndeshur në disa krahina dhe qytete, ku familjet me origjinë ngabradhëtbe fisnikërisë feudale osmane dhe disa familje të pasura, gjatë shekujve XVIII-XIX, për të mos lejuar humbjen e pronave apo përpjestimin e tyre, bënin lidhje martesore midis kushurinjve të rendit të afërt. Kështu gjenealogjia e kastriotëve na tregon se dukuria në fjalë ekzistonte ndër shqiptarë qysh prej shekullit të XV-të dhe fakti që e dëshmon këtë gjë është martesa e Vojsavës së re, vajzës së Skëndërbeut me Stefan Cërnojeviçin (Stefano Balscia Czernojevic), princin e Malit të Zi, i cili ishte edhe kushëriri i parë i saj.
Sipas dokumentit, Stefan Cërnojeviçi, ishte njëri nga tre djemtë që motra e Skëndërbeut, Mara, kishte nga martesa e saj me Jovan Cërnojeviçin princin e Malit të Zi (Stefani, Gjergji dhe Jovani).
Ndërsa Historografia jonë e bazuar tek të dhënat e Kronikës së Gjon Muzakës, thekson se Mara u martua me Stefan Cernojeviçin dhe jo Jovanin, dëshmi e cila duhet patjetër të verifikohet në të ardhmen, sepse këtu mendoj se ka një mospërputhje, ashtu siç ka raste të tilla edhe në ato që përmendëm më lart .
2
Mund të themi se studimi i dokumentit të mësipërm të gjemealogjisë së Kastriotëve do të sjellë patjetër diskutime, debate dhe kundërshti, rreth atyre fakteve që njeh deri më sot Historia e Shqipërisë dhe atyre që pasqyron gjenealogjia. Edhe ky shkrim mund të mos pritet mirë dhe të shihet me skepticizëm, por është e rëndësishme të theksohet se publikimi i tij, jo vetëm që do ta ndihmojë drejtëpërdrejtë historinë por edhe do të nxisë debatin, i cili patjetër do të na çojë tek zbulimi i së vërtetës. Megjithatë të dhënat e vagullta që disa historianë shqiptarë kishin qysh në fillim të viteve 90-të, se Skënderbeu kishte një vajzë ‘’të harruar’’ tashmë po nisin të vërtetohen. Botimi i Gjenealogjisë së kastriotëve solli së funmdi të dhënën se, Vojsava e re ka qenë vajza e Skënderbeut. Ndoshta tani ish zyrtari i delegacionit të dikurshëm do ta ‘’bëje gjumin të qetë’’, ndërsa mendimi im si historian pas këtij rasti është se, studimi dhe shkrimi i Historisë së Kastriotë eshte nje proçes qe do te vazhdoje ne te ardhmen.

Ilirjan Gjika

Numri i postimeve : 11
Registration date : 31/03/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi