Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

ASHAK nuk e konsideron të vlershëm rezultatin e regjistrimit

Shko poshtë

ASHAK nuk e konsideron të vlershëm rezultatin e regjistrimit Empty ASHAK nuk e konsideron të vlershëm rezultatin e regjistrimit

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jul 01, 2011 10:26 pm


ASHAK nuk e konsideron të vlershëm rezultatin e regjistrimit

ASHAK nuk e konsideron të vlershëm rezultatin e regjistrimit 24ashakpllaka24


Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës (ASHAK), që me shpalljen e afatit të regjistrimit të popullsisë në Kosovë u deklarua qartë se procesi nuk ishte i përgatitur si duhet dhe prandaj barte me vete rrezikun që të dështonte.

Në kumtesën e saj të datës 28 shkurt 2011, Kryesia e Akademisë kishte kërkuar shtyrjen e afatit të regjistrimit, për shkak se tashmë ishin vërejtur përgatitje jo të mjaftueshme profesionale, teknike dhe organizative, si dhe tendencat për politizimin e procesit. Shpallja e rezultateve preliminare të regjistrimit të popullsisë në Kosovë, për fat të keq, e vërtetoi shqetësimin e Kryesisë së Akademisë, se procesi jo vetëm që do të dështonte, por do të linte pasoja të shumëfishta shoqërore, politike dhe profesionale. Shkaqet e dështimit të regjistrimit tashmë janë të njohura si për profesionistët e përfshirë ose të papërfshirë në proces, ashtu edhe për opinionin e gjerë, kështu që nuk mendojmë se është e nevojshme të përsëriten me këtë rast, thuhet në një komunikatë.

Kryesia e ASHAK-ut e sheh të nevojshme të njoftojë opinionin, i cili është i shqetësuar me të drejtë, se nuk e konsideron të vlershëm rezultatin e këtij regjistrimi, prandaj sugjeron të gjenden mënyra për mbajtjen e një regjistrimi të ri, të përgatitur si duhet, përfundon komunikata e Kryesisë së ASHAK-ut, të nënshkruar nga Akademik Besim Bokshi, kryetar.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi