Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rreshen- Kalimash, shembet tuneli

Shko poshtë

Rreshen- Kalimash, shembet tuneli Empty Rreshen- Kalimash, shembet tuneli

Mesazh nga Agim Gashi Sun Mar 29, 2009 4:33 pm

Rreshen- Kalimash, shembet tuneli
» Dërguar më: 29/03/2009 - 11:26


Nga i dërguari ynë në Kalimash Gerti Xhaja

Thirre- Tuneli më i madh i Rrëshen- Kalimash, në rrugën Durrës-Kukës, që po i kushton miliona euro buxhetit të shtetit shqiptar, është shembur. Punimet janë bllokuar prej disa ditësh, ndërsa me dhjetëra ekspertë konstruksionesh, nuk po gjejnë zgjidhjen e duhur.
Bëhet fjalë për tunelin e Thirrës, rreth 4 kilometra brenda tunelit, duke hyrë nga ana e Kukësit. Punimet në tunelin më të madh janë pezulluar dhe nuk dihet se kur do të rifillojnë.
Euforia për të hapur sa më shumë dhe ecur më shpejt me gërmimet për përfundimin e tunelit Rrëshen-Kalimash, kanë shkaktuar shembjen e tij. Lajmi konfirmohet nga vetë punonjësit në Thirrë, sipas të cilëve shkak ka qenë shpërthimi i një sasie të madhe eksplozive për të hapur shkëmbin. Ngjarja, e cila ka ndodhur në datën 20 mars është mbajtur mjaft sekret si nga kompania që punon për ndërtimin e rrugës “Kukës-Morinë”, por edhe nga policia.
Po kaq sekret është mbajtur edhe aksidentimi i punëtorit turk Kemal Osturk, i cili është zënë poshtë nga masivet e dheut, teksa tentonte të vendoste strukturat mbajtëse në pjesën e dëmtuar të tunelit. Fatmirësisht gjëndja e Osturkut, është jashtë rrezikut për jetën, ndonëse kishte pësuar dëmtime të konsiderueshme nga shtypja në gjoks e krahë.
Të pyetur për ngjarjen burimet zyrtare të komunikimit të firmës Becktel-Enka, janë shprehur se “ka ndodhur një shembje e dherave gjatë hapjes së tunelit, por kjo nuk është pjesë tunelit të ‘ndërtuar’, por në proces pune”.
Hyrja dhe konstatimi në vend i dëmit është e pamundur pasi kompania e konsideron të pamundur për momentin “për shkak të kushteve të sigurisë në tunelin ku punohet”.
Për hapjen e tunelit të segmentit Rrëshen-Kalimash, pjesë e rrugës Durrës-Kukës, është duke u punuar në dy drejtime. Aktualisht punimet janë në fazën e bashkimit të drejtimit që vjen nga Rrësheni me atë që vjen nga Kukësi. Sipas punonjësve dhe burimeve zyrtare të Becktel-Enka, kanë mbetur vetëm 500 metra vijë lineare shkëmb për t’u hapur me qëllim që të takohen dy drejtimet dhe të përfundojë tuneli.
Ngjarja
Sipas versionit të dhënë nga punonjësit, i cili ishte edhe sinjalizimi i parë, shembja ka ndodhur në një zonë të përfunduar të tunelit. Bëhet fjalë për krahun e hapjes në drejtimin Thirrë-Kalimash. Shkaku mendohet të ketë qenë një shpërthim i fuqishëm, i cili duket se ka qenë i pamundur të përballohej nga vetë tuneli i hapur. Janë rrëzuar masive të mëdhenj dheu të paqëndrueshëm, të cilët sado që largohen nga punonjësit, prapë mbushin pjesën e tunelit ku kanë rënë. Zyrtarisht thuhet se rrëzimi nuk ka ndodhur në zonën e përfunduar por në atë ku vazhdon të punohet për hapjen. Konfirmohet se është hasur në shkëmb të butë, ose siç quhet në zhargonin e përditshëm, “dhe”. Ndaj kjo pjesë është mjaft e vështirë për t’u pastruar dhe hapur. Teknikisht duhet pritur stabilizimi i terrenit për të vijuar punimet. Gjithsesi, boshllëku që mund të krijohet nga largimi masivit të dherave që rrëzohen, ishte e paparashikuar për firmën që ndërton tunelin në Kalimash.
Aksidenti
Rrëzimi i masivit të dherave është shoqëruar edhe me të aksidentuar në njerëz. Ndonëse, fatmirësisht nuk pati viktima apo të lënduar në shpërthimin që provokoi shembjen në tunel, katër ditë më pas, një punonjës turk do të binte në grackën e shkëmbit. Qemal Osturk, ishte duke vendosur strukturat mbajtëse kur është zënë poshtë nga dherat. Kolegët kanë mundur ta nxjerrin dhe largojnë në kohë për ta dërguar në spitalin civil të zonës, pranë Thirrës. Gjendja e Osturk mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.
Punimet
Ndërkohë në tunel vazhdojnë punimet për të vënë në kontroll shembjen. Rrëzimi i dherave në këtë pjesë të tunelit ka ngadalësuar se tepërmi punimit për hapjen e shkëmbit, pasi është edhe zona që ka përparuar më shumë. Ndërsa në krahun e Kukësit vazhdon puna për hapjen e tunelit. Probleme shkakton edhe afrimi i pikës së takimit të dy drejtimeve nga ku po punohet për hapjen e tunelit. Zvogëlimi i shkëmbit ndarës ka shtuar rrezikun nga vibrimet e shpërthimeve, për të rrëzuar masive të mëdhenj. Për këtë shkak punimet po vazhdojnë në dy kohë. Fillimisht çahet gjysma e sipërme të tunelit, dhe pasi vendosen armaturat hapet pjesa e poshtme.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi