Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

LDK po përgatit dosje për ‘Qeverinë Muja’

Shko poshtë

LDK po përgatit dosje për ‘Qeverinë Muja’  Empty LDK po përgatit dosje për ‘Qeverinë Muja’

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jul 01, 2011 9:38 pm

LDK po përgatit dosje për ‘Qeverinë Muja’
LDK po përgatit dosje për ‘Qeverinë Muja’  F.0701190120288_m
Kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja

Lidhja Demokratike e Kosovës, të premten, përmes një komunikate ka ngritur shqetësimin e qeverisjes në Prizren, siç thuhet për “tenderomaninë mafioze dhe pasurimin e paligjshëm të stafit të qeverisë Muja”, në lidhje me këto raste.
LDK-ja ka kërkuar sqarime nga kryetari i komunës Ramadan Muja. “Kryetari Muja, i cili i ka vendosur në pozita këta njerëz duhet të sqarojë para qytetarëve çka kërkoi nga këta drejtorë prokuroria”.
“Dosja e keqpërdorimeve në Kuvendin Komunal të Prizrenit është e madhe. A do të jetë në një nga ditët e ardhshme edhe kryetari Muja i ftuari i prokurorisë. Nëse kryetari Muja nuk reflekton, do të ndodhë edhe kjo, sepse parat e taksapaguesve po përfundojnë në xhepat e individëve të caktuar”, thuhet në komunikatën e LDK-së.
“E pyesim kryetarin Muja a po heq dorë qeveria e Kosovës nga keqqeverisja e Komunës së Prizrenit, dhe a po e lë edhe Mujën në dorën e drejtësisë. Departamentet e Degës së LDK-së janë duke përgatitur dosjen për qeverinë Muja, të cilën së shpejti do t’ia ofrojnë drejtësisë vendore e ndërkombëtare, nga të cilët do të kërkojë vënien e drejtësisë në vend”, thuhet ndër tjera në komunikatë. /Telegrafi/
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi