Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mentor Thaqi:T´FALEMNDERIT MIK, WESLEY CLARK!

Shko poshtë

Mentor Thaqi:T´FALEMNDERIT MIK, WESLEY CLARK! Empty Mentor Thaqi:T´FALEMNDERIT MIK, WESLEY CLARK!

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jul 02, 2011 2:45 am

Mentor Thaqi:T´FALEMNDERIT MIK, WESLEY CLARK! 269911_235247799837966_100000582437455_831084_4034775_nMentor Thaqi:T´FALEMNDERIT MIK, WESLEY CLARK! 187669_100000582437455_3196303_n
Mentor Thaqi:T´FALEMNDERIT MIK, WESLEY CLARK!

Të gjallëve
iu thuhet falënderimi,
e veprës,
i ipet bekimi!
Gjeneral,
Lufta mbartë nderin e t´merrin,
por, shpëton jetë,
e fjala shigjetë, namit i mbetë!
Jo Luftë Botërore!
Akuza të pabaza,
por, Paqe prore,
kur hiqet metastaza,
k´të t´gjithë e dijnë,
por, më së miri n´Prishtinë!

Dikush numëronte n´heshtje
ditëflakë,
e dikush ngërdheshje,
djallit uratë!
Hamendjet silleshin,
forumet mblidheshin,
akuza në tërkuza,
vaji s´hiqej nga buza
e as gjallëronte muza!
Shikimet, prerazi,
a mos hymë duarthatë
e pamatë,
në malin e shkretë?!
Dhe, numërimi shkoi në 78-të!
Po, jo ore zotrinjë,
e shporrem mizorinë,
me shkrim majëkokash:
"T´fala nga USA",
me gjëmim topash e tokash,
flakë, tym e hata
që, t´rrahin e s´tlënë me qa,
se nuk luhet me të tjerë,
kur je i panderë!
Eh, mbaje at poterë
dhe kopilin n´derë,
e drejt në Kumanovë
nënshkrim për Kosovë,
se për të flasin të tjerë
e jo ju soji i mjerë,
rrena mori erë, k´të herë
më s´i mbetë vlerë,
e ju dridhet barku,
kur përmendet Klarku!

Dy plus dy,
pesë cile bëjnë,
katër të çëlluara
e një në mend,
në radhë, rend,
për t´qu nderin n´vend!

E nisi Holbrooke-u,
e nxiti Albright-i,
Clintoni vendosi,
Clarku e sosi,
tiraninë për dhe,
me zjarr, rrufe,
jo n´mekam melosi,
por, një Histori Eposi!

Mbanë mend hegjemonia,
kur numëronte Jamie Shea,
dhe, çuditërisht,
numri 78-të,
katërciërisht,
i shkruar përjetë,
dikush e qau,
dikush e lavdëroi,
por, dreçin përlau
e ne na shpëtoi!

Mentor Thaqi VS., 01.07.2011
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi