Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Tiranë: Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Ramës

Shko poshtë

Tiranë: Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Ramës Empty Tiranë: Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Ramës

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jul 01, 2011 10:28 pm


Tiranë: Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Ramës

Tiranë: Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Ramës 6122rama5545


Në Tiranë Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e kryesocialistit Edi Rama, i cili kishte paditur Prokurorinë e Përgjithshme. Mësohet se padia e kreut të opozitës ishte bërë pasi Prokuroria e Përgjithshme kishte pushuar çështjen ndaj Kryeministrit Sali Berisha ndaj të cilit Rama kishte ngritur padi për shpifje.

Rrëzimi nga kjo gjykatë u bë pasi Prokuroria e kishte mbyllur çështjen nën argumentin se nuk kishte vepër penale dhe se deklaratat e Kryeministrit Berisha nuk konsiderohen si shpifje.

Në këtë formë Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi vendimin e dhënë nga Prokuroria e Përgjithshme duke e pushuar çështjen. Kërkesa e Ramës ishte bërë për deklaratat e lëshuara nga kreu i qeverisë gjatë vitit 2009 në Parlament.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi