Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Cikël poetik nga Vjollca Ibishi

Shko poshtë

Cikël poetik nga Vjollca Ibishi Empty Cikël poetik nga Vjollca Ibishi

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jun 30, 2011 12:10 am


Cikël poetik nga Vjollca Ibishi 267573_10150227985139077_644509076_7522272_691797_n
Cikël poetik nga Vjollca Ibishi

Tri lule mbi varre

Tre qirinj i ndeza
Tri lule kurorë i thura
Tri varre I mbulova
Tri jetë aty u shuan

Tri lule u thanë
Pa ardhur agu I ri
Pa e shijuar lirinë

Shpirti në ankim

Nata
Ka njëmijë vjet
Ditët
Janë shterpa
Akrepat e orës
Kanë ngecur në vend
Ah! sa dhemb
Koha në plakje
Në palcë të therë
Koha e çalë rënkon
E shpirti ankon
Prore ankon


Të dua...

Në krahun e zogut
Një fjalë ta shkrova
E lash të lirë
Atë zog të mirë
E putha dhe I thash lamtumirë
Kërkoje atë zog
Që në krahun e tij të bukur
E kam thurur të vetmen fjalë
Të dua...


Më thuaj

Më thuaj
Nëse dashuria është helm
Mos ta pi

Më thuaj
Nëse buza jote është mjaltë
Që mos ta ha të athtin e botës


Largimi nga ti

Çdo natë e mallkoj
Që as agu të mos më zë
Kur mallëngjehem në sytë et u
Seç pikon fshehtas një lot
Mbi të vetmen fotografi
Ah! largim, largim
Mbolle në zemër veç mallkim
Buzëqeshje
Të gjithë yjet
Për dore kapur qeshin
Veç unë vetmitare
E kohës lakmitare


Vetmitare

Shoh natën e zezë
Dhe yjet përpiliten
Por shndrit atje larg qielli
Buzëqeshje
Të gjithë yjet
Për dore kapur qeshin
Veç unë vetmitare
E kohës lakmitare


Sytë e tu

Në natën e fundit
Numëroja yjet
Dhe pash se dy mungonin

Kur ti linde dashuri
Qielli lotoi
Se mua ma dhuroi
Yllin më të bukur


Qielli lotonte

Kur ti linde
Binte shi
Ndoshta shi prej lotësh
Me mallin që më vlon në gjoks
Se jeta s’është veç terr
Ajo ka edhe dritë
Por për çudi
Ti nuk më je pranë
Dhe dielli është me ty
Unë prap jam
Me shiun e mëngjesit

Shiu i mëngjesit

Shiu i mëngjesit
Bie mbi dritaren time
Asgjë nuk shoh
Veç terr të zi

Por mendja më sheh larg
Dhe kthehem et ë puth

E vetme në heshtje
Në fotografi të shoh
Sa ëmbël qesh
Dhe syri yt zjarr
Zemren ma djeg flak


Fotografia

Në dorë mabaj fotografinë
Dhe kujtimet e tona
Dikur netëve të vona

Notoj nëpër lotët e mi
Dhe gjethet po më vyshken
Po shuhem po tretem
Të qaj

Ti më bëre
Të fluturoj

Ti më bëre
Të vajtoj

Ti më bëre
Poete

Ti zemren ma trete
Dhe kurrë s’më vete
Çka ndjeva për ty...


Ti...

Ti më bëre
Të buzëqesh

Ti më bëre
Zogu im shkoi
Në krahët e tjetrës
E unë lotoj
Më mirë në varr
Se në këtë botë


Vdekjen kërkoj

Unë dhe lotët
Jemi bashk kudo
Kërkoj vdekje
Vdekja është e bardhë
Dhe erdhi ai çast u ndamë

Dy lot më pikuan
Shpirti m’u qa përgjysmë
Kur ti ike pa fjlaë
E mua më le
As të vdekur as të gjallë

Ishte natë e fundit me ty
Më s’t’I pashë ata sy
Që më shihnin dikur
Plot jetë plot dashuri


Natë e fundit

Shi binte në heshtje
Atë natë unë dhe ti
Herë pas herë më puthje
Të të puth një herë

Të të shtrëngoj
Me duart e bardha
Të vashës virgjëreshë

A do të vjen ajo ditë
Në buzët e tua
T’I lë shenjtëritë


Buzët e tua

A do të vjen koha
Një ditë
Pas netësh shterpa
Diell që djeg buzën

Sa hap sytë
E ke pranë
Më vonë ikën tradhëton
Prap kthehet të shpëton


Dashuria

Një pikë uji
Nga bjeshkët e larta
Nga vesë e gjetheve të thata
Edhe më larg je ti

Kthehu
Sa gjethet ende s’janë zverdhur
Dhe kujtimet
Ende pluhuri s’i ka mbuluar


I dashur kurbetçarë

Pres të kthehesh
Çdo natë të ëndërroj
Sa larg jam unë
Vdiq nga malli
Për atë buzë
Vdiq duke të pritur
Nëpër shi në rrugë


Ti zog...

Ti zog shtegtarë
Në kalon atypari
Shikoje në sy
Dhe thuaji vdiq për ty
Sa lotë do të bien
Mbi dheun e varrit tim
Sa lule të njoma
Do të mbijnë një ditë

Sa e dhembshme
Ka për t’u duk bota
Kur ti të jesh me një lule
Mbi varrin tim


Mbi varrin tim

Sa varrmihës do të punojnë
Sa në rroba të zeza
Do të jenë dëshmitarë
Të vdekjes time


Për Sofren Agim Gashi
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi