Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kolec Traboini:TELI KOMANDANT SHQIPTARI

Shko poshtë

Kolec Traboini:TELI KOMANDANT SHQIPTARI Empty Kolec Traboini:TELI KOMANDANT SHQIPTARI

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jun 30, 2011 10:13 am

Kolec Traboini:TELI KOMANDANT SHQIPTARI 270003_235834043095668_100000072238335_1049831_4852897_nKolec Traboini:TELI KOMANDANT SHQIPTARI 211394_100000072238335_6155009_n

Kolec Traboini:TELI KOMANDANT SHQIPTARI

Komandanti lavdishumë
që s'të vriste bombë as plumb
ndër beteja legjendar
tradhtia të vrau në gjumë
e fëmijët ti hodh në rrugë
o Komandant!

Deputeti i Vetvendosjes
na u bë i Vetperdhosjes
mbajnë fjalim për shqiptarinë
e trajtojnë pa mëshirë njerinë
veç për parè, tjetër s'dinë
o Komandant!

Trimat në varr hajnat mbi krye
kështu po shkruhet historia
kështu po shkruhet dhe tradhtia
hanë e pinë me dushmanin
kokën poshtë ja vënë vatanit
o Komandant!

Eh, të bëheshe gjallë një herë
t'i përplasje në skëterrë
këta hajna e këta zuzarë
që bukën me turp e hanë
e fëmijët në rrugë t'i lanë
o Komandant!

Teli Komandant Shqiperia
oh sa keq sillet njerëzia
në mes udhësh të mbet fëmija
qajnë me lot kërkojnë babanë
se nuk dinë nga t'ia mbajnë
o Komandant!

Ngreu, behu gjallë, o burrë
se je Teli me Flamur
se je trim që s'lind më kurrë
trim legjend pas Adem Jasharit
Teli, komandant shqiptari
o Komandant!

Kolec Traboini
30 qershor 2011
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi