Pashka Elezaj, artistja shqiptare që po bën emër në Amerikë
Faqja 1 e 1
Pashka Elezaj, artistja shqiptare që po bën emër në Amerikë
Pashka Elezaj, artistja shqiptare që po bën emër në Amerikë
Pjetër Jaku
Pashka Elezaj me origjinë prej Shale, e lindur në Guci në shtëpinë e njohur të Vocërr Balës ( Shala ) në vitin 1957 është një nga piktorët shqiptare ( e pashkolluar në këtë profesion ) që punët e saj i ka deri në Shtëpinë e Bradhë në Washington. Pashka erdhi 9 vjeçe në Amerikë, fillimisht në New York dhe më vonë në Michigan ku punon e jeton edhe sot ( Qershor 2011 ).
Kreu Shkollën e Mesme në USA dhe u martua në Elezaj me Nikollen, në shtëpinë e njohur të Gjokë Marketa Lucaj nga Shtoj i Ulqinit.
Për afro dhjetë vjet punoi në një Bankë në Hamtermack dhe më pas në bizensin familjar të riparimit të makinave “ Uni – Body Collision Center”, në qytetin Roseville të Michiganit.
Është marrë me pikturën, pasionin e saj që në moshë të re. Fillimet i ka pasur në pikturën kishtare me një punim që ende sot qëndron në Kishën e njohur të New Yorkut në Hartsdale, punim i porositur nga Monsinjor Zef Oroshi dhe Dom Rrok Mirdita, sot Arqipeshkv i Durrësit dhe Tiranës…
Talenti dhe puna
Edhe pse kishte deshire të studionte në pikture, rrethanat familjare nuk ia dhanë këtë mundësi. Që në moshë të re i vihet punës me pikturën. E rritur në një familje me tradita patriotike, te njohur më larg se në Malësinë e Madhe dhe, veçanërisht me besimin në fe, Pashka fillimet e saj i ka në pikturen kishtare.
“Sapo kam filluar të shkruaj, - thotë Pashka, - kam bërë vizatimet e para, që për fat të keq nuk i kam ruajtur. Si çdo fëmijë, bëja vizatime kafshësh dhe objektesh që njihja. Prindrit e vunë re këtë dhunti timen, sidomos në raportet harmonike të pjesës së çdo objekti që syu dhe dora ime, paksa edhe imagjinata, kishin vënë në letër. Imagjinata ime dhe çfarë kisha degjuar për “ Zojën e Shkodres” më çoi drejt realizimit të punës sime të parë, një porosie për Kishën “ Zoja e Shkodrës” të New Yorkut ku shërbente, i njohuri Monsinjor Zef Oroshi. E ardhur vetëm 9 vjeçe në New York, pata rastin që edhe në nivelin e parë të sistemit shkollor amerikan, të mund të jap diçka nga prirja ime në këtë fushë.
Pashkës, si shumë e gjithkujt, i kishte bërë përshtypje se si Zoja e Shkodres ishte vendosur në Itali, në Gjenocano, se si Atë e kishin parë kur ishte shkëputur nga vendi i nisjes. Pra, ishte një mrekulli deri në kufirin e mosbesimit, por kishte dhe një histori deri në përlotje të shkakut pse dhe çka e detyroi Atë ta bënte një “fluturim” të tillë!
Në njërin nga punimet e saj, janë dy luftëtarë me veshje të përgjysmuar ( sa kombëtare, aq dhe ushtarke ) të asaj kohe, që e ndjekin këtë fluturim të pabesueshem, të cilët sikur ecin mbi det në majë të gishtave, për të mos shqetësuar agjë që mund të shqetësohej! Bregu ka formen e zemres, që shpirtëzon nismen dhe duart e luftëtarëve kombëtarë luten, por edhe përcjellin Zojën me fëmijën që mba në krahë, deri në kufirin e mosshikimit. Bluja e thellë e detit dhe mjegullnaja e përhimtë e qiellit, janë vërtetë realizim mjeshtror i një imagjinate krijuese për t’u lakmuar.
Të nisesh nga një cak…
Edukimi fetar filloi që në shtëpinë e Vocërr Balës, ku i lind Pashka, në Guci të Malësisë. Vocërr Bala, një nga përsonazhet e njohur të “ Djelmënisë së Shalës”, mik dhe përkrahës i Mehmet Shpendit, armik i përhershëm i çdo pushtuesi, njeri i shetitur dhe i njohur, autoritar dhe përkrahës i çdo nisme luftarake kundër pushtuesit turk, pjesëmarrës në Kryengritjen e njohur të Malësisë, me 6 Prill 1911, ideator dhe ndihmues kryesor në ndërtimin e Kishës katolike shqiptare të Gucise, kur atje pretendohej për mbajtjen e kishës ortodokse serbe. Pra, ishte vepruesi konkret i një shkëputje që duhej bërë shumë më parë, pasi ajo pjesë e Malësisë ishte krejt shqiptare. Vocërr Bala ishte mik i Dedë Gjo Lulit, Prek Calit, Mehmet Shpendit, përkrahës dhe ndihmues aktiv i lidhjes se Pejës. Edhe pse krejt i ri, vetëm 8 vjeç kur u mbajt Lidhja e Prizrenit, Vocërr Bala e përkrahte këtë ngjarje historike, si një moment të rëndësishëm për të ardhë te Pavarësia e Shqipërisë.
Të gjitha këto ndikuan te Pashka, që punët e saj të jenë gjithmonë me tematikë fetare dhe shqiptare. Me mendjen dhe dorën u mundua që çdo e veçantë ta përbante një element shqiptar. Durimi dhe kërkimi i vazhdueshëm i shqiptarizmit në çdo penelë të saj, qoftë edhe tek përzgjedhja e ngjyrave, përbën një anë të edukimit, që Pashkes jo vetëm nuk i ka munguar, por që ajo është përpjekur e përpiqet vazhdimisht për ta gjetur edhe atje ku syri i zakonshëm nuk e sheh.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi